Lexoni Lluka 15:11-32
Cili është pikësynimi i parabolës? Cila është figura qëndrore?
· Ati i dashur dhe i mëshirshëm, i cili s’është aspak egoist dhe ofron dhembshuri dhe dashuri pa kushte. (Eshtë e vështirë të kuptosh sa e madhërishme dhe e pakufishme është dashuria e tij).
· Pasojat e mëkatit dhe rebelimit ndaj Perëndisë
· Pendimi dhe falja
· Si duhet të reagosh në periudha fatkeqësie?
Me fjalët tuaja, çfarë ndodhi në fillim midis djalit të vogël dhe atit të tij.
Djalii vogël kërkoi trashëgiminë (v.12)
· Megjithëse ligji jude kërkonte që babai t’il inte një pjesë të pasurisë djemve, përsëri këtu ka një zemërngurtësi në kërkesën e djalit. Ai vlerësoi paranë mbi lidhjen e tij me të atin (dhe ky mund të jetë ofendimi më i madh në Lindjen e Mesme, pasi lidhjet janë gjëja më e rëndësishme).
· Drejtpërdrejt ai i tha babait se ishte ivdekur për të. (Kjo ndodh kurdoherë kur ne mëkatojmë. Ne i themi Perëndisë se ai është i vdekur për ne).
Djali udhëton shumë larg, në një vend të huaj (v.13)
· Kjo tregon se si mëkati na largon nga Perëndia. Kur vendosim të mëkatojmë, vendosim të largohemi nga prania e Tij.
· Përse Ati e la të birin të largohet, kur Ai e dinte çfarë do t’i ndodhte? Përse Ai na lejon që të largohemi prej tij, dhe të kemi probleme në jetën tonë? – Sepse AI NA DO dhe na ka dhënë dhuratën e madhe të LIRISE,
· Nganjëherë habitemi përse Perëndia na kabraktisur apo na ka lënë, por përsëri ne e dimë nga Shkrimi (Zbul. 3:20, Mt. 28:20, Jn 14:16-18) që Perëndia është gjithmonë me ne. Ne jemi ata që vendosim të vrapojmë larg Tij, sikurse dhe Djali plangprishës.
· ”plangprishës” nënkupton tepër i paarsyeshëm
· imazhi i ushqimit të derrave është figura më e ulët për një jude. Ligji jude citon, “Mallkuar qofshin ata që ushqejnë derrat.”
· Si rrjedhim, kur dikush braktis Perëndinë, ai përfundon në një gjendje të plotë çoroditëse. (Kjo tregon çoroditjen e plotë nga mëkati! Ky është një largim jo vetëm nga Perëndia, por dhe nga ana jonë njerëzore, qoftë dhe nga vetë vetja jonë).
Kur rritet fatkeqësia, në ç’mënyrë mund të reagojë djali?
- negative:
· vetkeqardhja (duke menduar se kjo është ç’ka meritojmë, apo ky është ndëshkimi ynë)
· ndëshkojmë ose fajësojmë të tërë ata që ndodhen rreth nesh, duke mos marrë përgjegjësi mbi vete
· mërzitje e vazhdueshme, dhe jetë nën një gjendje hidhërimi
· vetvrasja
- pozitive:
· mendimi pozitiv/besimi në Perëndi: Fil 4:6,7 13; Mt 11:28-30
· rrëfimi, pendimi, dhe bashkimi me Perëndinë
· kreshmimi dhe lutja
· kërkimi i një mbështetjeje te një mik (në rastin tonë një vëllai/motre ose ati shpirtëror)
Si reagoi djali? (v. 17) “Ai erdhi në vete”
Çfarë nënkupton kjo ?
i) Kur ne mëkatojmë, ne nuk jemi më vetvetja. Ne jemi krijuar sipas imazhit të Perëndisë, dhe si rrjedhim, të jemi me të vërtetë vetja, duhet të reflektojmë këtë imazh. Pra, kur ne përmendemi (vijmë në vete), shikojmë mirësinë e Perëndisë e cila banon brenda nesh.
ii) Të vish në vete, nënkupton të bësh një “vetëvlerësim” - të shikosh jetën tënde nën dritën e Krishtit.
Hapa të VETEVLERESIMIT që të çojnë në PENDIM
· Reflektim për gjendjen tonë origjinale (v. 17b)
· Dëshira e thellë për t’u kthyer te Perëndia (v. 18a)
· Rrëfimi i mëkateve të kaluara (së pari ndaj Perëndisë, e pastaj ndaj të afërmve) vv. 18-19
· Veprimi i të ngriturit dhe të kthyerit (v.20)
Një dëshirë dhe rrëfim nuk janë të mjaftueshme, por pendimi i vërtetë është një veprim për të ndryshuar rrugët e vjetra dhe rikthim te Perëndia! Pendimi është kthimi nga mërgimi në shtëpinë tonë të vërtetë!
Në vetëvlerësim, mos krahaso veten me të afërmin tënd (si Fariseu dhe Tagrambledhësi), por me atë çka Perëndia kërkon të bëjë! “Jini të përsosur, sikurse dhe Ati juaj qiellor është i përsosur” (Mt. 5:48)
Çfarë ndodh pastaj? (vv. 20-24)
Ne shikojmë dashurinë dhe mëshirën e madhe të Atit!
· Ai priste kthimin e djalit (Zbul. 3:20)
· Ai vrapon ta takojë
· Ai e përqafon dhe e mbulon me të puthura.
· Vetëm Dashuri shikohet në veprimet e Atit.
Djali jo vetëm rrëfeu veten, por tashmë rrëfehet me zë të lartë. Djali tregon:
· kurajë për t’u kthyer
· shpresë (v.21): duke thirrur “Atë”, ai shpreson thellësisht që është ende i biri.
· kuptimin e saktë të mëkatit (v.21): së pari, kundër qiellit e pastaj kundër të tjerëve.
· përulësi (v.21): ai kupton padenjësinë e tij
Çfarë thotë Ati?
· Zhvishe rrobën e fatkeqësisë dhe vish rrobën e Krishtit (Gal 3:27)
· Sill robën “më të mirë” - shenjë e nderit; jo thjesht rroba më e mirë të cilën ndoshta djali plangprishës e la para se të largohej, por rrobën më të mirë të tërë shtëpisë. “Perëndia jo vetëm përtërin mëkatarët e penduar me hirin që ata kanë pasur më parë, por u jep hirin më të madh që dikush mund të marrë!”
· ”Unaza” - shenjë e autoritetit, shenjë e trashëgimtarit
· ”këpucët” - shenjë e njeriut të lirë, kthimi si bir e jo si skllav
Pendimi sjell RIPERTERITJEN E PLOTE.
Falja është E MENJEHERSHME DHE E PLOTE!
· Perëndia nuk kërkon të na ndëshkojë për mëkatet e bëra, por gëzohet me atë që pendohet (Lk 15:7,10). Por ne duhet të pranojmë faljen dhe mëshirën e Perëndisë! Djalli do të mundohet t’ju mashtrojë dhe t’ju dëshpërojë me mendimin “Perëndia s’mund të më falë kurrë për atë që kam bërë. Unë s’e meritoj këtë. E si mund që Perëndia të më dojë dhe mua?!?”
· Shembull i dëshpërimit të Judës, krahasuar me pendimin e Pjetrit. Dashuria dhe mëshira e Perëndisë është më e madhe se çdo gjë që mund të imagjinojmë.
· Megjithatë, kur pranojmë mëshirën e Perëndisë, mbi ne vendoset një përgjegjësi e madhe. Me pranimin e faljes, ne gjithashtu duhet të falim të tjerët. (Mt. 18:21-35)
Pastaj, çfarë ndodh me djalin e madh?
· Djali i madh krahasohet me vetëdrejtësinë e Fariseut, i cili preferonte të shikonte një mëkatar të shkatërruar sesa të shpëtuar.
· i madhi ndjeu vetëkeqardhje; ai nuk ishte duke pasur vëmendje.
· Djali i madh i shërbeu të atit me një bindje të sforcuar (si një skllav), por jo me dashuri. (Ai nuk përjetoi shërbesën e gëzueshme të pasimit të atit duke braktisur vullnetin e tij. Sa prej nesh në Kishë jemi të tillë?)
· Ai nuk pati mëshirë dhedhembshuri për vëllain e tij. Por xhelozi dhe zili. Problemi i tij me vëllain pengon lidhjen e tij me atin.
· Ai ishte gjithmonë me të atin, por asnjëherë nuk u bë si ati! Ai bëri tërë gjërat e drejta, por asnjëherë nuk u bë i drejtë.
Por si vepron Ati (v.28)?
· Ati del ta shohë atë. Ai mund ta urdhëronte të hynte brenda, pasi si djalë i madh kishte përgjegjësi gjatë festës, dhe ai ishte duke turpëruar të atin duke mos hyrë. Përsëri, ati shkon jashtë tek ai, duke kërkuar të humburin.
· v.31 - DASHURIA e madhe e atit
Permbledhje
· Së pari, e mbi të gjitha, kjo parabolë na tregon dashurinë e madhe që Perëndia ka për të GJITHE njerëzit, pa marrë parasysh çfarë kanë bërë në jetë. Dashuria dhe mëshira janë cilësitë e Perëndisë!
· Së dyti, kjo parabolë na tregon dy lloje njerëzish të cilët kanë nevojë të rrëfejnë mëkatet e tyre, të pendohen dhe të kthehen te Perëndia.
1) Djali plangprishës, i cili rebelon kundër të Atit dhe jeton në mjerim.
2) Djali i madh i cili bëri një jetë të thjeshtë, banoi me të atin, por zemra e tij ishte shumë larg Perëndisë. Ai kishte nevojë për një shndërrim më të thellë.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment