... dhe ajo ishte e kënaqur


Pema e dashurisë

Një herë e një kohë ishte një pemë mollë që donte një djalë të vogël. Çdo ditë djali shkonte te molla mblidhte gjethe prej saj, i thurte kurorë dhe bënte rolin e mbretit të pyllit. Ngjitej në trungun e saj, ulej në degët e saj dhe hante mollë. Luante dhe kukafshehti. Kur lodhej djali flinte në hijen e pemës. Ai e donte shumë mollën dhe ajo ishte shumë e kënaqur.

Por kaluan vitet dhe djali u rrit. Shumë herë molla mbetej vetëm.
Një ditë ai shkoi te molla dhe ajo i tha: eja djalosh, eja ngjitu mbi trupin tim, ulu mbi degët e mia, ha mollë, luaj poshtë në hijen time dhe kënaqu.
Tani jam i madh për t’u ngjitur dhe për të luajtur – tha djali. Kam dëshirë të blej gjëra dhe t’ia kaloj mirë. Dua lekë. A mund të më japësh lekë?
Më vjen keq – tha molla- po unë nuk kam lekë. Kam vetëm gjethe dhe mollë. Merri mollët e mia, djalosh, dhe shiti në qytet. Kështu do të fitosh lekë dhe do të kënaqesh.
Atëherë djali u ngjit në pemë, mblodhi mollët e saj dhe i mori me vete.
Molla ishte e kënaqur.

Por u bë kohë që djali nuk po dukej dhe molla ishte hidhëruar. Kur një ditë djali u rikthye dhe molla u drodh nga gëzimi dhe i tha: eja djalosh, eja ngjitu mbi trupin tim, ulu mbi degët e mia, dhe kënaqu.
Nuk kam kohë të ngjitem në pemë, - iu përgji djali. Dëshiroj të kem një shtëpi të ngrohtë. Dua nuse dhe fëmijë, prandaj më duhet shtëpia. A mund të më japësh një shtëpi?
Unë nuk kam shtëpi, tha molla. Shtëpia ime është pylli, po mund të presësh degët e mia dhe të ndërtosh një shtëpi. Atëherë do të kënaqesh.
Kështu djali preu degët e saj, i mori me vete për të ndërtuar shtëpinë e tij.
Molla ishte e kënaqur.

Po kaloi shumë kohë e djali nuk po dukej.
Dhe kur u rikthye molla ishte kaq shumë e kënaqur saqë nuk mundi as të fliste dot.
Eja, djalosh, pëshpëriti, eja të luash.
Jam shumë i moshuar dhe shumë i hidhëruar, e nuk mund të luaj – tha djali. Dëshiroj një varkë që të iki larg. A mund të më japësh një varkë?
Prije trungun tim dhe ndërtoje varkën – tha molla. Kështu do të mund të ikësh larg dhe të jesh i kënaqur. Atëherë djali e preu trungun e saj dhe iku larg.
Molla ishte e kënaqur.

Pas shumë kohësh djali u rikthye.
Më vjen keq djalosh, tha molla, nuk më ka mbetur më asgjë për të të dhënë. Nuk kam mollë. Dhëmbët e mi nuk janë më për mollë – u përgjigj djali.
Nuk kam degë tha molla. Nuk mund të hipësh mbi to.
Jam shumë i moshur tani, për të hipur mbi degë - tha djali.
Nuk kam trung, nuk mund të kacaviresh - vazhdoi molla. Jam shumë i lodhur tani për t’u kacavjerrë - tha djali.
Më vjen keq - ngashëriu molla. Sa mirë sikur të mund të jepja diçka, po nuk më ka mbetur më asgjë. Tani nuk jam veç një trung i vjetër. Më vjen keq...
Tani nuk dëshiroj shumë gjëra, tha djali, vetëm një vend të qetë ku të ulem dhe të shlodhem. Jam shumë i lodhur.
Atëherë molla drejtoi trungun e saj aq sa mundi dhe tha: - Një trung i vjetër është ajo që të duhet, ku mund të ulesh e të çlodhesh. Eja djalosh, ulu. Ulu dhe çlodhu. Djali u ul dhe u çlodh.
Molla ishte e kënaqur.



No comments:

Post a Comment