Showing posts with label Reflektime. Show all posts
Showing posts with label Reflektime. Show all posts

Lulëzo aty ku je!

Lulëzo aty ku je!

" ... Ai që nisi një punë të mirë në ju, do ta përfundojë deri në ditën e Jisu Krishtit " Fil. 1:6

Ndonjëherë kur Perëndia është ende duke punuar në jetën tonë, mund të fillojmë të mos ndihemi aq rehat. Mund të takojmë njerëz me të cilët nuk shkojmë mirë ose mund të na vijnë situata që duken përtej fuqive tona. Kur gjërat janë kështu, në vend që të ankohesh, të hidhërohesh ose të përpiqesh të ndryshosh çdo gjë rreth teje, pse nuk shikon thellë brenda vetes dhe thuaj: "Zot, të falënderoj që punon me mua”. Në fakt, unë kam mësuar që Zoti është më i interesuar në ndryshimin tim sesa në dryshimin e rrethanave të mia. Nëse unë vendos të hidhërohem, sepse gjërat nuk po shkojnë ashtu si dua unë, ose nëse dekurajohem ngaqë gjërat nuk po ndodhin sipas planeve të mia, kjo do të më bëjë të qëndroj pikërisht aty ku jam.

Kërkoje Atë dhe do ta gjesh, dhe kupto punën krejtësisht të re që Ai po bën në ty!

Kërkoje Atë dhe do ta gjesh,
dhe kupto punën krejtësisht të re që Ai po bën në ty!


A mund të shikosh “veprën krejtësisht të re” që Perëndia po bën në jetën tënde? Ndonjëherë është e lehtë ta shikosh dorën e Perëndisë të veprojë, por herë të tjera stuhitë e jetës mund të turbullojnë pamjen tënde. Megjithatë nuk ka rëndësi çfarë po kalon tani në jetën tënde, mendo mbi të vërtetën që Perëndia vepron edhe kur ti nuk e shikon Atë. Ashtu si një farë e futur thellë në tokë, e cila qëndron në mes të errësirës dhe vetmisë dhe ndoshta ka vetëm baltë rreth saj, megjithatë ky është vendi ku ajo do të lulëzojë, aty do të nisë jeta.
Beso që Perëndia po bën një gjë të re!
Besoji Atij, sepse Ai është besnik!
Plani i Tij për ty sot është bekim.
Plani i tij është të të japë të ardhme dhe shpresë.
Plani i tij është të bëjë një gjë të re në jetën tënde.

Përgatitu, sepse çdo gjë do të realizohet!


Përgatitu, sepse çdo gjë do të realizohet!
Nëse ti e vendos Zotin të parin në çdo gjë që bën, Ai premton që do t’i kurorëzojë me sukses përpjekjet e tua. Ngaqë ti e kërkon me zell Atë, do të shpërblehesh. Ti do të kesh hir, favor, prehje, ndryshim, shërim dhe ripërtëritje. Ndoshta të duket sikur ka kaluar shumë kohë; ndoshta ndihesh sikur ke tërë jetën që pret, por ki durim. Premtimi do të përmbushet nëpërmjet besimit dhe durimit.


Pranoje Zotin në të gjitha rrugët e tua, dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua

“…Pranoje Zotin në të gjitha rrugët e tua, dhe Ai do të drejtojë shtigjet e tua”. Fjalët e Urta 3:6


A ke nevojë për drejtim në jetën tënde? Pyete veten: "A e pranoj Perëndinë në të gjitha rrugët e mia?" Me fjalë të tjera: A është Ai i pari në jetën tënde? Gjatë gjithë ditës le ta pranojmë Perëndinë, le t’i lutemi për ndihmë, le të kërkojmë diturinë e Tij, le t’i bindemi porosive të Tij dhe le ta falënderojmë për mirësinë e Tij.
Në mëngjes, kur të zgjohemi le të themi: "Zoti im, të falënderoj për këtë ditë të bukur. Këtë ditë, planet dhe të ardhmen time i parashtroj në duart e Tua”. Nëse e fillon ditën kështu, ti po e pranon Zotin. Ai premton ta kurorëzojë ditën tënde me sukses.
Kur nget makinën thuaj: "O Atë, të falënderoj që më ruan dhe më siguron”.
Në zyrë thuaj: "Zot, më ndihmo sot të jem i përqendruar dhe produktiv”.

Ti...

