Beso thellësisht në zemrën tënde që gjëra të mrekullueshme do të ndodhin!


Beso thellësisht në zemrën tënde që gjëra të mrekullueshme do të ndodhin!

Perëndia ka vendosur ëndrra dhe dëshira në zemrën e secilit prej nesh. A po beson ende për diçka që ke një kohë të gjatë që po e pret? A je tunduar të heqësh dorë? Ndoshta tashmë ke hequr dorë nga ajo ëndërr. Sot është një ditë e re - është koha që të rikthesh zellin që kishe!

Ndoshta plotësimi i dëshirës kërkon shumë kohë, por Perëndia është besnik! Ai premton që do ta përfundojë punën që filloi në jetën tënde. Mos bjer në tundimin e vetëmashtrimit dhe mos mendo se nuk do të ndodhë kurrë. Pikërisht tani, edhe nëse e shikon ose jo, Perëndia po punon në fshehtësi dhe po rregullon gjërat në favorin tënd.

Kur përpiqesh gjithmonë të kesh një qëndrim pritshmërie dhe shprese, ti i hap derën fuqisë së Tij mrekullibërëse në jetën tënde. Sot mbështetu dhe fol Fjalën e Tij, dhe thuaj fjalë triumfi. Filloje ditën duke thënë: "Koha ime po vjen... Perëndia po punon në fshehësi për mua... Unë do ta përmbush qëllimin tim... Unë do ta përmbush planin që Perëndia ka për jetën time"!


Ndërsa ti thua këto dhe shpreson që Perëndia vepron, besimi yt do të rritet. Shpresa jote do të rritet. Shpreso dhe prit për kohën e caktuar. Ndërsa vepron kështu do të arrish qëllimin triumfues që Perëndia ka planifikuar për ty! Amin.