Showing posts with label Histori. Show all posts
Showing posts with label Histori. Show all posts

Të paktën...

Lumturia e vërtetë
Dy miq nga Aleksandria arritën deri në thellësi të shkretëtirës në kërkim të një njeriu të urtë dhe të lumtur.
Dhe në fakt pas shumë kohe gjetën një asket të shenjtë dhe e pyetën:
Çfarë të bëjmë atë për të gjetur lumturinë e vërtetë? Shohim se je njeriu më i përshtatshëm që mund të pyesim, sepse dukesh me të vërtetë i qetë dhe i lumtur. Vetëm se ne, pse ta fshehim, nuk mund të jetojmë si ti …
Atëherë ai njeri i shenjtë ngriti duart drejt qiellit dhe me lot në sy u tha:
Bijtë e mi nuk është e nevojshme të jetoni pikërisht si unë për të qenë me të vërtetë të lumtur. Por çfarë nevojitet?

Mendoni për Perëndinë, të paktën sa mendoni për njerëzit.

Kini frikë nga Perëndia, të paktën sa keni prej njerëzve.

Episkopi që shitet rob


Në epokën kur vandalët pushtuan në mënyrë të pamëshirshme vendet e Evropës dhe linin vetëm gërmadha gjatë kalimit të tyre, Italia kaloi vuajtjet më të shumta. Qytetet e bukura i zhduknin njëri pas tjetrit. Njerëzit çoheshin robër në thellësitë e Afrikës.
Në këto vite të vështira Paulini episkop i një qyteti të Kambanias, harxhonte pasurinë e tij dhe gjithë paratë e kishës për blerjen e robërve. Por, e keqja ishte kaq e madhe saqë edhe pse mbeti vetëm me rrobat që vishte, episkopi njeridashës nuk mund të mjaftonte për të gjithë.
Një ditë shkoi dhe e takoi një vejushë e varfër dhe me zemër të thyer. Kishin kapur djalin e saj të vetëm rob dhe ajo i kërkonte episkopit të mirë që t’i çlironte djalin. Vajtimet e saj çanin edhe gurët. Paulinit i erdhi keq dhe qau bashkë me të. Kërkoi dhe rikërkoi tek shtëpia e tij e boshatisur dhe i dëshpëruar vërtetoi se nuk i kishte mbetur më asgjë për të dhënë. Papritur i erdhi një frymëzim.
- Shiko dhe ti vetë, i tha nënës së dhembshur, se nuk më mbeti më asgjë që të lehtësojë fatkeqësinë që na gjeti nga mëkatet tona. Ajo që disponoj në këtë moment është vetja ime. Me kënaqësi e ofroj që të marrësh sërisht birin tënd.
Nëna që nuk mund të ngushëllohej e humbi për momentin. Mendonte se episkopi dëshironte ta tallte dhe shpërtheu në qarje me ngashërim të papërmbajtshëm. Atëherë Paulini i tha që ta ndjekë, shkuan tek barbari që mbante birin e saj dhe për lehtësimin e saj të madh pa se si arriti të bëjë shkëmbimin.
Bashkë me shumë robër të tjerë dhe Paulini u nis në Afrikë. Kur u bë ndarja, këtë e mbajti në shërbimin e tij dhëndrri i kryetarit të vandalëve dhe e vendosi të kultivojë kopshtin e tij.

E pamundur



Aleksandër Graham Bell, ai që shpiku telefonin, u arrestua në 1868 sepse përpiqej t’i bindte njerëzit të investonin për projektin kërkimor për telefonin. Shikoni çfarë thuhet në një artikull të gazetës New York City të vitit 1868:
“Një person u arrestua në New York sepse po përpiqej të mblidhte fonde nga njerëzit injorantë dhe supersticiozë duke ekspozuar një mjet për të cilin ai thotë se do të përçojë zërin njerëzor në çfarëdo lloj distance nëpërmjet kabllove metalike, dhe në këtë mënyrë do të mund të dëgjohet në anën tjetër. Ai këtë instrument e quan telefon. Njerëz të mirë – informuar e dinë që është e pa mundur të transmetohet zëri njerëzor nëpërmjet kabllosh”.

