Të paktën...

Lumturia e vërtetë
Dy miq nga Aleksandria arritën deri në thellësi të shkretëtirës në kërkim të një njeriu të urtë dhe të lumtur.
Dhe në fakt pas shumë kohe gjetën një asket të shenjtë dhe e pyetën:
Çfarë të bëjmë atë për të gjetur lumturinë e vërtetë? Shohim se je njeriu më i përshtatshëm që mund të pyesim, sepse dukesh me të vërtetë i qetë dhe i lumtur. Vetëm se ne, pse ta fshehim, nuk mund të jetojmë si ti …
Atëherë ai njeri i shenjtë ngriti duart drejt qiellit dhe me lot në sy u tha:
Bijtë e mi nuk është e nevojshme të jetoni pikërisht si unë për të qenë me të vërtetë të lumtur. Por çfarë nevojitet?

Mendoni për Perëndinë, të paktën sa mendoni për njerëzit.

Kini frikë nga Perëndia, të paktën sa keni prej njerëzve.


Nderoni Perëndinë, të paktën sa nderoni njerëzit.

Shpresoni te Perëndia, të paktën sa shpresoni te  njerëzit.

Zbatoni ligjin e Perëndisë, të paktën sa zbatoni ligjin njerëzor.

Lavdëroni Perëndinë, të paktën sa lavdëroni njerëzit.


No comments:

Post a Comment