Nivelet e DASHURISE




ECIM NE DASHURI
Ç‘është dashuria dhe si karakterizohet ajo gjatë udhëtimit të jetës sonë?
Etërit thonë që gjithçka në jetë është dashuri dhe erotikë. Ata përmendin se njeriu, që nga ngjizja, fillon një udhëtim, që karakterizohet nga tri nivele të dashurisë.
Niveli I - Dashuria e natyrshme: dashuria me të cilën vijmë në jetë, lindim. (karakteristikë e saj: vjen vetë, natyrshëm)
Niveli II- Dashuria kalimtare (Transhendente), karakateristikë e saj: e zgjedhim)
Niveli III- Dashuria Ontologjike (dashuria e vërtetë, dashuria qenësore)

Brenda familjes kemi dy nivelet e para: Dashurinë e natyrshme,  fëmijë-prindër dhe anasjalltas, motër-vëlla, nipër-gjyshër. Dhe dashurinë transhendente: Dashuria burrë-grua, gjysh-gjyshe. Ndryshimi midis këtyre dy dashurive në familje është se dashuria e natyrshme prindër-fëmijë, motër-vëlla, nip-gjysh, vjen vetë, ne nuk i zgjedhim as prindërit, as motrën ose vëllain, as gjyshin. Ndërsa në dashurinë transhendente burri e zgjedh gruan, gruaja e zgjedh burrin.
Pra: Dashuria e natyrshme – vjen vetë
Dashuria transhendente - zgjedh

Dashurinë e natyrshme e mësojmë nga barku i nënës, nëna shtatzëne i flet fëmijës, e përkëdhel, i këndon. Ndaj dhe këshillohet që gjatë kohës kur ke zi në shtëpi dhe gruaja zhtatzënë vesh të zeza, këtë e percepton fëmija dhe trishtohet, madje kjo e shoqëron gjithë jetën. Kisha duhet të flasë fort. Jo veshje të zeza për gratë shtatzëna! Jo grindje, sherre në shatzani! Fëmija duhet të ushqehet vetëm me dashuri. Ambienti për gruan shtazënë duhet të jetë pozitiv. Në bark fëmija kupton më shumë se vitin e parë pas lindjes. KUJDES!
Ajo që ushqen fëmijën nuk është vetëm qumështi i nënës, por edhe ajo që jep nëna me anë të puthjeve, përqafimeve, këngëve etj. Sa më shumë puthje që jep nëna, aq më mirë për fëmijën. Ndjesia e nënës ndaj fëmijës është e fuqishme dhe mbrojtëse.
NATYRSHËM nëna na mëson jo vetëm gjuhën amtare, por edhe dashurinë e natyrshme, (nënore). Nëna e nxjerr dashurinë nga gjiri i saj. Kur lind fëmija, lind me grushte të mbledhura që është një tregues i gjendjes sonë të Rënë. Duam t’ia nënshtrojmë botën vetes. Nëse fëmija do të kishte pushtet do ta kishte nënshtruar botën.
Nëna e hap fëmijën ndaj botës ekzistenciale.

VINI RE: personi i parë ku do hapet fëmija është babai, e kështu me radhë i dyti vjen fëmija tjetër, e pastaj kushërinjtë. Nëna ndihmon fëmijën t’i hapet botës.
Nëse burri nuk shkon mirë me gruan, ajo (pa dashur) nuk e orienton fëmijën drejt babait. Kështu fëmija kështu nuk hapet, por  mbyllet. Kjo dashuri përcakton gjithë jetën e tij. Ndaj kemi 15-25 vjeçarë të mbyllur, që nuk dinë të duam të tjerët. Shkaku për këtë janë fazat e shtatzënisë ose pas lindjes. Nëna e edukon fëmijën të hapet edhe ndaj të tjerëve. Fëmija ndjek pa kuptuar nënën në çdo gjë. Nëse nëna nuk bën kujdes, fëmija dëmtohet.
Gjithmonë ka një ecuri në dashuri. Mos ia plotësoni të gjitha tekat fëmijës, por e edukoni që në vogëli. Dashuria edukon.
Fëmija lind me dashuri të natyrshme, e cila ka nevojë të kultivohet, do nënën babain, motrat, vëllezërit, gjyshin, kushërinjtë etj. Kjo gjë ndodh deri në dymbëdhjetë vjeç (sipas Etërve). Fëmija nuk mund të zhvillojë tjetër dashuri deri në dymbëdhjetë vjeç, përveç dashurisë natyrore, dhe kjo me prespektivën për t’u hapur. Në këtë ndihmon babai, nëna, familja. Dashuria e nënës është më e fuqishmja nga të gjitha; kjo ka të vërtetë, por nuk është e vërteta. Çdo gjë që t’i bëjë nënës fëmija, ajo e do, ndaj themi që dashuria e nënës është më e fortë. Kjo mund të jetë e drejtë, por kjo është në nivel natyror jo më tej. Ne na intereson më tej.
Nga ky moment fillon dashuria transhendente. Si lind kjo dashuri? Fëmija luan në lagje. Ka ambiente me pesë, dhjetë, njëqind fëmijë (shkollë), dhe aty kërkon të ngjashmit, ata me të cilët përshtatet. Tani mundësia për të zgjedhur, tregon që nuk kemi të bëjmë më me dashuri natyrore, dhe ky është elementi që duhet ta mbajmë mend. Fëmija pasi përzgjedh, ndërton miqësi. Pra, nga njëzet fëmijë zgjedh një shok. Që në këtë moment shfaqet një element tjetër dashurie. Ai zgjedh këtë dashuri miqësore. Fëmija nuk luan me kushërinjtë (dashuri natyrore), por me shokët (dashuri transhendente). Në këtë lëvizje në nivelin e dashurisë fillon edhe njohja me gjininë tjetër. Këtu vjen dhe pjekuria seksuale e të dy gjinive. Këtu lind predispozita për njohje të seksit tjetër. Karakteristikë që e shohim edhe kur lexojmë në shërbesën e Martesës. Kur dy persona dashurohen, fillojnë ta lënë familjen (dashurinë natyrore), të largohen dhe të rrinë më shumë me atë që dashurojnë (dashurinë transhendente).

VINI RE: Sapo nëna e kupton që djali i saj interesohet për një vajzë, ajo ka gjykim negative për vajzën: s’është e mirë, e shan, është e gjatë, e shkurtër, thjesht i gjen të meta kot. Shkaku i kësaj është që nëna mendon se fëmijën e kishte nëntë muaj në bark, plus që e rriti njëzet vjet, e ajo (e dashura)  po ia merr nga duart.
Nga ky moment lind urrejtja transhendente si një avushë e madhe. Babai dhe nëna reagojnë kështu me djalin ose vajzën si pasojë e Rënies. Kur Kisha i kurorëzon ata që martohen del Kisha “e keqe”. Pse Kisha i marton fëmijët tanë? – ankohen prindërit kur ndodhen brenda kësaj urrejtjeje negative. Kisha na fton të kalojmë nga dashuria natyrore në atë transhendente. Për dashurinë transhendente Kisha bën Mistere, feston e këndon, madje Martesa bëhej në mes të Litugjisë Hyjnore. Shën Pavli thotë: Ky Mister është i madh. Pse? Sepse ka dy elemente që shkojnë bashkë: lirinë dhe dashurinë, d.m.th, djali dhe vajza zgjedh me liri atë që do.
Kisha nuk bën asgjë për dashurinë e natyrshme, thjesht bën një uratë në Kishë, asgjë tjetër. Ajo që bën është futja 40 ditëshe në Kishë, që është Ipapandi (takim me Zotin) personale. Kjo nuk ka të bëjë me dashurinë natyrore.
Nëse nënat do ta dinin çdo të thotë 40 ditëshi në Kishë, s’do ta çonin kurrë fëmijën atje. Fëmija i përket nënës nga 1-40 ditë. 40 ditësh i ofrohet Zotit, se Atij i përket. Kisha ka të drejtë ta marrë fëmijën e të mos ia japë më, por meqë s’mund ta bëjë këtë, ia kthen nënës deri në 12 vjeç, duke i thënë: Merre, rrite, kujdesu deri në 12 vjeç.
Mosha 12 vjeç është madhore për Kishën, jo 18. Ndaj Kisha marton ose murgjëron 14, 16 vjeçarë.
Njeriu, kur martohet, kalon nga dashuria natyrore në dashurinë transhendente, merr bekimin nga Kisha dhe vazhdon jetën.
Fryti i dashurisë transhendente është lindja e fëmijëve. Shumë thonë se qëllimi i martesës është bërja e fëmijëve. GABIM i madh teologjikMartesa ndihmon që njeriu të kalojë nga dashuria transhendente në atë ontologjike.
Kur nëna bën fëmijë dhe i kushtohet më shumë atyre duke nëglizhuar bashkëshortin, ajo kthehet në dashurinë natyrore, (fëmijët) në vend që të shkojë në atë ontologjike së bashku me bashkëshortin e saj. Burri, i cili nuk e ndien më dashurinë transhendente në familje, fillon të kërkojë dashuri diku tjetër në 2 mënyra: ose bie te dashuria natyrore (kthehet te nëna) ose gjen një shoqe tjetër.
E njëjta gjë ndodh edhe në murgjëri. Unë e vendos edhe martesën edhe murgjërinë në dashurinë transhendente. Zakonisht përdoret shprehja që martesa dhe murgjëria i kanë të gjitha njësoj, pëveç krevatit bashkëshortor.
Edhe problemet në jetën murgjërore shpjegohen si më sipër. P.sh. një murg fillon familjen murgjërore. Si pikënisje ka dashurinë transhendente me murgjërit e tjerë, me qëllim për të arritur te dashuria ontologjike. Kur murgu fillon të ndiejë që në manastir nuk funksionon dashuria transhendente midis murgjërve, ndihet keq.
P.sh. kemi një igumen arkimadrit, dhe ajo që i intereson është si të bëhet dhespot, ose ka të tjerë që duan lavdi, para, këto tregojnë raporte natyrore (si fëmija që i do të gjitha karamelet për vete).
Murgu ndihet keq e thotë, ashtu si te historia që tregoi atë Paisi.
Ishte një djalë që dëshironte të largohej nga Mali i Shenjtë dhe i thotë atij: shkoj në botë, të gjej grua, të harroj Perëndinë – d.m.th të kthehet në gjendjen fiziologjike, që të ndaloj së ecuri drejt dashurisë ontologjike, atje ku na thërret Perëndia.
Kur dikush humb dashurinë në nivelin ku është, ka tendencë për më poshtë.
Kur një grup grash u pyetën se nëse kemi luftë e do të vritet njeri nga anëtarët e familjes suaj, burri ose fëmija, kë do të zgjidhni? Të gjitha, pothuajse të gjitha thanë BURRIN, dhe për këtë kishin 2 arsye: a) se burri ka jetuar disa vjet më shumë se fëmija, dhe b) se burrë gjej sërish, por fëmijë jo. Kjo ishte gabim. Ato pranuan dashurinë e nivelit të parë, atë natyroren (fëmijën) në vend të dashurisë së nivelit të dytë, atë transhendenten (burrin).
Vini re shkallën:
Dashuri natyrore – Dashuri Transhendente – Dashuri ontologjike
Ata kthehen nga dashuria transhendente në dashurinë natyrore.




Dashuria ontologjike
Për këtë dashuri ka folur shumë apostull Joani kur na porosit të arrijmë të duam armiqtë tanë. Të duam jo vetëm burrin, fëmijën, por edhe vjehrrin, vjehrrën.
Shembull i mirë për këtë është historia e Ruthit, (Lexoni librin e Ruthit në Dhiatën e Vjetër) e cila kur i vdiq burri, nuk u largua nga shtëpia. Madje edhe kur i tha vjehrra, largohuni, ajo nuk iku, si nusja tjetër. Ruthi qëndroi, nuk preferoi të kthehet te nëna e saj, d.m.th, te dashuria natyrore, por qëndroi me vjehrrën, gjë e cila e rriste në dashurinë ontologjike. Zoti e vlerësoi Ruthin që të jetë paraardhësja e Krishtit.
A mund të ketë nëna dashuri të ndryshme nga natyrorja, apo është e dënuar të mbesë në këtë stad?
Dua të përmend këtu shembullin e nënës se dyzet martirëve. Ajo vetë e inkurajoi birin e saj të martirizohej. Kjo është e paimagjinueshme – nëna të shohë fëmijën të vdesë në torturë! Kjo Kjo është dashuria ontologjike. Në thelb kjo është Trinia e Shenjtë. PERENDIA YNE ESHTE DASHURI! EMRI I TIJ ESHTE DASHURI! Kjo është DASHURIA! Këtu duhet të arrijmë të gjithë.
Atë Grigori
Takim studentor
Shkurt 2012



No comments:

Post a Comment