E pamundur



Aleksandër Graham Bell, ai që shpiku telefonin, u arrestua në 1868 sepse përpiqej t’i bindte njerëzit të investonin për projektin kërkimor për telefonin. Shikoni çfarë thuhet në një artikull të gazetës New York City të vitit 1868:
“Një person u arrestua në New York sepse po përpiqej të mblidhte fonde nga njerëzit injorantë dhe supersticiozë duke ekspozuar një mjet për të cilin ai thotë se do të përçojë zërin njerëzor në çfarëdo lloj distance nëpërmjet kabllove metalike, dhe në këtë mënyrë do të mund të dëgjohet në anën tjetër. Ai këtë instrument e quan telefon. Njerëz të mirë – informuar e dinë që është e pa mundur të transmetohet zëri njerëzor nëpërmjet kabllosh”.
Gjëja më e keqe është se shumë nga ne, i afrohen Jisuit sot duke mbajtur të njëjtin qëndrim, të njëjtën mungesë besimi. Kur Jisui thotë: “E mundur”, ne themi “E pamundur”!
“Duajini armiqtë tuaj”- thotë Jisui. “E pamundur” – themi ne.
“Faleni atë që ju ka lënduar. Faleni atë shtatëdhjetë herë shtatë”. “S’ka mundësi”! – kundërshtojmë ne.
“Jetoni si virgjëreshat në një botë mëkatare”. “Për të bërë kështu duhet të jesh i çmendur”, - thotë bota.
“Të bekuar janë të varfërit në shpirt...” “Idiotësira”, - thotë bota. Sa shumë ëndrra, ide të mrekullueshme, janë vrarë nga bota duke thënë: e pamundur.
Njerëzit kalojnë tërë jetën e tyre duke i vënë kufij fuqisë së Perëndisë. Besim është aftësia për t’u kapur fort pas asaj fuqie të Perëndisë e cila bëhet e përkryer atëherë kur ne jemi më të dobët, është hiri i Perëndisë i mjaftueshëm për gjithçka – që ky besim kapet fort pas atij hiri dhe asaj fuqie në mënyrë të tillë që të gjitha gjërat që janë për njerëzit të pamundura të bëhen hyjnisht të mundura. Me Perëndinë të gjitha gjërat janë të mundura. Fjala “e pamundur” nuk ka vend në fjalorin e të krishterit.


No comments:

Post a Comment