Natën e Krishtlindjes



 

Natën e Krishtlindjes

E Pastër është nata e sotme, në të cilën u shfaq I PASTËRTI, I cili erdhi të na pastrojë!
Le të pastrohet dëgjimi ynë, le të dlirësohet shikimi i syve tanë, le të shenjtërohen ndjenjat e zemrës sonë dhe le të jetë e sinqertë e folura jonë!
Nata e sotme është nata e pajtimit, prandaj askush le të mos jetë i zemëruar dhe askush të mos ofendojë vëllain e tij!
Kjo natë i dha paqe gjithë botës, prandaj askush të mos kërcënojë!
Kjo është nata më e butë, askush të mos jetë zemërgur!
Kjo është nata e të Përulurit, askush të mos jetë krenar!
Tani është dita e gëzimit, le të mos hakmerremi për ofendimet!
Tani është dita e mirëdashjes, le të mos bëhemi të ashpër!

Në këtë ditë të qetësisë, le të mos shqetësohemi nga zemërimi!
Sot Perëndia erdhi mes mëkatarëve, le të mos lartësojnë veten të drejtët mbi mëkatarët!
Sot Më i Pasuri u bë i varfër për hirin tonë, le të ftoj njeriu i pasur të varfërin në tryezën e tij!
Sot morëm një dhuratë të cilën nuk e kërkuam, le t’u japim lëmoshë atyre që thërrasin pas nesh dhe lypin!
Dita e sotme ka hapur derën e qiellit për lutjet tona, edhe ne le t’u hapim derën tonë atyre që na kërkojnë falje!

Sot Hyjnia mori mbi Vete vulën e njerëzimit, dhe njerëzimi u zbukurua me vulën e Hyjnisë!

 

Shën Efremi i Sirisë