Dy ditë në javë



Janë dy ditë në javë për të cilat nuk duhet të shqetësohemi. Njëra prej tyre është e Djeshma me të gjitha gabimet, përkujdesjet, dhimbjet dhe vuajtjet. Ne nuk mund të ç’bëjmë, qoftë edhe një veprim të vetëm që kemi kryer. Nuk mund të fshijmë as edhe një fjalë të vetme që thamë. E djeshma shkoi përgjithnjë.

Durimi




Flet një ushtar i plagosur. Një ditë pas ndërrimit të plagës, me dhimbje të mëdha të ushtarit të plagosur, infermierja i tha: Këtë provë e lejoi Perëndia. Pranoje me gjithë shpirt dhe do të gjesh lehtësi.
Me hirin e Perëndisë kjo bëhet, - u përgjigj ai me buzëqeshje. Para pak kohësh dëgjova një predikim që më bëri përshtypje të madhe. Në veçanti më mbetën të gërvishura thellë brenda meje këto fjalë: “Në qoftë se pranoni me durim e me trimëri një provë, një fatkeqësi, një kryq si të lejuar nga Perëndia, kjo ngarkesë do t’iu bëhet e lehtë. Nuk do ta ngrini ju kryqin por Ai do t’ju ngrejë juve bashkë me kryqin”. E pranoj se kjo mu duk e vështirë, por e pranova dhe e pashë në fakt, se kishte shumë të drejtë predikuesi. Kur më vonë u shpall lufta, e bëra këtë lutje dhe e përsëris dendur: “O Perëndia im, ja një kryq por nuk më trondit. Do mundohem ta ngre me trimëri shpirtërore. Unë do të bëj çfarë të mundem dhe Ti o Zot, do të plotësosh atë që mungon”. Ju siguroj se ky kryq, kurrë nuk ishte i rëndë, megjithatë u përballa me vështirësi të mëdha. E kuptoni pra, se nuk është e kënaqshme që të bjerë shi, borë dhe ti të luftosh dhe megjithatë, në çastet më të vështira, provoja një gëzim të patregueshëm në thellësi të shpirtit tim. Ndjenja që kisha pranë meje Perëndinë dhe të ngrinte kryqin tim.

Duart më të bukura



http://api.ning.com/files/73lMT4zhjoB7Lwj6MwVYaOmRA92P5pkr7BHITg6R4el1p-AXbeYFJIsB*aa76ZDahAoSuPbW-PYf7UvVoUBR0VNpS6Us1d7y/poverty_india11.jpg?width=250
Një herë disa zonja u mblodhën në një sallon bukurie, në konkursin “Duart më të bukura”. Në juri, ndërmjet të tjerëve ishte dhe një jerond i shenjtë. Pas konkursit jerondi refuzoi të jepte përfundimet. “Nuk mundem, tha, - do të pyes të varfërit dhe ata do të më ndihmojnë”.
Sepse besoj se duart më të bukura janë ato duar që ngopin një të uritur dhe ujisin një të etur, që mbledhin lotët e një jetimi, e që kufizojnë dhimbjen e një shpirti të lënduar. Janë ato duar, që shpërndajnë gëzimin tek të gjithë njerëzit.

Doreza e derës




Ekziston një pikturë e famshme e artistit Human Hunt me titull “Drita e botës”. Kjo pikturë paraqet Krishtin, i Cili qëndron para një dere të mbyllur. Ai është në pozicion trokitjeje dhe po pret të hapet, pret dhe troket përsëri. Fytyra e Krishtit ndriçohet nga drita e Tij dhe poshtë derës ka mbirë shumë bar. Kur artisti mbaroi së punuari tablonë thirri një nga shokët e tij për ta vlerësuar veprën. Pasi shoku i tij vajti tek studioja e artistit qëndroi në një distancë të largët nga tabloja dhe e shikonte me vëmendje dhe për një çast i vuri në dukje një gjë që i bëri përshtypje. Pse, mjeshtër, nuk vendose dorezë tek dera, mos vallë harrove? – i thotë ai. Jo, - iu përgjigj duke buzëqeshur artisti i madh, - nuk harrova, me qëllim nuk e vendosa, por doreza është brenda ... nuk duket.
Me të vërtetë dera nuk hapet veçse nga brenda. Asnjë vizitor, as vetë Krishti, nuk mund ta hap zemrën tonë të mbyllur, jemi ne ata që duhet ta hapim zemrën tonë që Ai të na sjellë gëzimin dhe shpëtimin. Zoti respekton vullnetin tonë të lirë, çfarë presim pra, përse nuk e hapim zemrën tonë të mbyllyr? Do ta lëmë jashtë që të pres? Vullneti dhe liria personale e njeriut respektohen nga Zoti. Ajo duket dhe nga fjalët e Ungjillit; “Kushdo që do të vijë pas meje le të më ndjekë, le të marrë kryqin e tij”.

