“… dhe në një çast, papritur,
ti do të vizitohesh
dhe do të çlirohesh nga Zotit i ushtrive”.
Is. 29:5–6
Gjatë
gjithë Biblës kemi shembuj se si Perëndia papritur e shfaqi fuqishëm
veten e Tij për të mbrojtur popullin e Tij. Por disa herë kur kemi
luftuar për kohë të gjatë për diçka, është e lehtë të heqim dorë dhe t’i
pranojmë gjërat ashtu si janë. Një nga gënjeshtrat e preferuara të
djallit është të të thotë që asgjë nuk ka për të ndryshuar.
Ai të thotë që nuk do të shërohesh kurrë, që martesa jote nuk do të funksionojë, që ti nuk do të heqësh dorë nga kjo varësi.
Por sot unë dua të të them që nuk ka rëndësi sa kohë ke në ato rrethana,
Perëndia mund t’i ndryshojë gjërat në çast!
Në çast, Ai mund t’i ndryshojë të gjitha.
Një prekje e fuqisë së Perëndisë mund të shërojë trupin tënd.
Një prekej e hirit të Tij mund të të përmirësojë ty.
Një prekje e mirësisë së Tij mund të zgjidhë problemin tënd.
Vetëm një prekje e Perëndisë së Gjithfuqishëm mund të ndryshojë në çast jetën tënde.
Sot të të inkurajoj: beso, ji i qëndrueshëm dhe shpreso.
Mos e lejo të ligun të të futë mendime negative,
sepse Perëndia po punon në fshehtësi për ty.
Koha jote po vjen, dhe unë të them që zgjidhja do të vijë papritur – në çast! Ami