Çdo gjë që bëni, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë!

Çdo gjë që bëni, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë.
1 Korintasve 10:31

A po ecën sot me besim apo me shikim? Me fjalë të tjera, a ke vendosur të besosh te Perëndia pavarësisht si duken rrethanat e tua, apo je duke marrë vendime dhe duke e përqendruar mendjen tënde në ato që shikon? Si besimtarë, duhet të kujtojmë që nuk jemi vetëm nënshtetas i kësaj mbretërie natyrore – i asaj që shikojmë, dëgjojmë, prekim dhe nuhasim. Jo, ne kemi mundësi për mbretërinë e padukshme mbinatyrore ku janë të gjitha premtimet dhe bekimet e Perëndisë. Kur vendos të ecësh me besim, ti hap një derë nga mbretëria natyrore për në mbretërinë mbinatyrore dhe tërheq bekimet e Perëndisë në jetën tënde.

Kujto: Me Perëndinë të parit nuk është të besuarit; të besuarit është të parit! Gjatë gjithë ditës, thuaj:
"O Atë, dëshiroj të të falënderoj se dita që do të më shpërblesh po vjen. Ti ke thënë që asnjë e mirë nuk do të më mungojë nëse eci me drejtësi. Unë besoj që edhe në këtë moment Ti po i rregullon gjërat në favorin tim".