Studim Biblik (MISIONARIZMI) - Profetët dhe mesazhi i Jonait
Profetët dhe mesazhi i Jonait
Përgjatë historisë së Dhiatës së Vjetër, shohim se si populli i zgjedhur i Izraelit harroi përgjegjësitë e tijpër të ndarë dritën e Perëndisë te të gjitha kombet. Shpeshherë Izraelitët kujtonin marrëdhënien e tyre të veçantë me Perëndinë dhe bëheshin shumë krenar dhe arrogant. Ata e shikonin veten e tyre si të vetmit njerëz të mirë dhe të gjithë njerëzit e tjerë të këqij. Ata vazhdimisht kujtoheshin që Perëndia i zgjodhi si kombin e Tij të veçantë, por ata harronin të kujtonin se Perëndia u dha atyre edhe një përgjegjësi, të bekonin të gjithë kombet!
Prandaj, Perëndisë i duhej përsëri dhe përsëri t’i kujtonte popullit të Tij se ai duhej të përmbushte përgjegjësitë e tij. Për këtë Perëndia dërgoi profetët për t’ju kujtuar njerëzve se çfarë Ai dëshironte. Isaia ishte një prej këtyre njerëzve të shenjtë.
Lexo Isaia 6:1-9
1. Çfarë bën Perëndia këtu? Çfarë po kërkon Ai?
2. Shohim se Profeti Isaia e kupton se ai është në praninë e Perëndisë dhe është i frikësuar nga fuqia e Perëndisë. Por kur Perëndia i bën atij një pyetje, ai është gati t’i përgjigjet.
Si të krishterë, jemi thirrur të jemi të gatshëm të përgjigjemi si Isaia. Kur Perëndia kërkon vullnetarë për të ndarë Lajmin e Tij të Mirë, ne duhet themi: “Ja ku jam o Zot, më dërgo mua”.
Më vonë kur Isaia filloi t'u predikojë njerëzve të tij, duke i kujtuar atyre të kthehen te Perëndia dhe të largohen nga veprat të liga, Perëndia i thotë atij diçka tjetër.
Lexo Isaia 49:6
- Çfarë i thotë Zoti Isaias? Cili është gabimi i Isaias?
- Ku qëndron shpëtimi te Perëndia? Për kë është ai?
Është e qartë që Perëndia i kujton Isaias që Ai është Perëndia i të gjithë njerëzve dhe shpëtimi i tij është për të gjitha kombet dhe popujt! Perëndia është kundër çdo qëndrimi etnik. Ne kurrë nuk duhet të mendojmë se njerëzit tanë, janë të vetmit njerëz të Perëndisë, ose që lajmi i mirë është vetëm për ne! Perëndia na ka thirrur në një përgjegjësi më të madhe se sa vetëm për kombin dhe njerëzit tanë.
Cili është profeti tjetër i cili është një nga misionarët më të famshëm të Dhiatës së Vjetër, megjithëse ai nuk donte të bëhej një misionar?
Pyetni anëtarët e grupit nëse ju kujtohet historia e Jonait dhe balenës. Jep një përmbledhje për çfarë ndodhi:
Perëndia e thirri Jonanit (Judeut), që të shkojë dhe të predikojë mesazhin e pendimit te Ninevitët, të cilët ishin popuj armiq dhe jetonin larg Izraelit. Jonai nuk i pëlqente Ninevitët dhe nuk ishte i interesuar të predikonte lajmin e mirë tek ata. Për këtë ai u përpoq që të largohej nga Perëndia dhe hipi mbi një varkë që shkonte në drejtim të kundërt me Ninevian. Perëndia dërgoi një stuhi të madhe që ta godiste varkën e tij dhe Jonai e kuptoi se kjo ishe mënyra që Perëndia po përdorte për t’i thënë Jonait që të mos largohej nga Perëndia. Jonai ia tha këtë gjë drejtuesve të varkës dhe ata vendosën që ta hidhnin në det. Sapo ata e hodhën në det, një peshk i madh e gëlltiti Jonain dhe e mbajti në stomakun e tij për tri ditë. Duke qëndruar në stomakun e balenës Jonai iu lut Perëndisë dhe i kërkoi të falur. Perëndia i dëgjoi lutjet e Jonait dhe e bëri balenën që ta nxirrte Jonain nga stomaku i saj dhe ta lëshonte në breg.
Lexo Jonai 1:1-16
1:1-2 Perëndia e thërret Jonain
1:3 Mosbindja e Jonait; dëshirë për të mos dëgjuar për shkak të paragjykimeve të tij!
1:4-17 Reagimi i Perëndisë për mosbindjen e Jonait (mrekullia I )
Lexo Jonai 3:1-10
- Shikoni se si Perëndia i jep Jonait një mundësi të dytë
- Vëreni pendesën e të huajve, njerëz armiq!!! (Shikoni se sa mëshirë kishte Perëndia për njerëzit që nuk ishin populli i Tij i zgjedhur. Shikoni se sa shumë i do Perëndia të gjithë njerëzit dhe dëshiron që të gjithë të jenë të shpëtuar.
Lexo Jonai 4:1-4
- Si reagon Jonai për pendesën e popullit të Ninivesë?
- Pse është i inatosur Jonai? Ai është një shembull i keq që tregon se si paragjykimet tona mund të jenë më të mëdha se sa dëshira jonë për t’i shërbyer Perëndisë.
- Etnocentrizmi e Jonait është një shenjë shumë e qartë që tregon se Jonai kishte një mungesë dashurie për njerëzit e Perëndisë që janë ndryshe. (Kujtoni që Jonai ishte një Hebre i cili kishte një kuptim të ngushtë për Perëndinë. Perëndia i tij ishte Perëndia i Izraelit dhe vetëm i tij. Ai harroi përgjegjësinë që kishte për të bekuar të gjithë kombet.
Lexo Jonai 4:5-9
- Cili është kuptimi i pemës?
Lexo Jonai 4:10-11
- Interesimi i Perëndisë për të gjithë fëmijët e Tij
A jemi ndonjëherë si Jonai?
A na pëlqen kur Perëndia tregon mëshirë edhe për armiqtë tanë?
A jemi kokëfortë dhe të pandjeshëm si Jonai?
Si mund të mësojmë që të jemi më të dashur me të gjithë njerëzit?
A egzistojnë sot profetë të tillë si Jonai, të cilët përpiqen t’i zgjojnë njerëzit për të përmbushur thirrjen e Perëndisë?
Atë Luka Veronis
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment