Kështu festoni Krishtlindje




 Nëse harruat ato që bëtë për të tjerët dhe kujtoni ato që të tjerët bënë për ju.

Nëse dëshironi të mos i vini re ato që të tjerët ju detyrohen juve dhe kujtoni ato që ju i detyroheni të tjerëve.

Nëse dëshironi të mos kërkoni të drejtat tuaja, të kujtoni detyrimet tuaja dhe të këmbëngulni për të bërë diçka më tepër se ato.

Nëse dëshironi të dini cilët janë vëllezërit tuaj, dhe t’i njihni duke hyrë thellë në zemrat e tyre.

Nëse besoni se shkaku i ekzistencës suaj nuk është ajo që do të jetë jeta juaj, por ajo që do ta bëni të jetë.

Nëse keni vendosur të mos ankoheni për botën, por të mbillni gëzim në çdo hap tuajin.

Nëse dëshironi ta zotëroni këtë kënaqësi, qoftë edhe për një ditë, kështu festoni Krishtlindje.

mendoni për pak dhe meditoni se çfarë duan fëmijët e vegjël,

mendoni për vetminë dhe dobësinë e të moshuarve,

ndaloni së pyeturi veten sa prej miqve tuaj mendohen për ju dhe analizoni veten se sa mendoni ju për miqtë tuaj,

vendoseni brenda zemrës suaj dhimbjen që të tjerët e kanë në trupin e tyre,

përpiquni të kuptoni atë që dëshirojnë ata që jetojnë me ju pa i detyruar ta thonë,

lartësojeni dritën tuaj aq lart, sa të japë më shumë dritë dhe më pak tym dhe të hedhë pas saj hijen,

varrosini mendimet tuaja të frikshme në kopshtin e miqësisë dhe kultivoni mendimet që ju gëzojnë,

nëse dëshironi ta birësoni këtë kënaqësi, qoftë edhe për një ditë të vetme, kështu festoni Krishtlindje!



No comments:

Post a Comment