Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Perëndisë. Ai dëshiron të na përdorë si instrumente të Tij.



Të gjithë njerëzit janë fëmijë të Perëndisë.
Ai dëshiron të na përdorë si instrumente të Tij.
Në cilin vend të Biblës fillon thirrja jonë për misionarizëm?

Lexo Gjeneza 1:24-2: 4

Çfarë thotë vargu 26-27?
Të gjithë njerëzit janë krijuar sipas imazhit të Perëndisë

Çfarë nënkupton vargu 28? 
që njerëzit e parë u krijuan për t’ë shumuar, prandaj të gjithë  njerëzit kanë si paraardhës të tyre Adamin dhe Evën.

Atëherë, çfarë mund të themi për të gjithë njerëzit në botë për marrëdhënien e tyre me Perëndinë?
-  Perëndia është Krijuesi i gjithësecili, prandaj Ai është ati dhe ata janë fëmijët e Tij – gjithsecili!

 Atëherë, cila është marëdhënia jonë me të gjithë njerëzit në botë?
ne të gjithë jemi motra dhe vëllezër me çdo person në botë, s’ka rëndësi se çfarë ngjyre kanë ata, s’ka rëndësi çfarë besojnë, s’ka rëndësi se sa të çuditshme janë zakonet dhe gjuha e tyre.

-  Nëse jemi motra dhe vëllezër, atëherë kemi përgjegjësi për të gjithë njerëzit.

A mund të themi se Perëndia i do të gjithë njerëzit e botës në mënyrë të barabartë? Pse po, ose pse jo?
Dashuria e Perëndisë, është një dashuri pa kushte për të gjithë  njerëzit. Ai nuk do disa njerëz më shumë se të tjerët, sepse Ai është Dashuri dhe mund t’i dojë të gjithë njëlloj.

-  Por, ata të cilët e kuptojnë me të vërtetë se kush është Perëndia (të Krishterët), mund ta kuptojnë në mënyrë të qartë dashurinë Hyjnore të Perëndisë në vetë  jetën e tyre.

Historia e krijimit na mëson shumë qartë se të gjithë njerëzit janë fëmijë të Perëndisë. Prandaj, duhet të jemi shumë të kujdesshëm, që të largojmë paragjykimet tona për të tjerët, të mos jemi me mentalitete të mbyllura dhe të kufizuara. Ne kurrë nuk duhet të shohim njerëzit e tjerë dhe të mendojmë se: “Ata nuk janë si ne”. Kush jemi “ne”? Ne duhet të zhvillojmë një mentalitet universal, ku të shohim të gjithë njerëzit - Të Krishterët, myslimanët, ateistët, evropianët, zezakët e Afrikës, aziatikët, TE GJITHE si fëmijët e Perëndisë dhe si motrat dhe vëllezërit tanë!

Në Dhiatën e Vjetër shohim se si Perëndia zgjodhi disa njerëz për të qënë “populli i Tij i zgjedhur”. Ai e bëri popullin e Izraelit zotërues të pasurisë së tij. Por, nëse Perëndia i do të gjithë njerëzit njësoj dhe të gjithë janë fëmijët e Tij, atëherë përse ai bëri favorizim dhe zgjodhi një grup njerëzish si grupi i Tij i veçantë?

Ne mund ta bëjmë këtë pyetje në një mënyre tjetër. Shumë herë ne të Krishterët Orthodhoksë e shikojmë veten tonë si fëmijë të veçantë të Perëndisë, sepse ne jemi pjesë e Kishës së Shenjtë, Apostolike dhe të vërtetë. Përse i lejoi Perëndia disa njerëz që ta dëgjonin mesazhin e Jisuit dhe të bëheshin të krishterë, ndërkohë që mijëra të tjerë nëpër botë nuk e kanë pasur kurrë mundësinë. Pse?

Lexo Gjeneza 12:1-3, e cila përshkruan fillimin e njerëzve të zgjedhur të Perëndisë. Dëgjoje me kujdes dhe më thuaj PSE Perëndia zgjodhi Abrahamin? Çfarë donte Ai që të bënte, ose të bëhej Abrahami?

Gjeneza 12:1-3  - “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd dhe shko në vendin që Unë do të të tregoj. Unë prej teje do të bëj një komb të madh, do të të bekoj dhe do ta bëj të madh emrin tënd dhe ti do të jesh një bekim. Dhe unë do të bekoj të gjithë ata që do të bekojnë dhe do të mallkojë ata që do të mallkojnë, tek ti do të jenë të bekuara të gjitha familjet e tokës”

Abrahami është ati i Izraelitëve. Prej tij do të dalë kombi i madh i Izraelit.
Por cili do të jetë qëllimi i tyre në tokë?
-  A do t’i favorizojë Perëndia ata mbi të gjithë njerëzit, dhe nuk do të përfillë pjesën tjetër të botës?

