Showing posts with label Studime Biblike. Show all posts
Showing posts with label Studime Biblike. Show all posts

Studim Biblik (PARABOLAT) – Gjykimi i fundit (Mt.25:31-46)




Studim Biblik (PARABOLAT) – Gjykimi i fundit (Mt.25:31-46)


 Lexo Mt 25:31-46
Cili është mesazhi kryesor?
a)     Koha e gjykimit do të vijë me patjetër.
b)    Krishti është në çdo person, prandaj ne duhet të trajtojmë çdo person me dashurinë dhe respektin që do t'i jepnin Jisuit

Studim Biblik (PARABOLAT) - Tagrambledhësi dhe Fariseu


 Krenaria dhe përulësia
Lexo Lk. 18:10-14
- Kush ishin Tagrambledhësit dhe Farisenjtë?
Tagrambledhësit:
  • njerëzit më të urryer në Palestinë pasi punonin për romakët.
  • të parë si renegatë dhe tradhtarë.
  • shumë korrupsion në sistem, dhe ishte e lehtë për një tagrambledhës të vidhte nga fitimet.  Kryesisht ata shikoheshin si hajdutë.
  • Judenjtë vendosnin në një kategori, vjedhësit, vrasësit dhe tagrambledhësit
  • Tagrambledhësit nuk lejoheshin në sinagogë

Farisenjtë:
  • një lëvizje fetare laike e përqendruar në studimin dhe praktikën e ligjit
  • ata mbaheshin me një nderim të lartë në judaizëm. Ata kapërcenin pjesën tjetër të kombit në pikëpamjen e fesë

Për cilët është kjo parabolë? (v. 9)

Studim Biblik (PARABOLAT) - Shërbëtori i Pamëshirë (Mt 18:21-35)


Falja e të tjerëve
Pse duhet të falim të tjerët?
Sa herë duhet ta falim të afërmin tonë? Cila është e pranueshme?
Pse është e vështirë të falim të tjerët?

Lexo Mt. 18:21-35
Sa herë duhet të falim të afërmin tonë? 
-         Pjetri po mundohej të ishte i arsyeshëm në maksimum. Mësuesit judenj të asaj kohe thoshin se dikush duhet të falë vëllain e tij tre herë, por jo më tepër.

-Përgjigjja e Jisuit është një surprizë. Ajo i kalon të tëra limitet dhe llogaritjet.  Mëshira dhe falja jonë duhet të jetë e pafundme.

10.000 tallandat krahasuar me 100 denarë
- një tallandë ishte e barazvlefshme me më tepër se 15 vjet rroga pune; një denarishte zakonisht rroga ditore.  Si rrjedhim, një tallandë ishte shumë më tepër sesa 100 denarë.  Ideja e 10.000 tallandave është e paimagjinueshme, e pamendueshme, jashtë çdo lloj mase.

Përse Jisui përdor figura të tilla jashtë limitit mendor?
- Ai donte të tregonte sa e madhe është dashuria e Perëndisë; sa e pafundme është mëshira e tij për ne
 (Ps 103)

Studim Biblik (PARABOLAT) - Samaritani i Mirë (Lk 10:25-37)


Dashuria për të afërmin

Parathënie: 
Cili është urdhërimi më i madh i besimit të krishterë?
-          Dashuri për Perëndinë dhe dashuri për të tjerët.
 A i do Perëndia të gjithë njerëzit njëlloj? A i do njësoj Perëndia kriminelët dhe shenjtorët?
Dashuria e Perëndisë është pa kushte; kjo do të thotë që ajo nuk varet nga ne ose nga ajo që ne bëjmë.
Si e shfaqim këtë dashuri te të tjerët?
Çfarë na pengon t’ua shfaqim të tjerëve këtë dashuri?


Lexo Lluka 10:25-37
Çdo të thotë të duash Zotin me zemër, shpirt, force dhe mendje?
- diskuto sa shpesh ne e duam Zotin me kushte. Porosia e Krishtit është të duam Perëndinë plotësisht.
- ne e shfaqim dashurinë tonë konkrete për Perëndinë duke dashur ata që janë rreth nesh. (“ju jeni gënjeshtarë, nëse thoni që doni Perëndinë, por urreni vëllanë tuaj”). 1 Jn 4:20)

Studim Biblik (PARABOLAT) - Dashuria e Perëndisë


Lexoni Lluka 15:11-32

Cili është pikësynimi i parabolës?  Cila është figura qëndrore?
·        Ati i dashur dhe i mëshirshëm, i cili s’është aspak egoist dhe ofron dhembshuri dhe dashuri pa kushte. (Eshtë e vështirë të kuptosh sa e madhërishme dhe  e pakufishme është dashuria e tij).
·        Pasojat e mëkatit dhe rebelimit ndaj Perëndisë
·        Pendimi dhe falja
·        Si duhet të reagosh në periudha fatkeqësie?

Me fjalët  tuaja, çfarë ndodhi në  fillim midis djalit të vogël dhe atit të tij.

Djalii vogël kërkoi trashëgiminë (v.12)
·        Megjithëse ligji jude kërkonte që babai t’il inte një pjesë të pasurisë djemve, përsëri këtu ka një zemërngurtësi në kërkesën e djalit.  Ai vlerësoi paranë mbi lidhjen e tij me të atin (dhe ky mund të jetë ofendimi më i madh në Lindjen e Mesme, pasi lidhjet janë gjëja më e rëndësishme).
·        Drejtpërdrejt ai i tha babait se ishte ivdekur për të. (Kjo ndodh kurdoherë kur ne mëkatojmë. Ne i themi Perëndisë se ai është i vdekur për ne).

Studim Biblik (MISIONARIZMI) - Si edhe çfarë t’u dëshmojmë të tjerëve?



 Si edhe çfarë t’u dëshmojmë të tjerëve?

Lexo 1 Pjetri 3:15-16

“Jini gjithnjë gati për mbrojtje ndaj kujtdo që ju kërkon fjalë për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje, duke pasur ndërgjegje të mirë....”

Sipas këtij vargu, çfarë përgjegjësie kemi?
- Ne duhet të jemi gati t’iu tregojmë të tjerëve për shpresën që është në ne. Me fjalë të tjera, ne duhet të jemi gati t’ju tregojmë atyre për besimin tonë te Perëndia!

Sipas këtij vargu, kur u japim “dëshmi” të tjerëve, si do ta japin dëshminë tonë?
-          A është e hijshme të grindemi me të tjerët, të përpiqemi për t’i bindur ata me forcë që ne jemi të saktë?
-          A duhet të inatosemi kur të tjerët nuk bien dakord me ne?
-          Si mund të diskutojmë butësisht me të tjerët, të cilët nuk janë dakort me ne?
-          A duhet ta “fitojmë” ne debatin, apo jemi thirrur vetëm “për të dhënë një dëshmi”?

Studim Biblik (MISIONARIZMI) - Profetët dhe mesazhi i Jonait



 Profetët dhe mesazhi i Jonait 

Përgjatë historisë së Dhiatës së Vjetër, shohim se si populli i zgjedhur i Izraelit harroi përgjegjësitë e tijpër të ndarë dritën e Perëndisë te të gjitha kombet. Shpeshherë Izraelitët kujtonin marrëdhënien e tyre të veçantë me Perëndinë dhe bëheshin shumë krenar dhe arrogant. Ata e shikonin veten e tyre si të vetmit njerëz të mirë dhe të gjithë njerëzit e tjerë të këqij. Ata vazhdimisht kujtoheshin që Perëndia i zgjodhi si kombin e Tij të veçantë, por ata harronin të kujtonin se Perëndia u dha atyre edhe një përgjegjësi, të bekonin të gjithë kombet!

Prandaj, Perëndisë i duhej përsëri dhe përsëri t’i kujtonte popullit të Tij se ai duhej të përmbushte përgjegjësitë e tij. Për këtë Perëndia dërgoi profetët për t’ju kujtuar njerëzve se çfarë Ai dëshironte. Isaia ishte një prej këtyre njerëzve të shenjtë.

Lexo Isaia 6:1-9
1Çfarë bën Perëndia këtu? Çfarë po kërkon Ai?
2. Shohim se Profeti Isaia e kupton se ai është në praninë e Perëndisë dhe është i frikësuar nga fuqia e Perëndisë. Por kur Perëndia i bën atij një pyetje, ai është gati t’i përgjigjet.

Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Perëndisë. Ai dëshiron të na përdorë si instrumente të Tij.



Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Perëndisë.
Ai dëshiron të na përdorë si instrumente të Tij.
Në cilin vend të Biblës fillon thirrja jonë për misionarizëm?

Lexo Gjeneza 1:24-2: 4

Çfarë thotë vargu 26-27?
Të gjithë njerëzit janë krijuar sipas imazhit të Perëndisë

Çfarë nënkupton vargu 28? 
që njerëzit e parë u krijuan për t’ë shumuar, prandaj të gjithë  njerëzit kanë si paraardhës të tyre Adamin dhe Evën.

Atëherë, çfarë mund të themi për të gjithë njerëzit në botë për marrëdhënien e tyre me Perëndinë?
-  Perëndia është Krijuesi i gjithësecili, prandaj Ai është ati dhe ata janë fëmijët e Tij – gjithsecili!

 Atëherë, cila është marëdhënia jonë me të gjithë njerëzit në botë?
ne të gjithë jemi motra dhe vëllezër me çdo person në botë, s’ka rëndësi se çfarë ngjyre kanë ata, s’ka rëndësi çfarë besojnë, s’ka rëndësi se sa të çuditshme janë zakonet dhe gjuha e tyre.

THIRRJA E MADHE - Porosia e harruar





 Lexo Joani 14:15
Diskuto këtë varg.
Çfarë lidhje kanë “dashuri” dhe “bindje” me njëra tjetrën?
Cilat janë disa urdhërime të Perëndisë që ne duhet t’u bindemi për të treguar dashurinë tonë për të?

A e di ndonjëri, cili ishte urdhërimi i fundit i Krishtit?