Mbyllja derën frikës!

Mbyllja derën frikës!

Kaq shumë njerëz sot jetojnë duke mos shijuar bekimet më të mira të Perëndisë, ngaqë kanë lejuar frikën të ndërhyjë dhe të zërë rrënjë në jetën e tyre . Frika është arma kryesore që armiku (i ligu) përdor kur përpipqet të na pengojë që mos ecim përpara. Frika nuk është nga Perëndia. Shkrimi i Shenjtë na thotë që frika sjell vuajtje. Ajo na paralizon dhe na largon nga bekimet e Perëndisë.

Lajm i mirë është se Perëndia është më i madh se frika. Fuqia e Tij në ty është më e madhe se çdo fuqi që ngrihet kundër teje. Por, që të ecësh në fuqinë e Tij, duhet t’ia mbyllësh derën armikut. Dije që armiku nuk mund të ndërhyjë në jetën tënde nëse ti nuk i hap një derë dhe nuk e lejon të ndërhyjë. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm çfarë shikojmë, çfarë dëgjojmë, çfarë lexojmë, dhe çfarë themi. Kur lejojmë frikën në veten tonë, i japim mundësi armikut.


Nëse ke lejuar frikën të të pushtojë në ndonjë pjesë të jetës sate, sot vendos të çlirohesh prej saj –jepi fund frikës! Mundja e armikut fillon duke vendosur t’ia mbyllësh derën frikës nëpërmjet pranimit të dashurisë së Perëndisë dhe të menduarit mbi premtimet e Tij.
Pranoje të vërtetën e Tij dhe tregoja edhe të tjerëve! Lejoje Atë të të çlirojë dhe të të drejtojë në fitore, ndërsa ti ia mbyll derën frikës. Amin.