Pse fituesit përparojnë dhe humbësit dështojnë?
Të gjithë dëshirojmë të jemi fitues (të suksesshëm). Të gjithë dëshirojmë t’ia dalim mbanë. Atëherë pse shumë prej nesh përpiqen në mënyrë të paqartë dhe nuk ia dalin mbanë?
Kjo ka të bëjë me mënyrën si mendojmë, ku përqendrohemi, dhe si jetojmë çdo moment.
Ja disa ide pse fituesit fitojnë (kanë sukses) dhe pse humbësit (dështakët) humbin (nuk ia dalin mbanë)
Dështakët humbin një herë dhe heqin dorë. Fituesit dështojnë mijëra herë dhe përfundimisht ia dalin mbanë (arrijnë sukses).
Dështakët e kërkojnë suksesin në fund të rrugës. Fituesit e përjetojnë suksesin përgjatë rrugës.
Dështakët punojnë për të fituar lekë. Fituesit punojnë për të sjellë një ndryshim.
Dështakët blejnë gjëra. Fituesit ndërtojnë gjëra.
Dështakët i shikojnë gjërat që s’i kuptojnë dhe dekurajohen. Fituesit i shikojnë gjërat që s’kuptojnë dhe interesohen të mësojnë.
Dështakët flasin. Fituesit komunikojnë.
Dështakët tentojnë ta mposhtin botën me një të shtënë (përnjëherë). Fituesit përmbledhin të gjitha fitoret (arritjet) e tyre të vogla.
Dështakët presin (shpresojnë) rezultate të sigurta. Fituesit e përgatitin veten e tyre për të papriturat.
Dështakët e kërkojnë respektin. Fituesit e fitojnë atë.
Dështakët i ngulin sytë te problemi. Fituesit shikojnë përqark për zgjidhje.
Dështakët shqyrtojnë alternativat. Fituesit veprojnë sipas vendimeve.
Dështakët paguhen për kohën e tyre. Fituesit paguhen për rezultatet e tyre.
Dështakët i lejojnë gjërat të ndodhin. Fituesit i bëjnë gjërat të ndodhin.
Dështakët dëshirojnë të jenë para të tjerëve. Fituesit i ndihmojnë të tjerët që edhe ata të ecin përpara.
Dështakët shoqërohen me dështakët. Fituesit shoqërohen me fitues më të suksesshëm se ata.
Dështakët ndjekin përcaktimet e njerëzve të tjerë për suksesin. Fituesit përcaktojnë vetë suksesin e tyre.
Dështakët largohen nga frika. Fituesit përballen me frikën.
Dështakët e harxhojnë kohën e tyre të lirë (për të parë televizor). Fituesit e përdorin kohën e tyre të lirë (për të mësuar ose përjetuar diçka të re).
Dështakët e shikojnë diçka të panjohur si rrezik. Fituesit shikojnë familjaritetin e vazhdueshëm si rrezik.
Dështakët jetojnë me të shkuarën. Fituesit jetojnë të tashmen të bazuar në mësimet e mësuara nga e shkuara.
Dështakët e quajnë veten ekspert. Fituesit janë të vetëdijshëm që ka ende shumë për të mësuar.
Dështakët reklamohen. Fituesit pajisen.
Dështakët ankohen (tregojnë pakënaqësi). Fituesit buzëqeshin.
Dështuesit mendojnë që fituesit janë me fat (të lumtur). Fituesit kuptojnë që sa më shumë të punojnë aq më shumë me fat ( të lumtur) do të jenë.
No comments:
Post a Comment