Dora e Perëndisë




Dikur në një qytet të madh, njerëzit donin të ndërtonin një Kishë. Për atë që do të kontribonte më tepër, dora e Perëndisë do të shkruante me gërma të theksuara emrin e tij mbi dyert e Kishës. Të gjithë ishin gati të jepnin atë që kishin, por më shumë ofroi mbreti. Kur përfundoi Kisha së ndërtuari, të gjithë besonin se dora e Perëndisë do të shkruante patjetër emrin e mbretit. Por ndodhi diçka e papritur! Ishte shkruajtur emri i një plake të varfër! Atëherë mbreti e pyeti se çfarë kishte ofruar ajo? “Asgjë, mbreti im”, - iu përgjigj plaka e varfër. “Vetëm kur buajt, që tërhiqnin qerret e ngarkuara me mermer, ndërsa ngjiteshin në malore turfullonin, unë shkoja i përkëdhelja dhe u jepja ujë. Kjo ishte e gjitha. Pra nuk dhashë asgjë sepse nuk kam”.
Sytë e Perëdisë kurrë nuk pëlqejnë sasitë që ofrojmë, por mënyra se si ofrojmë. Perëndia sheh dëshirën e mirë të njeriut dhe në mënyrë analoge gjykon e vendos.

UBUNTU - "Jam, ekzistoj, ngaqë të gjithë jemi një".






"UBUNTU, si mund të jetë i gëzuar njëri prej nesh, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë të mërzitur? "

Një anthropolog bëri një lojë me fëmijët e një fisi afrikan. Vendosi një shportë të mbushur me fruta pranë një peme dhe u tha fëmijëve  të vraponin. Fëmijët shikuan njëri-tjetrin, u kapën të gjithë dorë për dore  dhe vrapuan së bashku deri te pema. Kur arritën atje u ulën të gjithë dhe shijuan frutat.

Kur anthropologu i pyeti fëmijët pse vrapuan në këtë mënyrë, pasi mund të vraponte njëri më shpejt dhe t’i merrte të gjitha frutat për vete… , ata iu përgjigjën: "UBUNTU, si mund të jetë i gëzuar njëri prej nesh, ndërkohë që të gjithë të tjerët janë të mërzitur? "

Por mbi të gjitha kërkoni dhuratën e DASHURISE

Një grua po dilte nga shtëpia dhe papritmas pa se përpara oborrit të shtëpisë së saj po qëndronin të ulur tre burra me mjekër të bardhë e të gjatë. Gruaja iu drejtua atyre dhe u tha: “Unë nuk mendoj se ju njoh, por besoj se jeni të uritur. Ju lutem, nëse dëshironi, ejani në shtëpinë time të hani diçka”.
A është brenda i zoti i shtëpisë? – e pyetën ata.
Jo – u përgjigj ajo, - ka dalë.
Atëherë, nuk mund të hyjmë brenda, - u përgjigjën ata.

Në mbrëmje, kur burri i saj u kthye në shtëpi ajo i tregoi për gjithçka që kishte ndodhur. Atëherë burri i tha asaj që të shkonte dhe t’i ftonte të hynin brenda.
Ne nuk mund hyjmë të tre së bashku në një shtëpi – u përgjigjën ata.
Përse kështu? – pyeti gruaja.  
Njëri nga burrat e moshuar filloi të shpjegonte:
Emri i tij është SHËNDETI - tha ai duke shënuar me gisht njërin nga shokët e tij, ai tjetri është SUKSESI - tha ai duke shënuar me gisht shokun tjetër, ndërsa unë jam DASHURIA. Më pas ai shtoi: Shko në shtëpi dhe diskuto me burrin se cilin prej nesh dëshironi që të hyjë në shtëpinë tuaj.

