Ai nga lart shtriu dorën, më mori dhe më nxori jashtë ujërave të shumta. Ps. 18:16
Pavarësisht
çfarë po ndodh në jetën tënde, pavarësisht si po të trajton dikush,
Perëndia ka plan të të çlirojë nga çdo gjë që të pengon të ecësh
përpara.
Ai dëshiron të të shpëtojë dhe të të shfaqë dorën e Tij
të fuqishme të hirit dhe bekimit, “me anë të veprës së tij të veçantë
dhe të fuqishme”. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që nëse ti
qëndron në besim edhe në momentet e vështira, Perëndia do të të shfaqet
me bekime të vrullshme. Ai do të të sjellë kthesa të mbinatyrshme,
përjetime të mbinatyrshme, përparim të mbinatyrshëm dhe çlirim të
mbinartyshëm.
Perëndia po të thotë: “Unë do të çliroj prej
sklavërisë së varfërisë dhe boshllëkut. Do të të çliroj nga barra e
depresionit dhe dekurajimit. Do të të çliroj nga çdo varësi, nga çdo
zakon i keq”.
Nuk ke për të jetuar më në skllavërinë e asgjëje! Perëndia ka zgjatur drejt teje dorën e Tij e çlirimit.
Ai po të çliron nga çdo skllavëri kështu që ti mund te jetosh jetën e fitores që ai ka përgatitur për ty. Amin.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment