Diçka për t’u kujtuar


Disa vite më parë, një shoku im dënoi vajzën e tij 4-vjeçare, sepse harxhoi një top të artë mbështjellës. Paratë u shpenzuan, por ajo që e mërziste më shumë të atin ishte se vajza po zbukuronte një kuti, të cilën do ta vendoste poshtë pemës së Krishtlindjes. Mëngjesin tjetër vajza e vogël mori kutinë, ia çoi të atit dhe duke buzëqeshur i tha: Babi, kjo është një dhuratë për ty.
Ai hapi kutinë dhe u inatos edhe më shumë, kur pa që kutia ishte bosh. Gjithë inat i bërtet vajzës së vogël: “Bijë, a nuk e di që kur i jep dhuratë një njeriu ajo duhet të ketë diçka brenda saj?”
Vajza e vogël, i nguli vështrimin të atit, mbushi sytë me lot dhe duke ngashëruar tha: Babi, kutia nuk është bosh. Unë vendosa brenda saj shumë puthje. Të gjitha këto janë vetëm për ty, babi.
Babai u trondit. E përqafoi fort vogëlushen e tij dhe iu lut ta falte.
Shoku im më tregoi se e mbante këtë kuti të artë pranë krevatit të tij për vite me radhë. Sa herë që ai ishte i dekurajuar, nxirrte një puthje imagjinare nga kutia dhe kujtonte dashurinë e vajzës, e cila i kishte vendosur atje puthjet e saj për të atin. Në të vërtetë secilit prej nesh i është dhënë nga Perëndia një kuti e mbushur me puthje dhe dashuri pa kushte. Pozicion më të çmuar nga ky që kemi nuk mund të ketë.


No comments:

Post a Comment