Durimi




Flet një ushtar i plagosur. Një ditë pas ndërrimit të plagës, me dhimbje të mëdha të ushtarit të plagosur, infermierja i tha: Këtë provë e lejoi Perëndia. Pranoje me gjithë shpirt dhe do të gjesh lehtësi.
Me hirin e Perëndisë kjo bëhet, - u përgjigj ai me buzëqeshje. Para pak kohësh dëgjova një predikim që më bëri përshtypje të madhe. Në veçanti më mbetën të gërvishura thellë brenda meje këto fjalë: “Në qoftë se pranoni me durim e me trimëri një provë, një fatkeqësi, një kryq si të lejuar nga Perëndia, kjo ngarkesë do t’iu bëhet e lehtë. Nuk do ta ngrini ju kryqin por Ai do t’ju ngrejë juve bashkë me kryqin”. E pranoj se kjo mu duk e vështirë, por e pranova dhe e pashë në fakt, se kishte shumë të drejtë predikuesi. Kur më vonë u shpall lufta, e bëra këtë lutje dhe e përsëris dendur: “O Perëndia im, ja një kryq por nuk më trondit. Do mundohem ta ngre me trimëri shpirtërore. Unë do të bëj çfarë të mundem dhe Ti o Zot, do të plotësosh atë që mungon”. Ju siguroj se ky kryq, kurrë nuk ishte i rëndë, megjithatë u përballa me vështirësi të mëdha. E kuptoni pra, se nuk është e kënaqshme që të bjerë shi, borë dhe ti të luftosh dhe megjithatë, në çastet më të vështira, provoja një gëzim të patregueshëm në thellësi të shpirtit tim. Ndjenja që kisha pranë meje Perëndinë dhe të ngrinte kryqin tim.

No comments:

Post a Comment