Drita fillon me mua



 
Ruajtësi i farit po krenohej për ndriçimin që jepte drita e tij. Kur e pyetën se ç’mund të ndodhte sikur drita të shuhej dhe ndriçuesit të mos bënin dritë, ai u përgjigj; “e pamundur”. Në det ka anije që lundrojnë. Nëse kjo dritë do të shuhej sonte ndonjë anije do të mbytet. Në të njëjtën mënyrë sytë e botës janë fiksuar tek ata që ndjekin Jisuin, prandaj Ai tha: Ju jeni drita  e botës. Qyteti i ndërtuar në një kodër nuk mund të fshihet. Askush nuk vë dritën nën tas, po në shandan që të ndriçojë gjithë shtëpia. Le të ndrijë drita juaj para njerëzve që ata të mund të shohin veprat tuaja të mira dhe të lavdërojnë Atin tuaj që është në qiell. Është një mendim solemn që jetët tona vazhdimisht rrezatojnë dritë ose errësirë dhe këto janë gjëra nga të cilat ne influencohemi por që asnjëherë nuk  mund t’i kontrollojmë ose ndalojmë.
Asnjë njeri nuk mund të jetojë për veten. Askush s’mund të thotë se nuk influencohet. Gjithçka që themi ose bëjmë ka një efekt  sado pak të butë. Ai ose shpërthen ose ndihmon. Ai ose na drejton ose na çon në rrugë të gabuar. Ose na çon drejt Mbretërisë së Perëndisë  ose na e fsheh atë. Ne jemi përgjegjës dhe Perëndia na quan të tillë për mënyrën sesi të influencojmë të tjerët.

No comments:

Post a Comment