Dora e Perëndisë




Dikur në një qytet të madh, njerëzit donin të ndërtonin një Kishë. Për atë që do të kontribonte më tepër, dora e Perëndisë do të shkruante me gërma të theksuara emrin e tij mbi dyert e Kishës. Të gjithë ishin gati të jepnin atë që kishin, por më shumë ofroi mbreti. Kur përfundoi Kisha së ndërtuari, të gjithë besonin se dora e Perëndisë do të shkruante patjetër emrin e mbretit. Por ndodhi diçka e papritur! Ishte shkruajtur emri i një plake të varfër! Atëherë mbreti e pyeti se çfarë kishte ofruar ajo? “Asgjë, mbreti im”, - iu përgjigj plaka e varfër. “Vetëm kur buajt, që tërhiqnin qerret e ngarkuara me mermer, ndërsa ngjiteshin në malore turfullonin, unë shkoja i përkëdhelja dhe u jepja ujë. Kjo ishte e gjitha. Pra nuk dhashë asgjë sepse nuk kam”.
Sytë e Perëdisë kurrë nuk pëlqejnë sasitë që ofrojmë, por mënyra se si ofrojmë. Perëndia sheh dëshirën e mirë të njeriut dhe në mënyrë analoge gjykon e vendos.

No comments:

Post a Comment