Mund të gjesh qetësi në botë, por jo gjithmonë do ta kuptosh.

Dhimbjet që ke ndjerë dhe konfliktet që ke përjetuar të japin fuqi të ecësh drejt jetës duke përballuar çdo situatë të re me kurajë dhe optimizëm.

Përherë dije se ka nga ata dashuria e të cilëve do të jetë gjithmonë me ty kur ti ndihesh krejtësisht vetëm.

Zbulo mirësi te të tjerët, që të besosh në një botë me paqe.

Një fjalë e mirë, një prekje qetësuese, një buzëqeshje e ngrohtë, do të jetë jotja çdo ditë dhe ti mund t’i japësh këto dhurata ashtu siç i merr.

Kujto shkëlqimin e diellit, kur stuhia duket sikur nuk ka fund.

EJA tek UNE me GUXIM!

EJA tek UNE me GUXIM!
Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur. Heb. 4:16

Shiko që në vargun e sotëm që Perëndia nuk thotë: " Eja tek Unë me qëndrim të dobët, të këputur dhe mëshire. Ai nuk thotë: "Eja tek Unë duke menduar për të gjitha dështimet e tua dhe sa i padenjë që je".
Jo, Perëndia thotë: “Eja tek UNE me GUXIM. Eja tek UNE me kokën lart, duke ditur jam Perëndi i mirë, dhe dua të të ndihmoj! Eja tek UNE duke e ditur që të kam si beben e syrit, dhe dua të bëj më të mirën për ty”.

Dhe me të vërtetë, e vetmja mënyrë me anë të së cilës mund t’i afrohesh Perëndisë me guxim është të dish që je i drejtë, që po jeton sipas porosive të Tij. Ti duhet të jesh i bindur në zemrën tënde që Perëndia është i kënaqur me ty. Duhet të dish që mëkatet e tua janë falur.

Sot, në vend që të jetosh me gabimet e së shkuarës, jeto me të mirat që ke bërë! Ndoshta ti ende nuk ke arritur të jesh ai që duhet të jesh, por ti mund të falënderosh Perëndinë që nuk je më ai që ishe! Ai të ka falur mëkatet! Ai të ka zgjedhur! Ai të ka pranuar. Pranoje sot faljen e Tij, që t’i afrohesh me GUXIM fronit të Tij të hirit.

Çdo gjë që bëni, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë!

Çdo gjë që bëni, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë.
1 Korintasve 10:31

A po ecën sot me besim apo me shikim? Me fjalë të tjera, a ke vendosur të besosh te Perëndia pavarësisht si duken rrethanat e tua, apo je duke marrë vendime dhe duke e përqendruar mendjen tënde në ato që shikon? Si besimtarë, duhet të kujtojmë që nuk jemi vetëm nënshtetas i kësaj mbretërie natyrore – i asaj që shikojmë, dëgjojmë, prekim dhe nuhasim. Jo, ne kemi mundësi për mbretërinë e padukshme mbinatyrore ku janë të gjitha premtimet dhe bekimet e Perëndisë. Kur vendos të ecësh me besim, ti hap një derë nga mbretëria natyrore për në mbretërinë mbinatyrore dhe tërheq bekimet e Perëndisë në jetën tënde.

Kujto: Me Perëndinë të parit nuk është të besuarit; të besuarit është të parit! Gjatë gjithë ditës, thuaj:

Ai nuk do të heqë kurrë dorë prej teje, kështu edhe ti mos hiq dorë nga vetja.

"Ec përpara, ëndërrro, përpiqu! Perëndia e di vlerën tënde; Ai e shikon potencialin tënd. Ti ndoshta nuk mund të kuptosh çdo gjë që po kalon tani. Por mbaje kokën lart duke ditur që Zoti është në kontroll dhe Ai ka një plan dhe një qëllim të mrekullueshëm për jetën tënde. Ndoshta ëndrrat e tua nuk dolën ashtu si i prisje, por Bibla thotë se rrugët e Perëndisë janë më të mira dhe më të larta se rrugët tona, madje edhe kur të gjithë të tjerët të refuzojnë, kujto, Perëndia qëndron para teje me krahët hapur. Ai të pranon në çdo kohë, gjithmonë. Ai i miraton gjithmonë vlerat e tua. Perëndia shikon çdo veprim të mirë tëndin. Ti je thesari i Tij i çmuar. Pavarësisht çfarë kalon në jetë, pavarësisht sa shumë zhgënjime vuan, vlera jote në sytë e Perëndisë mbetet gjithmonë e njëjtë. Ti do të jesh gjithmonë bebja e syrit të Tij. Ai nuk do të heqë kurrë dorë prej teje, kështu edhe ti mos hiq dorë nga vetja”.

