Drejtimi i jetës sonë



Gjëja më e rëndësishme sot në botë nuk është vendi ku ne ndodhemi, por drejtimi ynë. Qëllimet janë të rëndësishme për të gjithë moshat, por veçanërisht për të rinjtë në planet e tyre për jetën. Një peshkop tha njëherë “të rinjtë tanë kriminelë në Amerikë bëhen të tillë sepse nuk kanë mision, nuk kanë qëllim në jetë. Nëse i shtojmë avullin një bolieri dhe nuk e vëmë në punë ai do të shpërthejë, kështu pra rinia shpërthen për të njëjtën arsye. Ata nuk kanë një qëllim në jetë”.
Fillimi i një viti të ri është koha më e mirë që t’i bëjmë vetes pyetjen: “Ku dua të jem pas 5 vjetësh, 10 vjetësh, 50 vjetësh, në përjetësi nga ky moment”? Gjithçka varet nga qëllimi që unë zgjedh tani. Parajsa nuk është pagesa që përfiton pasi ke ecur me Perëndinë; është vendi ku mbaron rruga. Që të jesh me Jisuin kur të mbarojë ky udhëtim, duhet të jesh me Jisuin tani. Vullneti i Tij duhet të bëhet qëllimi ynë.

No comments:

Post a Comment