Janë dy ditë në javë për të
cilat nuk duhet të shqetësohemi. Njëra prej tyre është e Djeshma me të
gjitha gabimet, përkujdesjet, dhimbjet dhe vuajtjet. Ne nuk mund të ç’bëjmë,
qoftë edhe një veprim të vetëm që kemi kryer. Nuk mund të fshijmë as edhe një
fjalë të vetme që thamë. E djeshma shkoi përgjithnjë.
Dita tjetër për të cilën nuk
duhet të shqetësohemi është e Nesërmja. Me të gjitha fatkeqësitë e
mundshme, me ngarkesat e saj, premtimet e mëdha, dhe arritjet e pamjaftueshme.
E nesërmja është jashtë kontrollit tonë të menjëhershëm. Dielli i së nesërmes
do të lindë ose në shkëlqim ose pas reve, por ai do të lindë. Përderisa kjo do
të ndodhë, ne nuk kemi ç’të humbim sot, derisa ai lind nesër.
Shqetësimi për të Djeshmen dhe
të Nesërmen largon vetëm një ditë, të Sotmen.
Njeriu mund të luftojë betejën
e drejtë vetëm një ditë. Dhe kjo atëherë kur ti dhe unë shtojmë përgjegjësitë e
këtyre dy të vërtetave të përjetshme shumë të mëdha. E djeshma dhe e nesërmja
që ne e mposhtëm. Pra, le të kujdesemi për të Sotmen që t’i japim
asaj vlerën e plotë që i takon.
No comments:
Post a Comment