Gëzohem, pra, që në gjithçka mund të besoj në ju.

Gëzohem, pra, që në gjithçka mund të besoj në ju.

Shumë njerëz sot mërziten dhe dekurajohen thjesht sepse  përqendrohen vetëm në rrethanat e tyre aktuale . Jetojmë vazhdimisht duke u ndalur në problemet e tyre; çfarë nuk kanë, çfarë problem kanë. Ata nuk e kuptojnë, por duke vepruar kështu kanë lejuar të ligun të vjedhë shpresën e tyre. Kjo formë negative e të menduarit është ajo që i pengon njerëzit të ecin përpara në jetë.

Sot, kupto që besimi është siguria dhe garancia  për gjërat që shpresojmë në përputhje me premtimet e Perëndisë . Ashtu si një shigjetë, besimi yt tregon objektivin e shpresës . Nëse nuk ke shpresë, shigjeta jote e besimit do të bjerë në tokë. Nuk do të arrijë  asgjë. Por kur ke shpresë, kur beson dhe pret, është sikur objektivi zmadhohet e zmabdhohet  - më e lehtë për të goditur!

PESE lajmërime të mrekullueshme

PESE lajmërime të mrekullueshme

1) Largohu zemërimit ... Ai plagos ... Të plagos vetëm Ty!

2) Nëse ke të drejtë, s’është nevoja të zemërohesh;
dhe nëse ke gabuar, atëherë nuk ke asnjë të drejtë të zemërohesh.

3) Durimi me familjarët është dashuri,
Durimi me të tjerët është respekt.
Durimi me veten është siguri
dhe Durimi me Zotin është besim.

4) Kurrë mos mendo shumë për të KALUAREN, të bën të qash…
Mos mendo shumë për të ARDHMEN, të mbush me frikë…
Jeto momentin me buzëqeshje, të sjell gëzim…

5) Çdo provë në jetën tonë na bën më të hidhëruar ose më të përmirësuar.
Çdo problem vjen për të na formuar ose për të na shkatërruar.

ASGJE nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë!




ASGJE nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë!

As lartësitë, as thellësitë, as ndonjë krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jisu Krishtin, Zotin tonë. Rom. 8:39

A nuk është e mrekullueshme të dimë që asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë? Dashuria e Tij është me të vërtetë mahnitëse. Ajo është përtej çdo dashurie njerëzore që ne mund të njohim ndonjëherë. Nuk mund të bëjmë asgjë që ta bëjë Atë të na dojë më shumë, dhe nuk mund të bëjmë asgjë që mund ta bëjë Atë ta na dojë më pak. Dashuria e Tij është e përjetshme!


Shpesh, kur njerëzit bëjnë gabime ose kur të ndihen që kanë zhgënjyer Perëndinë, mendojnë se duhet të qëndrojnë larg Tij derisa "t’i rregullojnë gjërat” si të thuash. Por asgjë nuk mund të largohet nga e vërteta! Ai është gjithmonë aty me krahët hapur, gati për të të pranuar dhe për të të ripërtërirë. Kujto, Perëndia nuk zemërohet me ty; Ai është marrëzisht i dashuruar me ty! Ai të mendon ditë e natë. Ti je i çmuar për Të.

Diçka e mrekullueshme do të ndodhë. Beso!

Çdo mëngjes kur hap sytë i them vetes: Unë, jo ngjarjet, kam fuqinë të kem gëzim ose jo sot.
Unë mund të zgjedh cila nga këto gjendje do të jetë imja.
E djeshmja ka vdekur, e nesërmja s’ka ardhur ende.
Unë kam vetëm një ditë, TE SOTMEN, dhe do të gëzohem në të.
Groucho Marx

Çdo sekondë sjell një fillim të ri,
çdo orë mbart një premtim të ri,
çdo natë ëndrrat tona mund të sjellin shpresa,
dhe çdo ditë është ashtu si e zgjedhim ne të jetë.

Pra sot, vendos të jesh i gëzuar.
Diçka e mrekullueshme do të ndodhë. Beso!

Mbyllja derën frikës!

Mbyllja derën frikës!

Kaq shumë njerëz sot jetojnë duke mos shijuar bekimet më të mira të Perëndisë, ngaqë kanë lejuar frikën të ndërhyjë dhe të zërë rrënjë në jetën e tyre . Frika është arma kryesore që armiku (i ligu) përdor kur përpipqet të na pengojë që mos ecim përpara. Frika nuk është nga Perëndia. Shkrimi i Shenjtë na thotë që frika sjell vuajtje. Ajo na paralizon dhe na largon nga bekimet e Perëndisë.

Lajm i mirë është se Perëndia është më i madh se frika. Fuqia e Tij në ty është më e madhe se çdo fuqi që ngrihet kundër teje. Por, që të ecësh në fuqinë e Tij, duhet t’ia mbyllësh derën armikut. Dije që armiku nuk mund të ndërhyjë në jetën tënde nëse ti nuk i hap një derë dhe nuk e lejon të ndërhyjë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm çfarë shikojmë, çfarë dëgjojmë, çfarë lexojmë, dhe çfarë themi. Kur lejojmë frikën në veten tonë, i japim mundësi armikut.


Nëse ke lejuar frikën të të pushtojë në ndonjë pjesë të jetës sate, sot vendos të çlirohesh prej saj –jepi fund frikës! Mundja e armikut fillon duke vendosur t’ia mbyllësh derën frikës nëpërmjet pranimit të dashurisë së Perëndisë dhe të menduarit mbi premtimet e Tij.

O Perëndi, ndryshomë!




O Perëndi, ndryshomë!

Një gjë që kam mësuar është që Perëndia nuk punon gjithmonë sipas planeve tona. Në fakt, Ai rrallë vepron kështu. Por, Perëndia mund të ndryshojë në moment jetën tënde! Në Shkrimin e Shenjtë shikojmë shumë shembuj se si Perëndia vepronte në fshehtësi dhe i ndryshonte menjëherë gjërat në favor të popullit të Tij. Shkrimi i Shenjtë na thotë që Ai është i njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë, që do të thotë nëse Ai veproi kështu për ta, Ai mund të ndryshojë në moment gjërat edhe për ty!

Ndosha po kalon disa vështirësi sot, por ki kurajë, sepse momentet për ty janë në duart e Perëndisë. Ki besim që Ai ka në zemër atë që është e përsosur për ty. Ai dëshiron të derdhë hirin e Tij mbi ty.

Beso thellësisht në zemrën tënde që gjëra të mrekullueshme do të ndodhin!


Beso thellësisht në zemrën tënde që gjëra të mrekullueshme do të ndodhin!

Perëndia ka vendosur ëndrra dhe dëshira në zemrën e secilit prej nesh. A po beson ende për diçka që ke një kohë të gjatë që po e pret? A je tunduar të heqësh dorë? Ndoshta tashmë ke hequr dorë nga ajo ëndërr. Sot është një ditë e re - është koha që të rikthesh zellin që kishe!

Ndoshta plotësimi i dëshirës kërkon shumë kohë, por Perëndia është besnik! Ai premton që do ta përfundojë punën që filloi në jetën tënde. Mos bjer në tundimin e vetëmashtrimit dhe mos mendo se nuk do të ndodhë kurrë. Pikërisht tani, edhe nëse e shikon ose jo, Perëndia po punon në fshehtësi dhe po rregullon gjërat në favorin tënd.

Kur përpiqesh gjithmonë të kesh një qëndrim pritshmërie dhe shprese, ti i hap derën fuqisë së Tij mrekullibërëse në jetën tënde. Sot mbështetu dhe fol Fjalën e Tij, dhe thuaj fjalë triumfi. Filloje ditën duke thënë: "Koha ime po vjen... Perëndia po punon në fshehësi për mua... Unë do ta përmbush qëllimin tim... Unë do ta përmbush planin që Perëndia ka për jetën time"!

Unë besova, prandaj fola!

Por duke pasur të njëjtën frymë besimi, sikurse është shkruar: Unë besova, prandaj fola”, edhe ne besojmë, prandaj edhe flasim. 2 Kor. 4:13

Çdo besimtari i është dhënë një masë  besimi. Që të shohësh premtimet e Perëndisë të vijnë në jetën tënde, duhet ta bësh besimin tënd të dëgjohet, duhet të flasësh. Ti duhet t’u tregosh të tjerëve atë që Perëndia thotë për ty në Fjalën e Tij. Kur ti ua thua të tjerëve ato farat e besimin që janë në ty bëhen aktive. Prandaj dhe Shkrimi i Shenjtë thotë: “Le të thotë i dobëti, jam i fortë, le të thotë i varfri, jam i pasur”. Kur bën që të dëgjohet besimi yt, dhe u tregon të tjerëve Fjalën e Perëndisë, Bibla thotë që Ai kujdeset që Fjala e tij të përçojë jetën tënde.


Perëndia nuk do të na braktisë kurrë, as tani, as ndonjëherë!

Nuk na kërkohet t'i kuptojmë gjithmonë pse disa gjëra ndodhin.

Nuk nevojitet t'i dimë gjithmonë arsyet pse Perënda i lejon të ndodhin.

Ajo që kërkohet prej nesh është t'i besojmë plotësisht Atij
dhe të lejojmë Atë të jetë në krontroll të çdo gëje.

Perëndia nuk do të na braktisë kurrë, as tani, as ndonjëherë!


Ngrihu përsëri!

Jeta është e mbushur me gjëra që përpiqen të na rrëzojnë.
Të gjithë përballemi me zhgënjime dhe pengesa.
Ndoshta ke marrë disa lajme të këqija për shëndetin tënd ose ndoshta një lidhje nuk funksionoi.
Kështu janë pengesat.
Është e lehtë të dekurajohesh ose të humbësh entuziazmin ose madje edhe të tundohesh për të qëndruar aty ku je.
Por nëse dëshirojmë të kuptojmë mirësinë e madhe të Perëndisë, duhet të  kemi një mentalitet ndryshe, mentalitet të kundërt.
Kjo do të thotë që kur ke rënë, nuk qëndron poshtë. Ngrihu përsëri.
Dije se çdo herë që fatkeqësia ngrihet kundër teje, është një thirrje për të reaguar.


Kujto, si një besimtar, e njëjta fuqi që ngalli Krishtin prej së vdekurish jeton edhe brenda teje.
Nuk ka asnjë sfidë aq të vështirë, asnjë pengesë aq të lartë, as sëmundje, as zhgënjim, as person, asgjë, që mund të të largojë nga qëllimi që Perëndia të ka dhënë.

Problemet kanë atë përmasë dhe fuqi që ti u jep!

Problemet kanë atë përmasë dhe fuqi që ti u jep.
Sot, ose gjatë një periudhe të jetës sonë, nuk mund të çlirohemi nga të gjitha vështirësitë.
Por kemi fuqi  personale për të eliminuar kërcënimin, lëndimin e çfarëdolloj sfideje.

Mënyra si i shikojmë rrethanat është ajo që u jep atyre kuptimin. Kështu përcaktojmë përvojën tonë. Ne i emërtojmë ngjarjet e mirë ose e keqe, me vlerë ose pa kuptim. Dhe rritja jonë, veçanërisht sot, është shumë e ndikuar nga vlera e gjykimeve që u bashkangjitim përvojave tona.

Ndërsa forcohemi emocionalisht dhe shpirtërisht, mësojmë që të gjitha vështirësitë janë mundësi reale për rritje të veçantë dhe ndërgjegjësim të lartë për të vërtetën e ekzistencës.

"... dhe në një çast, papritur, ti do të vizitohesh dhe do të çlirohesh nga Zotit i ushtrive”.

“… dhe në një çast, papritur,
ti do të vizitohesh
dhe do të çlirohesh nga Zotit i ushtrive”.
Is. 29:5–6

Gjatë gjithë Biblës kemi shembuj se si Perëndia papritur e shfaqi fuqishëm veten e Tij për të mbrojtur popullin e Tij. Por disa herë kur kemi luftuar për kohë të gjatë për diçka, është e lehtë të heqim dorë dhe t’i pranojmë gjërat ashtu si janë. Një nga gënjeshtrat e preferuara të djallit është të të thotë që asgjë nuk ka për të ndryshuar.
Ai të thotë që nuk do të shërohesh kurrë, që martesa jote nuk do të funksionojë, që ti nuk do të heqësh dorë nga kjo varësi.

Por sot unë dua të të them që nuk ka rëndësi sa kohë ke në ato rrethana,
Perëndia mund t’i ndryshojë gjërat në çast!
Në çast, Ai mund t’i ndryshojë të gjitha.