Jam i sigurtë në mirësinë Tënde, o Zot!

Atë që jeton është ajo që do të tërheqësh në jetën tënde. Ti mund të përqendrohesh te problemet, ose mund të përqendrohesh te bekimet. Çështja është: A dëshiron më shumë problemet apo bekimet?


Kam vënë re një gjë që kur jeton me një qëndrim të vazhdueshëm mirënjohjeje, ti jo vetëm falënderon Perëndinë për atë që ka bërë në jetën tënde, por fillon ta falënderosh dhe përatë që do të bëjë në jetën tënde.
E falënderon për mundësitë e reja në të ardhmen.
E falënderon për përparimin tënd.
E falënderon për njerëzit e duhur që sjell në jetën tënde.

Kur i themi Perëndisë FALEMINDERIT për gjërat që do të vijnë, deklarojmë në të vërtetë besimit tonë tek Ai.
Në fakt kjo është si të thuash: Perëndi, jam kaq i sigurtë në mirësinë Tënde, kaq i sigurtë që Ti po punon në jetën time dhe do të të falënderoj tani për atë që Ti do të bësh në të ardhmen.

Bir, ky lloj besimi i pëlqen Perëndisë. Ai dëshiron që t’ i besosh mirësisë së Tij dhe të besosh që Ai është Shpërblenjësi i atyre që e kërkojnë me zell.
Ai kënaqet kur shikon besimin tënd.
Ai kënaqet me qëndrimin mirënjohjes.
Sot, thuaj FALEMINDERIT nga besimi që ke.
Me zemër të përulur, lavdëroje Atë gjatë ditës dhe shiko me kujdes çfarë mund të bëjë Ai nëpërmjet teje. Amin!


No comments:

Post a Comment