Në gjithçka falënderoni, sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jisu për ju!



Në gjithçka falënderoni, sepse i tillë është vullneti i Perëndisë në Krishtin Jisu për ju. 1Thes. 5:18
A falënderon në çdo rrethanë? Kjo ndoshta mund të duket si e tepruar, sidomos kur je duke kaluar  periudhë të vështirë. Por vër re që vargu i sotëm nuk thotë falëndero “për”gjithçka, ai thotë falëndero “” çdo gjë.
Me fjalë të tjera, pavarësisht se çfarë po ndodh, gjithmonë ke diçka për të qenë mirënjohës.
 Mos u përqendro vetëm në problemet e jetës sate; përqendrohu në atë që Perëndia do të bëjë në jetën tënde. Kur je mirënjohës, mirënjohja hap derën që Perëndia të veprojë për ty. Prandaj thuhet “ky është vulllneti i Perëdisë për ty”.

Ai dëshiron të jesh pranë Tij, që duke falënderuar të marrësh fuqinë dhe forcën e Tij. Prandaj duhet të kemi gjithmonë qëndrimin që thotë: “Perëndi, pavarësisht çfarë ndodhi, unë vendosa të jem mirënjohës. Unë mund të sëmurem,  por të falënderoj, o Zot, që je shëruesi im. Faleminderit që më kë dhënë miq dhe familje të mrekullueshme”.
Ose “unë mund të kem probleme në martesë, por të falënderoj, o Zot, që  më ripërtërin. Faleminderit për ditën e re, falemindnerit për lindjen e diellit”.
Nëse falenderon çdo gjë, ti do të shikosh dorën e Perëndisë të veprojë fuqishëm në ty, dhe pasi ta kapërcesh atë vështirësi do të jesh më i mirë, më i fortë dhe më i zgjuar. Amin.



No comments:

Post a Comment