Showing posts with label Krishtlindje. Show all posts
Showing posts with label Krishtlindje. Show all posts

Histori për Krishtlindje




Dhurata e Rabinit

Ishte një herë një manastir që kishte rënë në kohë shumë të vështira. Më parë, ndërtesat e tij të shumta ishin të mbushura me murgj të rinj dhe Kisha e tij e madhe kumbonte nga kënga e psaltërve, por tani ajo ishte e braktisur. Njerëzit nuk vinin më të ushqeheshin me lutje. Pak murgj të vjetër zvarriteshin nëpër hajate me kollona dhe lavdëronin Perëndinë me zemra të rënduara.
Në hyrje të pyllit të manastirit, Rabini i moshuar kishte ndërtuar një kasolle të vogël. Ai vinte nganjëherë për të kreshmuar dhe për t'u lutur. Asnjë nuk fliste me të, por sa herë që ai vinte, fjala përhapej nga njëri murg tek tjetri: "Rabini po ecën në pyll''.  Dhe për aq kohë sa ai ishte atje, murgjit ndjeheshin të mbështetur nga prania e tij lutëse.
Një ditë, kryemurgu vendosi ta vizitonte Rabinin dhe t'i hapte zemrën atij.
Kështu pas mëngjesit Eukaristik, ai u nis përmes pyllit. Ndërsa po i afrohej kasolles, kryemurgu pa Rabinin tek hyrja, duke ndenjur krahëhapur dhe mikpritës. Dukej sikur kishte kohë që po e priste atje. Të dy u përqafuan, si vëllezër të humbur prej shumë kohësh. Pastaj u zbrapsën dhe vetëm sa qendronin aty, duke i buzëqeshur njëri-tjetrit.

Ç’do të thotë Krishtlindje?


Ç’do të thotë Krishtlindje?

Ç’do të thotë Krishtlindje? Krishtlindje do të thotë shumë gjëra për shumë njerëz, por ç’do të thotë Krishtlindje për ty? Ç’do të thotë Krishtlindje për ne si të krishterë Orthodhoksë?

Krishtlindje do të thotë që “Fjala (Perëndia e përjetshëm) mori trup dhe banoi ndër ne. Plot hir e të vërtetë. (Jn.1.14) Ai e bëri këtë për të na treguar dashurinë e madhe që ka për ne.

Krishtlindje do të thotë që Emanueli ka ardhur, Perëndia nuk është një mekanizëm i papërcaktuar ose një superfuqi që përshkon universin nëpërmjet kontrollit prej së largu. Ai është  një Person, “Emanuel – Perëndia me ne”. Dhe ju do ta quani atë Jisu, sepse Ai do të shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre”. Perëndia është një Person i cili dëshiron të ndërtojë një lidhje personale me ty. Ai është një Person që mund t’i lutemi, një Person që kujdeset për ty, një Person që ka ruajtur për ty një vend në qiell.

A e njohim Krishtin kur vjen në ditën e sotme?


A e  njohim Krishtin, kur vjen në ditën e sotme?

Në këtë periudhë ne Orthodhoksët festojmë festën e madhe të Krishtlindjes, lindjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Ne i themi njëri – tjetrit: “Krishti lindi! Lavdërojeni Atë!” Çfarë dite e mrekullueshme për të cilën mund të mendojmë – ardhjen e vetë Perëndisë në tokë?  Shën Joan Teologu përpiqet ta përshkruajë këtë mister në ungjillin e tij:

“Fjala u bë mish dhe banoi ndër ne dhe ne soditëm lavdinë e tij,
si lavdia e të Vetëmlindurit nga Ati, plot hir e të vërtetë”.
Shën Grigor Theologu e përshkruan ardhjen e Krishtit duke thënë:
“Ja Krishti lind, Lavdërojeni!
Krishti i qiellit vjen, dilni priteni.
Krishti mbi dhenë, ngrehuni.
Zotin, pra e këndoni lart e mbi dhe.
Le të gëzojnë qiejtë dhe le të dëfrejë toka.
Errësira u largua dhe erdhi drita.
Njerëzit që qëndrojnë në errësirë shohin dritën  e madhe të njohurisë së plotë.
Ai i cili është i pa trup, mishërohet.
Biri i Perëndisë bëhet i Biri i njeriut.
Jisu Krishti – i njëjti dje, sot dhe përjetë!”

Krishti lindi! Lavdërojeni Atë!


Krishti lindi! Lavdërojeni Atë!

Krishti lindi, lavdërojeni Atë!
Krishti vjen nga qielli, shkoni ta takoni!
Krishti është në tokë, lartësohuni!
Këndojini Zotit gjithë toka!
Le të gëzohen qiejtë dhe le të ngazëllohet toka!
Errësira është larguar dhe kudo është bërë dritë.
Njerëzit që qëndrojnë në errësirë, le të shikojnë dritën e madhe të Njohjes së Plotë. Ai që është pa trup është mishëruar.
Biri i Perëndisë bëhet Biri i njeriut. Jisu Krishti – i njëjtë dje dhe sot dhe përgjithmonë!


Le të flasim për festën, e cila është quajtur Lindja e Zotit dhe e Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht. Për këtë arsye ne po kremtojmë sot ardhjen e Perëndisë në njerëzim, që njerëzimi të mund të kthehet tek Perëndia. Le të zhveshim natyrën tonë të vjetër që të mund të veshim të renë. Le të vdesim me Adamin, që  të jetojmë në Krishtin. Le të lindim me Krishtin, gjithashtu të kryqëzohemi dhe të varrosemi me Të, që edhe të ngjallemi me Të, sepse Ai që është i pasur u bë i varfër.

Reflektim mbi Krishtlindjet dhe Vitin të Ri


Reflektim mbi Krishtlindjet dhe Vitin të Ri

Si të krishterë ne vazhdimisht dëgjojmë disa porosi p.sh:
-          kujtoni, mos harroni të kaluarën
o   kujtoni çfarë ka bërë Perëndia për ne.
o   kujtoni çfarë mëkate keni bërë dhe pendohuni
-          mos u shqetësoni, Unë jam me ju.
o   Premtime ngushëlluese për të ardhmen etj.

Jeta jonë duhet të jetë:

Një reflektim i vazhdueshëm për të kaluarën,

Rivlerësim i vazhdueshëm përsa i përket asaj se ku kemi qenë,

dhe një përgatitje e vazhdueshme përsa i përket çështjes se ku dëshirojmë të shkojmë.

Në fund të fundit, të gjitha këto reflektime na ndihmojnë të kuptojmë kush jemi.

Kështu le të fillojmë duke hedhur vështrimin pas në vitin që po mbyllim.
-          Ku kemi qenë gjatë këtij viti që po mbyllim?

Pse lindet Jisu Krishti?


Pse lindet Jisu Krishti?

Pse lindet Jisu Krishti? - Lindet për shpëtimin e gjithë botës.
Dhe përsëri pyesim: Pse lindet Krishti? - Përgjigjemi në mënyrë analitike:

Lindet që të mundë:

E vërteta -  gënjeshtrën,
e mira - të keqen,
drejtësia -  padrejtësinë,
përulësia -  krenarinë,
paqja -  luftën,
dashuria -  frikën,
sakrifica - indiferentizmin,
gëzimi -  fatkeqësinë,
butësia -  zemërimin,
sinqeriteti - mosbesimin,
jeta -  vdekjen,
buzëqeshja -  lotin,
mirësia -  pandershmërinë,
mëshira - ashpërsinë,

Natën e Krishtlindjes



 

Natën e Krishtlindjes

E Pastër është nata e sotme, në të cilën u shfaq I PASTËRTI, I cili erdhi të na pastrojë!
Le të pastrohet dëgjimi ynë, le të dlirësohet shikimi i syve tanë, le të shenjtërohen ndjenjat e zemrës sonë dhe le të jetë e sinqertë e folura jonë!
Nata e sotme është nata e pajtimit, prandaj askush le të mos jetë i zemëruar dhe askush të mos ofendojë vëllain e tij!
Kjo natë i dha paqe gjithë botës, prandaj askush të mos kërcënojë!
Kjo është nata më e butë, askush të mos jetë zemërgur!
Kjo është nata e të Përulurit, askush të mos jetë krenar!
Tani është dita e gëzimit, le të mos hakmerremi për ofendimet!
Tani është dita e mirëdashjes, le të mos bëhemi të ashpër!

Kuptimi i Krishtlindjes



Kuptimi i Krishtlindjes

Të japësh veten tënde është dhurata më e madhe për të gjithë.

Është Krishtlindje çdo herë që lejojmë Perëndinë të dojë të tjerët nëpërmjet nesh… çdo herë që ne i buzëqeshim dhe i ofrojmë ndihmën tonë vëllait tonë.
«Falas morët, falas jepni.» Mateu 10:8

Krishtlindja fillon në zemrën e Perëndisë. Është e kompletuar kur arrin të prekë zemrën e njerëzve.

Unë nuk jam aspak vetëm.
«Ja, Virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, dhe do t’i vënë emrin Emanuel, që e përkthyer do të thotë: ‘Perëndia me ne’.»
 Mateu 1:23

Bëj të gjitha të mirat, sa ke mundësi, me të gjitha mënyrat, që ke mundësi, kudo, që ke mundësi, kurdoherë, që ke mundësi!

Këngë për Krishtlindje



Ç’LAJM GAZMOR-

Ç’lajm gazmor dhe i çuditshëm
Po na vjen nga Betlehemi,
Se na lindi djalë (2x)
Djalë prej Shpirtit të Shenjtë
Virgjëresha Mari.

Se në Betlehem Maria
Udhëtimin si mbaroi
Në spilenë e thjeshtë, (2x)
Në atë qytet
Na lindi Mesia.

