Ti...

Mund të gjesh qetësi në botë, por jo gjithmonë do ta kuptosh.

Dhimbjet që ke ndjerë dhe konfliktet që ke përjetuar të japin fuqi të ecësh drejt jetës duke përballuar çdo situatë të re me kurajë dhe optimizëm.

Përherë dije se ka nga ata dashuria e të cilëve do të jetë gjithmonë me ty kur ti ndihesh krejtësisht vetëm.

Zbulo mirësi te të tjerët, që të besosh në një botë me paqe.

Një fjalë e mirë, një prekje qetësuese, një buzëqeshje e ngrohtë, do të jetë jotja çdo ditë dhe ti mund t’i japësh këto dhurata ashtu siç i merr.

Kujto shkëlqimin e diellit, kur stuhia duket sikur nuk ka fund.


Mësoji dashurinë atyre që të urrejnë dhe lejo këtë dashuri të të përqafojë ndërsa je në botë.

Mësimet e atyre që ti admiron mund të bëhen pjesë jotja, kështu që ti mund t’i vizitosh ata.

Kujto, jetët e atyre që ti ke lënduar dhe ata që kanë lënduar zemrën tënde, janë gjithnjë pjesë jotja, edhe nëse përpjekjet ishin më pak se dëshiroje.

Ndoshta interesohesh shumë për gjërat materiale, por në vend të tyre interesohu për vlera të pamatshme në mirësinë e zemrës sate.

Gjej kohë çdo ditë të shikosh bukurinë dhe dashurinë në botën që të rrethon.

Kupto që çdo person ka aftësi të pakufishme, por secili prej nesh është i ndryshëm në mënyrën e vet.

Mund të ndiesh mungesën e një vlerësimi, por do të shpërblehesh më tepër një herë tjetër.

Ajo që të mungon në të tashmen, mund të bëhet një nga fuqitë e tua në të ardhmen.

Shikoje të ardhmen tënde të mbushur me premtime dhe mundësi.

Mëso ta shohësh çdo gjë si një përvojë të dobishme.

Gjej fuqi të brendshme të mjaftueshme që të përcaktosh vetë vlerën tënde dhe të mos varesh nga gjykimet e të tjerëve për arritjet e tua.

Ndjehu gjithmonë i dashur nga të tjerët.