ASGJE nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë!
ASGJE nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë!
As lartësitë, as thellësitë, as ndonjë krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jisu Krishtin, Zotin tonë. Rom. 8:39
A nuk është e mrekullueshme të dimë që asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë? Dashuria e Tij është me të vërtetë mahnitëse. Ajo është përtej çdo dashurie njerëzore që ne mund të njohim ndonjëherë. Nuk mund të bëjmë asgjë që ta bëjë Atë të na dojë më shumë, dhe nuk mund të bëjmë asgjë që mund ta bëjë Atë ta na dojë më pak. Dashuria e Tij është e përjetshme!
Shpesh, kur njerëzit bëjnë gabime ose kur të ndihen që kanë zhgënjyer Perëndinë, mendojnë se duhet të qëndrojnë larg Tij derisa "t’i rregullojnë gjërat” si të thuash. Por asgjë nuk mund të largohet nga e vërteta! Ai është gjithmonë aty me krahët hapur, gati për të të pranuar dhe për të të ripërtërirë. Kujto, Perëndia nuk zemërohet me ty; Ai është marrëzisht i dashuruar me ty! Ai të mendon ditë e natë. Ti je i çmuar për Të.
Nëse ka ndonjë gjë në jetën tënde që të ndalon të pranosh dashurinë e Tij të mahnitshme, sot vendos që këto gjëra t’i lësh mënjanë. Lejo që dashuria e Tij të të ripërtërijë dhe të të restaurojë. Vetëm afrohu Atij me zemër të hapur dhe prano çdo gjë që Ai ka përgatitur për ty. Amin.