Studim Biblik (MISIONARIZMI) - Si edhe çfarë t’u dëshmojmë të tjerëve?



 Si edhe çfarë t’u dëshmojmë të tjerëve?

Lexo 1 Pjetri 3:15-16

“Jini gjithnjë gati për mbrojtje ndaj kujtdo që ju kërkon fjalë për shpresën që është në ju, por me butësi e me druajtje, duke pasur ndërgjegje të mirë....”

Sipas këtij vargu, çfarë përgjegjësie kemi?
- Ne duhet të jemi gati t’iu tregojmë të tjerëve për shpresën që është në ne. Me fjalë të tjera, ne duhet të jemi gati t’ju tregojmë atyre për besimin tonë te Perëndia!

Sipas këtij vargu, kur u japim “dëshmi” të tjerëve, si do ta japin dëshminë tonë?
-          A është e hijshme të grindemi me të tjerët, të përpiqemi për t’i bindur ata me forcë që ne jemi të saktë?
-          A duhet të inatosemi kur të tjerët nuk bien dakord me ne?
-          Si mund të diskutojmë butësisht me të tjerët, të cilët nuk janë dakort me ne?
-          A duhet ta “fitojmë” ne debatin, apo jemi thirrur vetëm “për të dhënë një dëshmi”?


Diskutoni se si përpiqemi për të shpërndarë besimin tonë, por shumë shpesh ne e bëjmë atë në një mënyrë jo të krishterë.

Si ndiheni kur diskutoni me të tjerët për Jisu Krishtin dhe Kishën? Pse mendoni që është e vështirë? Diskutoni.

Studimi Biblik i sotëm ka të bëjë më atë se si ne mund t’i ofrojmë shokëve tanë një dëshmi të mirë për besimin dhe çfarë duhet t’u tregojmë atyre.

Nëse takojmë dikë që nuk di asgjë për Jisu Krishtin ose Krishterimin, cilat janë gjërat më të rëndësishme që duhet t’i tregojmë atij?

Për t’u përgjigjur kësaj pyetjeje, ndajeni grupin tuaj në grupe të vogla  me tre ose katër persona dhe diskutoni për 10 minuta elementet themelore të Krishterimit Orthodhoks. Jo vetëm çfarë duhet të besojmë, por edhe çfarë duhet të bëjmë.

BESIMET THEMELORE TË KRISHTERIMIT

1. Ne duhet të njohim kush është Perëndia.
- nuk është e mjaftueshme të besojmë që Perëndia ekziston (lexo Jakovin 2:19)

- ne duhet të besojmë që Perëndia është burimi i gjithçkaje

- Ne duhet të kuptojmë kush është Perëndia dhe ta lejojmë Atë të banojë në qendër të jetës sonë:
Perëndia, Ati i cili krijoi gjithçka në botë.
(Lexo Joani 1:1-3)
Perëndia Bir, Jisu Krishti, i cili erdhi në botë nga dashuria e Tij, kështu që Ai mund ta mbrojë botën nga djalli, mëkati dhe nga vetë vdekja.
 (Lexo Joani 3:16-17; 21:31)
Perëndia Shpirti i Shenjtë, i cili  premton të jetojë në çdo besimtar duke i dhënë atyre forcën për të përballuar vështirësitë e botës (Lexo Joani 16:7-13)
Të njohim Perëndinë do të thotë të bashkohesh me Të. Çfarë duhet të bëjmë që të bashkohemi me Perëndinë.
  • Besoni dhe pagëzohuni (Lexo Vep.2:37-41)


2. Përderisa Perëndia është i pafund, rritja jonë në Perëndinë është e pafund. Si mësojmë vazhdimisht për Perëndinë?

Nëpërmjet Biblës (lexo Ligjin e Përtërirë 6:6-9, Psalmi 119:103-  105),  Hebrenjtë 4:12:2 Timoteu 3:16-17)

Nëpërmjet Traditës së Shenjtë të Kishës (Lexo 2 Thesalonikasve 2:15)

Nëpërmjet Historisë së Shenjtë – p.sh. nëpërmjet jetës së Krishtit dhe jetëve të shenjtorëve (Shih mënyrat sesi Perëndia ka ndërhyrë në botë nëpërmjet shenjtorëve të tij).

Nëpërmjet miqve besimtarë


3. Nuk është e mjaftueshme vetëm të besojmë te Perëndia dhe të mësojmë rreth Tij, por duhet të kemi bashkëpunim/miqësi me Perëndinë.

nëpërmjet lutjes individuale (Mattheu 5:6-15)

nëpërmjet Liturgjisë dhe adhurimit të përbashkët
(Veprat 2;42-  47)

nëpërmjet Mistereve të Kishës (Joani 6;51-580

nëpërmjet dashurisë dhe shërbimit ndaj të tjerëve
(Mateu 25:31-46 dhe Mateu 7:12)


4. Miqësia me Perëndinë do të thotë miqësi me të tjerët

bashkimi me Trupin e Krishtit, Kishën (Gal 3;27-28)

            dashuri për Perëndinë = dashuri për të tjerët (1Joani 4:19-21)


5. Në momentin që bashkohemi me Perëndinë, jeta jonë duhet të reflektojë Krishtin

Dashuri dhe shërbim ndaj  tjerëve – përmbushje e mësimeve të Krishtit (Mattheu 7:12)

Ofrimi i  dëshmisë konkrete (Duke ndarë bekimet tona me të tjerët).
  • Të ecim si Krishti eci (1 Joani 2;6)
  • Ne jemi ambasadorët e Krishtit (2 Korintasit 5:20)
  • Ne i duam të tjerët, sepse Perëndia na deshi i pari (1Joani 4:7-12)

Për të ofruar dëshmi konkrete për Krishtin, duhet të jemi në gjendje t’u tregojmë të tjerëve rreth besimit tonë, por duhet të jemi në gjendje të japim edhe një shembull me jetën tonë.

Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment