Kuptimi i
Krishtlindjes
Të japësh veten tënde është dhurata më e madhe për të
gjithë.
Është Krishtlindje çdo herë që lejojmë Perëndinë të dojë
të tjerët nëpërmjet nesh… çdo herë që ne i buzëqeshim dhe i ofrojmë ndihmën
tonë vëllait tonë.
«Falas morët, falas jepni.» Mateu 10:8
Krishtlindja fillon në zemrën e Perëndisë. Është e
kompletuar kur arrin të prekë zemrën e njerëzve.
Unë nuk jam aspak vetëm.
«Ja,
Virgjëresha do të mbetet shtatzënë dhe do të lindë një djalë, dhe do t’i vënë
emrin Emanuel, që e përkthyer do të thotë: ‘Perëndia me ne’.»
Mateu 1:23
Bëj të gjitha
të mirat, sa ke mundësi, me të gjitha
mënyrat, që ke mundësi, kudo, që
ke mundësi, kurdoherë, që ke mundësi!
«Doni armiqtë tuaj, dhe bëjini të mirë atyre.» Luka 6:35
Kujtoni, nëse dhjetori sjell të vetmen ditë
Krishtlindjesh, le të përpiqemi që gjatë gjithë vitit, të kemi Krishtlindje në
gjërat që bëjmë dhe themi.
E mira më e madhe në të dhuruarit është kur dhuruesi
ndhodhet në dhuratë. Kjo është Krishtlindje – kuptimi i vërtetë i saj. Perëndia
na deshi, na kërkoi dhe dha jetën - për
ne. Njeriu ka nevojë, merr dhe jep jetën – tek Perëndia. Është një shkëmbim i lavdishëm dhuratash, pa të cilat
ne nuk mund të jetojmë, pa të cilat ne nuk mund të japim tek asnjë njeri
dashurinë me këtë vlerë kaq të çmuar. Ky është kuptimi i Krishtlindjes dhe
lavdia e saj.
Kur unë jap, jap veten time.
Mund të gëzojmë Krishtlindje, vetëm nëse ngrejmë sytë
lart në qiell dhe shohim në fytyrë Atin dhe i themi, që ne e kemi marrë
dhuratën e Tij për Krishtlindje.
Paqja është dhurata jonë për njëri – tjetrin.
Ne mund t’a kërkojmë Perëndinë me intelektin tonë, por
mund t’a gjejmë atë vetëm me zemrën tonë.
Dashuria është ajo gjendje, në të cilën lumturia e
personit tjetër është thelbësore për ne. «Por
Perëndia e tregon dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ne ishim mëkatarë,
Krishti vdiq për ne.» Rom. 5:8
Sa ëngjëj ekzistojnë? Një, i cili transformon jetën
tonë, është mjaftueshëm.
Marrëdhëniet me njëri – tjetrin janë dhuratat më të vlefshme
dhe më të gëzueshme për të gjithë ne. Shkrimi i Shenjtë na mëson, që Perëndia
dha një Person, si dhuratë për të gjithë ne, dhe ky Person është Jisu Krishti.
I vetmi person i verbër gjatë kohës së Krishtlindjes,
është ai që nuk ka Krishtlindje në zemrën e tij.
Edhe dijetarët e kërkuan Perëndinë dhe akoma e kërkojnë
atë.
Disa herë ne nuk marrim gjërat që duam, por marrim
gjërat që na nevojiten. «Ka larmi
dhuratash, por është i njëjti Frymë.» 1 Kor. 12:4
Kërko gëzim në atë çfarë jep, jo në atë çfarë merr.
Dhurata më e madhe që ju mund të ndani me një fëmijë
është shembulli juaj i mirë i të dhënit.
Dashuria mbi të gjitha është dhurata e vetes tonë. «Perëndia do dhurues të gëzuar.» 2 Kor. 9:7
Jeta e përjetshme dhe gëzimi i pafund është pjesë e
dhuratës. «Ti do të më mbushësh me gëzim
në praninë tënde.» Psalmi 16:11
Gjithmonë më pëlqejnë dhuratat që marr, por sa i dua
dhuratat që jap!
Perëndia na ka dhënë dy duar: një për të marrë dhe një
për të dhënë. Ne jemi kanale të krijuar për të shpërndarë.
Qiriu i Krishtlindjes është një gjë shumë e dashur: Ai
nuk bën aspak zhurmë, por butësisht e jep veten e tij, dhe pa aspak egoizëm ai
bëhet i vogël. «Fryma e njeriut është
llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.» Fjalët e Urta
20:27
Ja Krishti
lindi, lavdërojeni!