O Perëndi, ndryshomë!




O Perëndi, ndryshomë!

Një gjë që kam mësuar është që Perëndia nuk punon gjithmonë sipas planeve tona. Në fakt, Ai rrallë vepron kështu. Por, Perëndia mund të ndryshojë në moment jetën tënde! Në Shkrimin e Shenjtë shikojmë shumë shembuj se si Perëndia vepronte në fshehtësi dhe i ndryshonte menjëherë gjërat në favor të popullit të Tij. Shkrimi i Shenjtë na thotë që Ai është i njëjtë dje, sot dhe përgjithmonë, që do të thotë nëse Ai veproi kështu për ta, Ai mund të ndryshojë në moment gjërat edhe për ty!

Ndosha po kalon disa vështirësi sot, por ki kurajë, sepse momentet për ty janë në duart e Perëndisë. Ki besim që Ai ka në zemër atë që është e përsosur për ty. Ai dëshiron të derdhë hirin e Tij mbi ty.

Ai dëshiron të të çojë më lart sesa ti mund ta kesh imagjinuar, dhe vepron në jetën tënde në mënyra që janë përtej të menduarit tënd.

Le të zhytet kjo e vërtetë thellë në zemrën tënde sot. Rezistoji dekurajimit duke sjellë ndër mend Premtimet e Fjalës së Tij për të ardhmen tënde. Ji i qëndrueshëm, shpreso, dhe beso, sepse Ai po punon në fshehtësi për ty. Ki besim, se momentet e tua janë në duart e Tij, dhe Ai do të të drejtojë në jetën e triumfit që Ai ruan për Ty!