Problemet kanë atë përmasë dhe fuqi që ti u jep.
Sot, ose gjatë një periudhe të jetës sonë, nuk mund të çlirohemi nga të gjitha vështirësitë.
Por kemi fuqi personale për të eliminuar kërcënimin, lëndimin e çfarëdolloj sfideje.
Mënyra
si i shikojmë rrethanat është ajo që u jep atyre kuptimin. Kështu
përcaktojmë përvojën tonë. Ne i emërtojmë ngjarjet e mirë ose e keqe, me
vlerë ose pa kuptim. Dhe rritja jonë, veçanërisht sot, është shumë e
ndikuar nga vlera e gjykimeve që u bashkangjitim përvojave tona.
Ndërsa
forcohemi emocionalisht dhe shpirtërisht, mësojmë që të gjitha
vështirësitë janë mundësi reale për rritje të veçantë dhe ndërgjegjësim
të lartë për të vërtetën e ekzistencës.
Të gjitha përvojat mund të përfitohen menjëherë nëse jemi plot besim për bekimin që ato mbartin.
Ne e jetojmë këtë jetë, dhe çdo moment të saj,
nëpërmjet një fuqie shumë më të madhe sesa fuqitë tona.
Nuk duhet të shqetësohemi për asnjë situatë.
Dikush kujdeset gjithmonë për ne! Asnjëherë nuk luftojmë vetëm!
Ne
mund të çlirohemi nga problemet. Vetja jonë dhe qëndrimi që kemi
kultivuar janë ato që çdo situatë a rrethanë e kthejnë në një problem,
në një çështje të vështirë. Ne mund të çlirohemi dhe të zbulojmë
zgjidhjen: Mos e bëj qimen tra. As gurin e vogël në jetën tënde mos e
bëj kështjellë, as kokrrizat e dheut male. Amin.