Jeta që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë!
“… jeta që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë…” Gal.2:20
Besimi na rrethon kudo. Njerëzit kanë besim në shumë gjëra të ndryshme: Besim te një mik i vërtetë,
besim që puna jote do të çojë në nivele më të larta në karrierën tënde,
besim që pozita që ke do të jetë mbështetje për ty.
Besimi është thjesht të mbeshteturit në diçka. Por ka lloje dhe nivele të ndryshme besimi. Ka ndryshim midis të paturit besim te Perëndia dhe të paturit besimin e Perëndisë. Nëse e hap zemrën tënde në besimin sipas Perëndisë, kështu lejon Atë të besojë nëpërmjet teje. Besimi sipas Perëndisë do të të bëjë të besosh për gjërat, kur as nuk e di sesi do të realizohen. Dhe ndoshta kjo nuk do të duket e arsyeshme në mendjen tënde, por ti duhet ta lejosh shpirtin tënd të ngrihet më lart se të menduarit tënd.
Mos ia shpjego vetes sate besimin. Mos u përqendro në të gjitha mendimet e tua, përkundrazi lejo besimin e Perëndisë të rriten së bashku me ty. Mendo mbi Fjalën e Tij që thotë, ti mund të bësh gjithçka nëpërmjet Krishtit dhe ti je i fortë në Zotin dhe i fuqishëm në madhështisë e Tij. Ndërsa e lejon besimin e Perëndisë të vërshojë nëpërmjet teje,
Ai do të të çojë në vende që kurrë nuk i kalove nëpër mend. Ti do të lartësohesh gjithmonë e më shumë dhe do të jetosh jetën me bollëk që Zoti ka për ty! Amin.