Reflektim mbi Krishtlindjet dhe Vitin të Ri


Reflektim mbi Krishtlindjet dhe Vitin të Ri

Si të krishterë ne vazhdimisht dëgjojmë disa porosi p.sh:
-          kujtoni, mos harroni të kaluarën
o   kujtoni çfarë ka bërë Perëndia për ne.
o   kujtoni çfarë mëkate keni bërë dhe pendohuni
-          mos u shqetësoni, Unë jam me ju.
o   Premtime ngushëlluese për të ardhmen etj.

Jeta jonë duhet të jetë:

Një reflektim i vazhdueshëm për të kaluarën,

Rivlerësim i vazhdueshëm përsa i përket asaj se ku kemi qenë,

dhe një përgatitje e vazhdueshme përsa i përket çështjes se ku dëshirojmë të shkojmë.

Në fund të fundit, të gjitha këto reflektime na ndihmojnë të kuptojmë kush jemi.

Kështu le të fillojmë duke hedhur vështrimin pas në vitin që po mbyllim.
-          Ku kemi qenë gjatë këtij viti që po mbyllim?
-          Çfarë bie në sy gjatë vitit që po lëmë pas?
-          Cilat ishin ngjarjet e veçanta që ndodhën në jetën tonë?

Për 5 minuta do të kemi mundësi të shkruajmë lidhur me pyetjet e mësipërme

Rivlerësim mbi vitin që po mbyllim
-          Gëzimet, bekimet – për çfarë jemi mirënjohës? Çfarë gjëra të mira kanë ndodhur në shkollën time, familjen, jetën time personale?

-          Dëshpërimet, hidhërimet, problemet, zhgënjimet?

-          Gabimet, të metat, dobësitë, mëkatet – çfarë duhet të rrëfej, dhe si të pendohem?

Ku jemi tani? Si e shikojmë jetën? Ku jemi në marrëdhënien tonë me Perëndinë?

-          Si ka qenë jeta jonë shpirtërore? A po vazhdojmë të rritemi shpirtërisht?

-          A po ecim si duhet në jetën shpirtërore, apo kemi nevojë të rritemi pak më shumë në të? A po vazhdojmë rrugën me Krishtin? A po ecim me Të ashtu si duhet? Nëse nuk po ecim me Të, atëherë ku jemi?

-          Tani që po përfundojmë një vit, dhe do të fillojmë një tjetër a jemi më afër Perëndisë se një vit më parë? Nëse jo, atëherë pse jemi larguar kaq shumë prej Tij?

Shkruani shkurt për marrëdhënien tuaj me Perëndinë për këtë vit që po mbyllim .
Jemi ende ne atmosferën e të kremtes së madhe të Krishlindjeve.
Zoti i qiellit erdhi si foshnje, po ne çfarë bëmë për ta pritur Atë?
Në të vërtetë a po afrohemi edhe ne më shumë pranë Tij?
A është mbushur zemra dhe jeta jonë me shpresën dhe paqen që kjo e kremte sjell?
Rritje shpirtërore do të thotë afrim gjithmonë e më tepër pranë Zotit, duke jetuar një jetë që i pëlqën Atij, një jetë me dashuri, virtyte etj.

Shkruani në mënyrë konkrete çfarë i afruat Atij që për ju zbriti nga qielli këtë Krishtlindje dhe pse?

Vështrimi i së shkuarës dhe të vlerësimi i së tashmen janë të rëndësishme, por ndoshta hapi më i rëndësishëm për ne është të vështrojmë se çfarë do të bëjmë në vitin që po vjen? Ku dëshirojmë të jemi në fund të këtij viti?
-          Cilat janë qëllimet tona për vitin e ri?
-          A kemi vendosur ndonjë qëllim?
o   Kur jemi në udhëtim është e nevojshme të dimë destinacionin. Cili do të jetë destinacioni ynë për  vitin e ardhshëm?
§  Nota të mira?
§  Futje në ndonjë miqësi të re?
§  Rritje në besim?

Secili do të shkruajë disa qëllime që ka për vitin tjetër?

Nuk është e mjaftueshme thjesht të kemi disa qëllime. Ky është vetëm hapi i parë. Hapi tjetër është të mendojmë si do t’i arrijmë qëllimet tona?

o   Cilat janë disa hapa konkrete për arritjen e qëllimeve:
§  P.sh të marrin nota të mira – duhet të studiojmë të paktën 4 orë në ditë.
§  Të afrohemi më shumë tek Krishti duhet të lexojmë Biblën çdo ditë, të lutemi çdo ditë, të ndajmë besimin me të tjerët, të studjojmë dhe të kërkojmë për të kuptuar më mirë besimin tonë etj.

Shkruani disa hapa konkrete që ju duhet të ndiqni që të arrini qëllimet tuaja

Tani meqë po mbyllim këtë vit do t’ju japim 4 sugjerime për vitin tjetër.

  1. Një vit i mbarë ose jo varet në zgjedhjen që secili nga ne bën.
    1. Zgjedhje si të jetojmë, por gjithashtu edhe një qëndrim që duhet të mbajmë ndaj situatave të ndryshme.
    2. Zgjedhje shpirtërore. Si zgjedhjet tona mund të sjellin një ndryshim në jetën tonë?

  1. Jeto të tashmen në mënyrë të përsorur dhe të plotë.
o   Mos u përqendro tek e ardhmja, mos ji me ankthe, mos u dëshpëro.
o   Jetoje ditën duke ditur që Perëndia është me ty.
o   Jeto çdo moment në prani të Perëndisë
o   Perëndia do të kujdeset për nesër, ne duhet të përqendrohemi tek e sotmja.

  1. Ji gati për të papriturat. Çdo ditë e re sjell edhe një suprizë me vete. Por shumë herë, vetëm nëse ne e presim atë dhe pranojmë, atëherë mund ta shijojmë. Çfarë do të sjellë Perëndia sot për ne? Çdo ditë kur zgjohemi le të themi: “Zot, çfarë ke planifikuar për mua sot?

  1. Mjeshtëria e të jetuarit është të kënaqemi me ato që mund të shohim dhe të mos ankohemi për ato që janë ende në errësirë.



Atë Luka Veronis
(2004)