 Zoti Krisht që është pa nisje
           Dhe prej Atit i dërguar
       Që të na shpëtojë e të na çlirojë
            Nga thonjtë e mëkatit. (2x)

Kartolina




"EJA DHE SHIH" - udhëtim 40 ditor për pritjen e Shpëtimtarit Krisht




“Eja dhe shih”!
Ndërsa dimri po zbret ngadalë, Kisha fillon të festojë Pashkën e Mishërimit dhe Shfaqjes së Krishtit në mish. Kjo festë kremtohet “në errësirën e dimrit, ku drita po fillon të japë më shumë shkëlqim dhe netët fillojnë të shkurtohen, duke paralajmëruar kështu fitoren e Dritës dhe të Jetës në pranverën e Pashkës së vdekjes dhe Ngjalljes së Zotit”.
Ky emër për festën e Lindjes së Mbretit tonë thekson lidhjen me misterin e shpëtimit dhe çlirimin nga mëkati dhe vdekja.

Që Pashka të theksojë ngjashmërinë mes pranverës dhe dimrit, shërbesat liturgjike për Lindjen janë modeluar në mënyrë specifike sipas strukturës liturgjike të festimit të Ngjalljes së Krishtit.

“Unë erdha që të kenë jetë, dhe ta kenë me të tepërt” (Jn.10:10)

Shpëtimtari dëshiron të na mbushë me teprinë e jetës shpirtërore. Pafundësisht i butë ndaj dobësive njerëzore, gjithmonë i gatshëm për të mëshiruar pafuqishmërinë tonë, Ai, megjithatë, dëshiron të na shikojë të fuqishëm, të sigurt, të palëkundur në besimin tonë, lambadhë gjithmonë të ndezura që ndriçojnë rreth e qark nesh.
Jeta jonë e brendshme shpirtërore nuk kërkon një lavdi të bujshme, përkundrazi, frytet e saj më të pasura piqen pa u vënë re, në hije.
Heroizmi i madh i Shpëtimtarit u krye në qetësi, u realizua atëherë fjala profetike: “Ai nuk do të thërrasë, as do ta ngrejë zërin dhe as do të mbajë fjalime me zë të lartë në rrugë.” (Mat:12;19).


Fjalët me zë të lartë, shkëlqimi dhe buja e jashtme nuk përbëjnë forcën morale, ajo rritet dhe forcohet në përulësi, “Perëndia u jep bekim të përulurve”. Vetëm dashuria mund t’i përgjigjet nevojës së madhe që na rrethon kudo; neve na duhet tepria e dashurisë që të kemi teprinë e jetës.

Udhëtim për pritjen Shpëtimtarit të botës


Udhëtim për pritjen Shpëtimtarit të botës

Kur flasim për kreshmën themi që qëllimi i saj është për të kapërcyer rënien. Përmbajtja e saj është një çështje reale në këtë udhëtim që kemi filluar. Shpesh me zakonet tona kreshma merr një kuptim folklorik dhe kthehet në një dok. Ndërsa Kisha i jep një rëndësi të veçantë dhe e ndan gjithë vitin në periudha kreshmimi. Gjithë diskutimet e viteve të fundit kanë pasur si rezultat ditët e kreshmës dhe përmbajtjen e saj. Vetë kreshma e së mërkurës dhe të premtes vjen që në shekujt e parë. Kisha tha se në këto dy ditë të javës duhej të kreshmohej. Sipas traditës të mërkurën u tradhtua Zoti, kurse të premten u ngjit në kalvar për t’u kryqëzuar.

EJA DHE SHIH




Jemi në periudhën përgatitore për Lindjen e Shpëtimtarit të njerëzimit dhe të secilit prej nesh personalisht. Në udhëtimin e jetës shpirtërore secili prej nesh përpiqet të thellohet më tepër në misterin e jetës dhe të mësojë të vërtetat e përjetshme që hedhin dritë mbi jetën dhe qëllimin e saj. Periudha përgatitore para Krishtlindjes na jep mësime të çmuara dhe drejtimin e duhur për pritjen e Shpëtimtarit tonë. Le të udhëtojmë së bashku përgjatë kësaj periudhe që të ndriçohemi prej mësimeve jetëdhënëse që na jep Kisha.

Kështu festoni Krishtlindje




 Nëse harruat ato që bëtë për të tjerët dhe kujtoni ato që të tjerët bënë për ju.

Nëse dëshironi të mos i vini re ato që të tjerët ju detyrohen juve dhe kujtoni ato që ju i detyroheni të tjerëve.

Nëse dëshironi të mos kërkoni të drejtat tuaja, të kujtoni detyrimet tuaja dhe të këmbëngulni për të bërë diçka më tepër se ato.

Përgatite grazhdin e zemrës sate për ardhjen Krishtit

ARDHJA: Përgatitje për Lindjen e Krishtit

Ardhja është periudha 40 ditëshe para Krishtlindjes, e cila i është përkushtuar përgatitjes për ardhjen e Mesias. Ajo fillon me 15 Nëntor (sipas kalendarit Gregorian) dhe zgjat deri më 25 Dhjetor. Kjo është periudhë kreshme, lutjeje, lexim i Shkrimit të Shenjtë, ndjekje e shërbesave kishtare dhe përgatitje për Misteret, në mënyrë që të na bëjë të aftë të përftojmë kuptimin e plotë të ardhjes së Krishtit.