EJA tek UNE me GUXIM!

EJA tek UNE me GUXIM!
Le t’i afrohemi, pra, me guxim fronit të hirit, që të marrim mëshirë e të gjejmë hir, për të pasur ndihmë në kohën e duhur. Heb. 4:16

Shiko që në vargun e sotëm që Perëndia nuk thotë: " Eja tek Unë me qëndrim të dobët, të këputur dhe mëshire. Ai nuk thotë: "Eja tek Unë duke menduar për të gjitha dështimet e tua dhe sa i padenjë që je".
Jo, Perëndia thotë: “Eja tek UNE me GUXIM. Eja tek UNE me kokën lart, duke ditur jam Perëndi i mirë, dhe dua të të ndihmoj! Eja tek UNE duke e ditur që të kam si beben e syrit, dhe dua të bëj më të mirën për ty”.

Dhe me të vërtetë, e vetmja mënyrë me anë të së cilës mund t’i afrohesh Perëndisë me guxim është të dish që je i drejtë, që po jeton sipas porosive të Tij. Ti duhet të jesh i bindur në zemrën tënde që Perëndia është i kënaqur me ty. Duhet të dish që mëkatet e tua janë falur.

Sot, në vend që të jetosh me gabimet e së shkuarës, jeto me të mirat që ke bërë! Ndoshta ti ende nuk ke arritur të jesh ai që duhet të jesh, por ti mund të falënderosh Perëndinë që nuk je më ai që ishe! Ai të ka falur mëkatet! Ai të ka zgjedhur! Ai të ka pranuar. Pranoje sot faljen e Tij, që t’i afrohesh me GUXIM fronit të Tij të hirit.



Një lutje për sot
Zoti im i dashur, të falënderoj për mëshirën dhe hirin Tënd.
Të falënderoj që më ftove në praninë Tënde.
Me anë të rrëfimit të mëkateve pranoj sot faljen faljen Tënde dhe afrohem me GUXIM para Teje.
Mësomë rrugët e Tua që të mund të eci në të vërtetën Tënde gjithë ditët e jetës sime. Amin.