Drejtoja Zotit lutjet e tua dhe Ai do t’i përmbushë në kohën e Tij



Drejtoja Zotit lutjet e tua dhe Ai do t’i përmbushë në kohën e Tij

Do të doja shumë të të thosha se nëse beson, nëse jeton me besim, atëherë Perëndia gjithmonë do t’i përgjigjet lutjeve të tua brenda 24 orëve, ose të paktën brenda një jave.
Por ti e di që realiteti nuk është kështu.
Perëndia premtoi se Ai do të jetë i vërtetë në fjalën Tij, por Ai kurrë nuk vendosi afat kohe për të.
Në fakt, Ai na tha që kemi nevojë për durim që të shohim të përmbushen premtimet.
Sigurisht, do të ishte shumë më e lehtë nëse Perëndia do të na tregonte kur do të shëroheshim, kur do të takonim personin e duhur, ose kur fëmija ynë do të ndreqej.


Po të ishte kështu, nuk do të kishim aspak besim.
Nevojitet të kesh besim që të thuash: “Perëndi, nuk e di kur do ta bësh këtë, por kam aq besim në Ty, saqë jam i sigurtë që ti do ta bësh, që unë do ta marr përgjigjen që pres”.

Sot dhe çdo ditë lutja jote le të jetë kjo: "Perëndi, më jep hirin që të pranoj afatin Tënd kohor". Kjo tregon që ti po kërkon fuqinë e Perëndisë, forcimin e tij mbinatyror që të qëndrosh i fortë kur je duke pritur.
Vendos të vazhdosh të besosh!
Vendos ta lavdërosh Atë!
Dhe vendos të pranosh afatin e Tij kohor,
duke ditur që Ai është BESNIK
dhe ka ruajtur bekime të panumërta për të ardhmen tënde. Amin.


No comments:

Post a Comment