UNE do të shpërblej për vitet e humbura - thotë Zoti.


                          

Unë do të të shpërblej për vitet që ju kanë ngrënë karkalecat...  thotë Zoti.  Joel 2:25

Bir, Perëndia di si të të kompensojë vitet që ke humbur në jetë.
Sigurisht që ti nuk mund të kthehesh në fëmijërinë tënde,
por Perëndia mund të bëjë pjesën tjetër të jetës sate kaq të dobishme,
kaq të përmbushur, saqë as të mos të të mungojë ajo që nuk ndodhi në të kaluarën.

Ti mund të ndjesh sikur ke humbur vite në një lidhje që nuk funksionoi.
Por Perëndia mund të sjellë në jetën tënde dikë aq fisnik, aq argëtues, aq miqësor, aq tërheqës,
saqë ti as nuk do t’i kujtosh vitet që ke humbur.

Mund të kesh kaluar vite të tëra në një punë që përfundoi pa asnjë vlerë.
Ti punove me gjithë shpirt deri në fund; gjërat nuk dolën si kishe shpresuar,
dhe tani duket sikur ka qenë humbje e madhe kohe.
Ndoshta nuk mund të kuptosh sesi ndonjëherë mund të jesh atje ku dëshiroje të ishe,
por mos u beso këtyre gënjeshtrave. Perëndia di si të kompensojë kohën e humbur.

Perëndia mund të përshpejtojë gjërat.
Perëndia mund të risjellë në rrugën tënde mundësitë që e humbe, që do të shtyjnë në vitet përpara.
Noshta nuk është hera e parë që ka ndodhur, por Perëndia do të të japë gjithmonë një mundësi tjetër.
Ai do të të kompensojë kohën e humbur dhe do të nxjerrë më të mirë dhe më të fortë se më parë.



Një lutje për sot
O Zot, Ti je Shpëtimtari im.
Faleminderit që premtove të më ripërtërish vitet që kam humbur ose që i kam kaluar kot.
Me besim pranoj premtimin Tënd.
Në Ty e vendos besimin dhe shpresën time dhe besoj se ditët e mia më të mira janë para meje.
Në emrin e Atit, e të Birit dhe të Shpirit të Shenjtë. Amin.

No comments:

Post a Comment