Dita më e trishtuar e javës

Dr. Viktor Frankel, një psikoanalist i shkëlqyer, shkruan në librin e tij “Doktori dhe Shpirti”: në çdo qytet, e Diela është dita më e trishtuar e javës. Pikërisht ditën e dielë, ndërsa ulet ritmi i punës, del sheshit varfëria e gjërave të kuptimta të jetës së përditshme qytetare. “Këta njerëz, pa një qëllim në jetë, rendin rrugëve të jetës me një shpejtësi aq të madhe sa as vetë nuk arrijnë të kuptojnë jetën e tyre të pakuptimtë. Në të njëjtën kohë ata përpiqen të rendin larg vetes së tyre, por më kot. Të dielën, ndërsa kjo garë e çmendur ndalon për vetëm njëzet e katër orë, shfaqet edhe një herë para tyre tërë paqëllimshmëria, tërë pakuptimshmëria, tërë zbrazëtia e ekzistencës së tyre”.
Krahasojeni këtë me dëshminë e mëposhtme të një fshatareje të krishterë për kuptimin që kishte e diela për të: “Unë mbaj shumë barrë të cilat shumica e njerëzve nuk i njohin... unë bëj punë të rëndë gjithë javën dhe shpesh natyra e punës time më shkakton shumë gjendje depresioni. Shkoj në kishë çdo të dielë që t’i jap rast Perëndisë të flasë me mua. Kovat e mia të shpresës dhe besimit mbushen në kishë çdo të dielë dhe Perëndia më kthen në punë me gjithë atë fuqi që më duhet për të mbajtur barrët e mia”.

Dijetari i katërt


Në Persinë e hershme jetonte një njeri i ditur, i quajtur Artaban, i cili mbante rrobën e priftërisë së hershme të Magut. Një natë dhjetori ai u tha të afërmve: "Tre miqtë e mi janë duke vëzhguar tempullin e lashtë në Babiloni. Nëse ylli i premtuar do të shfaqet, ata do të presin dhjetë ditë për mua dhe pastaj do të nisen për në Jeruzalem, për të parë dhe adhuruar atë që do të lindë si Mbret i Izraelit. Unë shita ato që kisha dhe bleva tre gurë të çmuar - një zafir, një rubin dhe një perlë, për t'ia dhënë Mbretit të ri"
Pas pak, kur ai ishte duke vëzhguar qiellin, nga ana lindore vuri re një dritë të shndritshme që lëvizte nëpër qiell. "Ajo është shenja, - tha ai, - Mbreti po vjen, dhe unë do të shkoj ta takoj".
Artabani udhëtoi për dhjetë ditë dhe ndodhej vetëm tre orë nga vendi ku do të takonte miqtë, kur papritur kali ndaloi dhe një objekt i errët shtrihej përpara tij. Drita e yjeve zbuloi formën e trupit të një njeriu, i cili dergjej i plagosur. Zemra i rrahu fort. Të ndalonte dhe të kujdesej për të huajin?
Ç'do të ndodhte nëse do të vonohej dhe miqtë do të largoheshin pa të? Të rrezikonte shpërblimin e madh të besimit të tij, për hirin e një vepre të vetme mirëbërëse?
"Perëndia i së vërtetës dhe dashurisë, - tha ai dhe u lut, më drejto në udhën e shenjtë, në udhën që shpreh vullnetin tënd".
Pastaj, zbriti nga kali dhe filloi të shikonte me vëmendje njeriun, e vajosi me vaj dhe i mbuloi plagët. Orë pas ore punoi, derisa më në fund të mjerit i erdhën forcat.
Tashmë kishte kaluar mesi i natës dhe tre dijetarët u larguan pa Artabanin për të kaluar shkretëtirën pa të. Artabani po mendohej kur njeriu i sëmurë i pëshpëriti: "Nuk kam asgjë për të të dhënë si shpërblim të ndihmës sate" dhe përveç kësaj, "unë jam Jude dhe profetët thanë, se Mesia që ju kërkoni nuk do të lindë në Jeruzalem, por në Bethlehem.