Perëndia e zgjodhi Abrahamin për t’u bërë Ati i popullit të Tij të zgjedhur, me qëllim që NEPERMJET Abrahamit dhe kombit të tij të zgjedhur, DO TE BEKOHET PJESA TJETER E BOTES!

Lexo përsëri Gjeneza 12:1-3
“Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd dhe shko në vendin që Unë do të tregoj”.
1. UNE PREJ TEJE DO TE BEJ NJE KOMB TE MADH, 
 2. UNE DO TE TE BEKOJ, DHE DO TA BEJ TE MADH EMRIN TEND,
 3. KESHTU QE TI TE JESH NJE BEKIM


-  Çfarë do të thotë të jesh një bekim?
  1. Unë do të bekoj të gjithë ata që do të bekojnë dhe do të mallkoj ata që do të mallkojnë, TEK TI DO TE JENE TE BEKUARA TE GJITHA FAMILJET E TOKES.

Kështu, qëllimi i Perëndisë që nga fillimi ishte bekimi i të gjithë njerëzve. Por ashtu siç ne e dimë nga historia e Adamit dhe Evës, disa njerëz preferuan ta përdornin lirinë e tyre për t’ju kundërvënë Perëndisë. Perëndia e respektoi lirinë e tyre dhe nuk mund të detyronte asnjë njeri për ta dëgjuar Atë. Prandaj, Ai dëshironte një instrument ta ndihmonte atë të drejtonte të gjithë kombet të ktheheshin përsëri tek Perëndia.

Instrumenti i Tij ishte Abrahami dhe populli i Izraelit!

Lexo Gjeneza 26:4 dhe 28:13-15

26:4 – “Dhe do t’i shumojë pasardhësit e tu si yjet e qiellit, do t’ju jap atyre tërë këto vende dhe TE GJITHA KOMBET E TOKES DO TE BEKOHEN TE PASARDHESIT E TU”.

28:13-15 – “....... TE TERA FAMILJET E TOKES DO TE BEKOHEN NEPERMJET TEJE DHE PASARDHESVE TE TE TU”

Lexo Eksodin 19:5-6 (ky është një pasazh pikërisht përpara se Perëndia t’i japë 10 urdhërimet Moisiut dhe popullit të Izraelit. Dëgjoni se çfarë i thotë Ai atyre).

“Prandaj në qoftë se do ta dëgjoni me vëmendje zërin Tim dhe zbatoni besëlidhjen time, do të jeni thesari im i veçantë nëpërmjet tërë popujve, sepse gjithë toka është e imja. DHE DO TE JENI PER MUA NJE MBRETERI PRIFTERINJSH DHE NJE KOMB I SHENJTE”.

-          Çfarë do të thotë të jesh një mbretëri priftërinjsh?
-          A janë priftërinjtë vetëm për t’i shërbyer vetes së tyre?
-          Prifti është për t’i drejtuar njerëzit te Perëndia! Nëse njerëzit e Izraelit do të jenë të gjithë priftërinj, atëherë kë do të drejtojnë tekPerëndia!
-          Patjetër, Kombet!!! Ata duhet t’i drejtojnë të gjithë njerëzit e tjerë te Perëndia!
-          (Jini të kujdesshëm për të mos e keqinterpretuar thënien se: “Ju do të jeni thesari im i veçantë nëpërmjet tërë popujve” Kjo shprehje thekson rolin e tyre si instrumente në duart e Perëndisë. Por Ai i do të gjithë njerëzit njësoj dhe ky është mesazhi që përcillet në të gjithë Biblën.)

Çfarë mesazhi na jep ky studim Biblik për jetën tonë?
Si mund ta zbatojmë këtë mesazh në jetën tonë të përditshme?

1- Çdo njëri që ne do të takojmë, duhet ta shohim si motrat dhe vëllezërit tanë dhe mos i shikoni të tjerët me paragjykime.
a- diskutoni për disa paragjykime që vetë anëtarët e grupit të studimit biblik kanë kundrejt të tjerëve.
b- Paragjykimet që kemi për të tjerët që nuk janë si ne: Jevgjitët, fshatarët, malësorët, si dhe për njerëzit që janë nga vende të veçanta.

2- Ne duhet të kujtojmë gjithmonë që Perëndia na ka bekuar në një mënyrë të veçantë. Por me këtë bekim vjen edhe një përgjegjësi. Si mund të jemi një bekim për të tjerët rreth nesh?
a-Diskutoni disa nga mënyrat se si Perëndia na përdor ne për të bekuar të tjerët.


 Atë Luka Veronis

No comments:

Post a Comment