"EJA DHE SHIH" - udhëtim 40 ditor për pritjen e Shpëtimtarit Krisht




“Eja dhe shih”!
Ndërsa dimri po zbret ngadalë, Kisha fillon të festojë Pashkën e Mishërimit dhe Shfaqjes së Krishtit në mish. Kjo festë kremtohet “në errësirën e dimrit, ku drita po fillon të japë më shumë shkëlqim dhe netët fillojnë të shkurtohen, duke paralajmëruar kështu fitoren e Dritës dhe të Jetës në pranverën e Pashkës së vdekjes dhe Ngjalljes së Zotit”.
Ky emër për festën e Lindjes së Mbretit tonë thekson lidhjen me misterin e shpëtimit dhe çlirimin nga mëkati dhe vdekja.

Që Pashka të theksojë ngjashmërinë mes pranverës dhe dimrit, shërbesat liturgjike për Lindjen janë modeluar në mënyrë specifike sipas strukturës liturgjike të festimit të Ngjalljes së Krishtit.


Prandaj kemi dyzet ditë kreshmim, si përgatitje para festës, kemi orë të veçanta mbretërore (Orët e Mëdha) me Profecitë, Letrat, Ungjijtë dhe himnet në prag të festës, të ndjekura nga shërbesa e mbrëmësores se Shën Vasilit të Madh, një vigjilje solemne gjatë gjithë natës, të kurorëzuara me kanonin dhe himnet Mëngjesores; dhe më në fund, pas kremtimit eukaristik të Shën Joan Gojartit në ditën e festës, kremtimi vazhdon përmbushjen e tij në festën e Paraqitjes së Zotit në Tempull, dyzet ditë më vonë, paralelisht me Ngjitjen, dyzet ditë pas Pashkës.

Lindja e Mbretit dhe Pagëzimi i Tij lidhen direkt me vdekjen dhe Ngjalljen e Tij.
Ai u lind, që të vdesë.
Ai u pagëzua, që të ngjitej në qiej.
Dhe mesi i kësaj periudhe festive shënohet nga festa e Theofanisë - Festa e Dritave.


Megjithatë si fillim, ekziston një domosdoshmëri historike dhe shpirtërore/mistike që duhet të përjetohet – domosdoshmëria për të takuar Krishtin si një qenie njerëzore (një fëmijë, një djalë, një marangoz dhe mësues), dhe vetëm nëse sytë tanë janë të hapur dhe zemrat tona të pastra, mund ta përjetojmë Atë si Mësues, Profet dhe Mesi.

Hapi i parë në udhëtimin tonë në Pashkën Dimërore është takimi me Krishtin Jisu. Ne jemi të ftuar me Filipin, një nga apostujt e parë që u thirr nga Jisui: “EJA DHE SHIH”. Si dishepujt e parë, nëse duam të shkojmë dhe të shohim, do të shohim.

“Do të shohim ‘gjëra më madhështore’, sesa ato që mendojmë”. Do të shohim ‘qiej të hapur dhe engjëjt e Perëndisë që ngjiten dhe zbresin mbi Birin e Njeriut…’

Do të shkojmë TE NJOHIM Atë për atë që Ai me të vërtetë është. Por fillimsht duhet të shkojmë “EJA”. Sepse nëse nuk shkojmë, KURRE nuk do ta shohim.

Nga atë Thoma Hopko