THIRRJA E MADHE - Porosia e harruar





 Lexo Joani 14:15
Diskuto këtë varg.
Çfarë lidhje kanë “dashuri” dhe “bindje” me njëra tjetrën?
Cilat janë disa urdhërime të Perëndisë që ne duhet t’u bindemi për të treguar dashurinë tonë për të?

A e di ndonjëri, cili ishte urdhërimi i fundit i Krishtit?


Lexoni vargjet:
  Mt. 28:18-20
  Mk. 16:15-18
  Luk.   24:46-48

Ky varg i Mattheut 28:18-20 shpesh është quajtur “Thirrja e madhe”. Ky është urdhërimi i fundit i Krishtit për dishepujt e Tij. A ka ky urdhërim të njëjtën rëndësi si urdhërimet e tjera të Tij?


Imagjinoni krishterimin pa urdhërimin e dashurisë, pa urdhërimin e faljes së të tjerëve, madje armiqve tuaj, pa urdhërimin për të ndjekur Krishtin?

Nëse ne nuk u bindemi këtyre urdhërimeve të rëndësishme, nuk do të jetojmë jetën e krishterë. A mund të themi se po jetojmë një jetë të krishterë me besueshmëri nëse nuk i bindemi urdhërimit të Tij të fundit.

Kryepiskopi Anastas shumë vite më parë shkroi një artikull me titull “Porosia e harruar” që ka të bëjë me Mattheun 28:18-20.

Çështja nuk shtrohet “A mundemi?”,  por me një urdhër të padiskutueshëm “Ne duhet”. “Prandaj, shkoni dhe mësoni të gjithë kombet”... Aktiviteti misionar nuk është thjesht diçka “e dobishme” ose vetëm “e këndshme”,  por diçka e detyrueshme, një detyrë kryesore, nëse më të vërtetë duam të jemi besnik ndaj besimit tonë Orthodhoks.

Misioni është një domosdoshmëri e brendshme për besimtarin dhe për Kishën. Nëse ai refuzohet, jo vetëm braktiset një detyrë, por mohohet vetvetja.

Çfarë thotë Mateu 28:18-20? Diskutoni tri pjesët e këtij citimi: 
 Krishti thekson se Ai ka të gjithë autoritetin, dhe me autoritetin e tij ai na dha një urdhër.
 Ashtu si Kryepiskopi thekson, ky nuk është një sugjerim, por është një urdhër ashtu si urdhërimet e tjera të Krishtit.
Me këtë urdhërim Jisui afron një premtim të madh dhe garanci. Nëse ju i bindeni këtij urdhërimi: “Unë do të jem me ju gjithmonë deri në fund të kohërave”.

Lexo Marku 16:15-18 dhe diskutoni ndryshimin që ka me Mattheun 28:18-20?
Shpëtimi varet nga besimi në Jisu Krishtin. Por si mund të besojnë njerëzit nëse ata nuk kanë dëgjuar kurrë për Krishtin?
Cili është premtimi që Jisui bën në këto vargje

Ai iu premtoi dishepujve të Tij se do t’ju jepte fuqi të kryenin “shenja” në emrin e Tij. (Të nxjerrin demonët, të flasin gjuhë të reja dhe të shërojnë të sëmurët).

Lexo Luka 24:46-48. Çfarë thuhet atje?
- Ai na kujton çfarë duhet t’u predikojmë të tjerëve – pendimin dhe faljen e mëkateve në emrin e Krishtit.

Ka shumë vargje të tjera në Bibël që theksojnë se pasuesit e Krishtit duhet të jenë aktivë në përhapjen e Lajmit të Mirë të shpëtimit me njerëzit e tjerë.

Lexo Joani 20:19-22 dhe diskuto:

Çfarë u tregon Jisui dishepujve të Tij në këtë pasazh? Ai u jep atyre dy premtime dhe një përgjegjësi:
Së pari, Ai u jep atyre paqe. Më vonë, Ai premton t’u japë atyre Shpirtin e Shenjtë.
Pikërisht pasi u dha atyre paqen, Ai u kujton atyre përgjegjësinë e tyre të rëndësishme. – “Ashtu si Ati më ka dërguar Mua, kështu Unë ju dërgoj ju …….. merrni Frymën e Shënjtë”. 
Diskutoni si Ati e dërgoi Jisuin në botë: 
  • Pse Krishti erdhi në botë? (t’i tregojë botës dashurinë)
  • Cili ishte misioni i Krishtit në botë? (të shpëtojë botën)
  • Si e trajtoi Krishti çdo njeri që takoi? (me dashuri dhe respekt).
  • Si e paraqiti Jisui modelin më të mirë të një misionari?
    • Ai u bë njësoj si njerëzit, të cilëve erdhi t’u shërbente.
    • Ai u shërben të tjerëve me përulësi, madje sakrifikon jetën e tij për të tjerët.
    • Ai jeton një jetë me dashuri absolute dhe pa kushte.
    • Ai respekton lirinë e njerëzve dhe kurrë nuk u imponon atyre udhët e Tij.
Ne jemi thirrur të imitojmë Jisuin. A po e imitojmë ne Atë? Si mund ta imitojmë Atë në marrëdhëniet tona me të tjerët?

Lexo Mattheu 24:14
Çfarë thuhet atje për rëndësinë e predikimit të Ungjillit në të gjitha kombet?
  • Ungjilli duhet të predikohet në të gjithë kombet, dhe pastaj do të vijë fundi. Misioni është i lidhur me fundin e botës.
 A po të thërret Perëndia të bëhesh një misionar? A po të thërret Perëndia të bëhesh një shërbëtor besnik, i cili do t’ju shpallë Lajmin e Mirë të tjerëve?

Lexo Mattheu 9:37-38
Pse kaq pak njerëz i përgjigjen thirrjes së Perëndisë?
Cilat janë barrierat që ju ndalojnë të ndiqni thirrjen e Perëndisë?
A jemi të hapur dhe të gatshëm për të ndjekur thirrjen e Perëndisë?

Lexo Isaia 6:1-9
Perëndia thërret secilin prej nesh. A jemi të gatshëm të përgjigjemi si Isaia? A kemi kurajën dhe besimin t’i themi “Po” thirrjes së Perëndisë?

Pyeti ata që janë të gatshëm, t’i thonë “Po” Krishtit përpara gjithë të tjerëve. Secili nga ne le të bëjë një premtim për t’u bërë apostull i vërtetë për Krishtin!

Atë Luka Veronis


No comments:

Post a Comment