Doreza e derës




Ekziston një pikturë e famshme e artistit Human Hunt me titull “Drita e botës”. Kjo pikturë paraqet Krishtin, i Cili qëndron para një dere të mbyllur. Ai është në pozicion trokitjeje dhe po pret të hapet, pret dhe troket përsëri. Fytyra e Krishtit ndriçohet nga drita e Tij dhe poshtë derës ka mbirë shumë bar. Kur artisti mbaroi së punuari tablonë thirri një nga shokët e tij për ta vlerësuar veprën. Pasi shoku i tij vajti tek studioja e artistit qëndroi në një distancë të largët nga tabloja dhe e shikonte me vëmendje dhe për një çast i vuri në dukje një gjë që i bëri përshtypje. Pse, mjeshtër, nuk vendose dorezë tek dera, mos vallë harrove? – i thotë ai. Jo, - iu përgjigj duke buzëqeshur artisti i madh, - nuk harrova, me qëllim nuk e vendosa, por doreza është brenda ... nuk duket.
Me të vërtetë dera nuk hapet veçse nga brenda. Asnjë vizitor, as vetë Krishti, nuk mund ta hap zemrën tonë të mbyllur, jemi ne ata që duhet ta hapim zemrën tonë që Ai të na sjellë gëzimin dhe shpëtimin. Zoti respekton vullnetin tonë të lirë, çfarë presim pra, përse nuk e hapim zemrën tonë të mbyllyr? Do ta lëmë jashtë që të pres? Vullneti dhe liria personale e njeriut respektohen nga Zoti. Ajo duket dhe nga fjalët e Ungjillit; “Kushdo që do të vijë pas meje le të më ndjekë, le të marrë kryqin e tij”.

No comments:

Post a Comment