Por duke pasur të njëjtën frymë besimi, sikurse është
shkruar: Unë besova, prandaj fola”, edhe ne besojmë, prandaj edhe
flasim. 2 Kor. 4:13
Çdo besimtari i është dhënë një masë
besimi. Që të shohësh premtimet e Perëndisë të vijnë në jetën tënde,
duhet ta bësh besimin tënd të dëgjohet, duhet të flasësh. Ti duhet t’u
tregosh të tjerëve atë që Perëndia thotë për ty në Fjalën e Tij. Kur ti
ua thua të tjerëve ato farat e besimin që janë në ty bëhen aktive.
Prandaj dhe Shkrimi i Shenjtë thotë: “Le të thotë i dobëti, jam i fortë,
le të thotë i varfri, jam i pasur”. Kur bën që të dëgjohet besimi yt,
dhe u tregon të tjerëve Fjalën e Perëndisë, Bibla thotë që Ai kujdeset
që Fjala e tij të përçojë jetën tënde.
Çdo fjalë që ti
thua është një farë. Mos e shpërnda farën duke folur kundër besimit
tënd! Mos lejo që fjalët e pashpresa ose negative të dalin nga goja
jote. Përkundrazi, vadite farën tënde duke folur vazhdimisht Fjalën e
Perëndisë. Çdo mëngjes kur të zgjohesh falënderoje Atë që premtimet e
Tij do të përçojnë jetën tënde. Ndërsa vepron kështu, do të shikosh që
këto gjëra do të realizohen dhe ti do të jetosh jetën e triumfit që
Perëndia ka përgatitur për ty. Amin.
No comments:
Post a Comment