Diçka për t’u kujtuar


Disa vite më parë, një shoku im dënoi vajzën e tij 4-vjeçare, sepse harxhoi një top të artë mbështjellës. Paratë u shpenzuan, por ajo që e mërziste më shumë të atin ishte se vajza po zbukuronte një kuti, të cilën do ta vendoste poshtë pemës së Krishtlindjes. Mëngjesin tjetër vajza e vogël mori kutinë, ia çoi të atit dhe duke buzëqeshur i tha: Babi, kjo është një dhuratë për ty.
Ai hapi kutinë dhe u inatos edhe më shumë, kur pa që kutia ishte bosh. Gjithë inat i bërtet vajzës së vogël: “Bijë, a nuk e di që kur i jep dhuratë një njeriu ajo duhet të ketë diçka brenda saj?”
Vajza e vogël, i nguli vështrimin të atit, mbushi sytë me lot dhe duke ngashëruar tha: Babi, kutia nuk është bosh. Unë vendosa brenda saj shumë puthje. Të gjitha këto janë vetëm për ty, babi.
Babai u trondit. E përqafoi fort vogëlushen e tij dhe iu lut ta falte.
Shoku im më tregoi se e mbante këtë kuti të artë pranë krevatit të tij për vite me radhë. Sa herë që ai ishte i dekurajuar, nxirrte një puthje imagjinare nga kutia dhe kujtonte dashurinë e vajzës, e cila i kishte vendosur atje puthjet e saj për të atin. Në të vërtetë secilit prej nesh i është dhënë nga Perëndia një kuti e mbushur me puthje dhe dashuri pa kushte. Pozicion më të çmuar nga ky që kemi nuk mund të ketë.


Dhuroja mëkatet e tua Perëndisë


Shën Jeronimi, kur jetonte në Palestinë dhe punonte në shpellën e Bethlehemit, atje ku u lind Zoti, disa ditë para se të vinte festa e Krishtlindjes pati një vizion të mrekullueshëm të Lindjes së Zotit. Jisu Krishti iu shfaq si një fëmijë dhe e pyeti:
“Jeronim, nëse dikush do të shfaqej nga ana ime e do të kërkonte diçka si dhuratë për Krishtlindje, çfarë do të Më jepje?”
“Virtytet dhe lutjet e mia, iu përgjigj shën Jeronimi”.
“Mirë, po çfarë tjetër?”
“Zemrën, shpirtin, gjithë qenien time”, - shtoi shenjti.
“E pranoj edhe këtë gjithashtu, por dëshiroj edhe diçka tjetër nga ana jote”.
“Po çfarë të të jap tjetër, Zot?” - i tha asketi.
“Më jep mëkatet e tua”!
Shën Jeronimi filloi të thërrasë me zemër të thyer dhe kërkoi me lot:
“Pse ke nevojë për mëkatet e mia, Zot?”
“Që t’i marr mbi veten”.
Ai i tha: “Më jep mëkatet e tua”.
Jisu Krishti dëshiron të marrë mëkatet tona. Asnjë tjetër besim nuk mëson një Perëndi më të dhembshur, plot dashuri për njeriun sesa i Yni.

Dembeli dhe e papërtuara

Sipas një tradite të vjetër popullore dikur Krishti po ecte bashkë me nxënësit e Tij dhe duke iu afruar anës së rrugës pa një dembel i cili ishte shtrirë këmbë mbi këmbë në hijen e një peme e cila ishte ulli, nën hijen e të cilit dikur ishte ulur dhe Krishti për të pushuar, dhe e pyeti se nga kush rrugë duhet të shkonin për të arritur në fshat. I riu dembel përtoi të ngrihet dhe duke shtrirë këmbën e tij i tregoi drejtimin për në fshat, indiferent dhe duke hapur gojën për gjumë. Krishti e falënderoi dhe vazhdoi rrugën, ndërsa nxënësit të inatosur nga sjellja e dembelit, filluan t’i flisnin Jisuit për sjelljen e padenjë të të riut dhe për ofendimin që ata ndjenin. Krishti duke hyrë në fshat u afrua në një shtëpi, në të cilën një vajzë e re po bënte brumë për të përgatitur bukën për pjesëtarët e tjerë të familjes. Pyetja ishte e njëjtë me atë që iu bë dembelit; nga cila rrugë duhet të shkonin për të arritur në fshat.