Jeta është e mbushur me gjëra që përpiqen të na rrëzojnë.
Të gjithë përballemi me zhgënjime dhe pengesa.
Ndoshta ke marrë disa lajme të këqija për shëndetin tënd ose ndoshta një lidhje nuk funksionoi.
Kështu janë pengesat.
Është e lehtë të dekurajohesh ose të humbësh entuziazmin ose madje edhe të tundohesh për të qëndruar aty ku je.
Por nëse dëshirojmë të kuptojmë mirësinë e madhe të Perëndisë, duhet të kemi një mentalitet ndryshe, mentalitet të kundërt.
Kjo do të thotë që kur ke rënë, nuk qëndron poshtë. Ngrihu përsëri.
Dije se çdo herë që fatkeqësia ngrihet kundër teje, është një thirrje për të reaguar.
Kujto, si një besimtar, e njëjta fuqi që ngalli Krishtin prej së vdekurish jeton edhe brenda teje.
Nuk
ka asnjë sfidë aq të vështirë, asnjë pengesë aq të lartë, as sëmundje,
as zhgënjim, as person, asgjë, që mund të të largojë nga qëllimi që
Perëndia të ka dhënë.
Nëse qëndron në besim, atëherë Perëndia
atë që ishte gur pengese do ta kthejë në gur që hap rrugë, dhe ti do të
ecësh përpara si kampion plot me besim dhe triumf. Amin