Dashuria për të afërmin
Parathënie:
Cili është urdhërimi më i madh i besimit të krishterë?
- Dashuri për Perëndinë dhe dashuri për të tjerët.
A i do Perëndia të gjithë njerëzit njëlloj? A i do njësoj Perëndia kriminelët dhe shenjtorët?
Dashuria e Perëndisë është pa kushte; kjo do të thotë që ajo nuk varet nga ne ose nga ajo që ne bëjmë.
Si e shfaqim këtë dashuri te të tjerët?
Çfarë na pengon t’ua shfaqim të tjerëve këtë dashuri?
Lexo Lluka 10:25-37
Çdo të thotë të duash Zotin me zemër, shpirt, force dhe mendje?
- diskuto sa shpesh ne e duam Zotin me kushte. Porosia e Krishtit është të duam Perëndinë plotësisht.
- ne e shfaqim dashurinë tonë konkrete për Perëndinë duke dashur ata që janë rreth nesh. (“ju jeni gënjeshtarë, nëse thoni që doni Perëndinë, por urreni vëllanë tuaj”). 1 Jn 4:20)
Historia e përmbledhur (v. 30-37)
- Vini re si prifti kaloi nga ana tjetër. Nuk donte t’i afrohej aspak njeriut. Dëshironte ta mbante veten të pastër. Sa shpesh jemi të tillë? Sa shpesh nuk duam të marrim pjesë në nevojat e tjetrit?
- Leviti shkoi të shikonte, por ai kaloi nga ana tjetër. Përsëri indiferentizëm. Ndoshta ai ndjeu keqardhje për njeriun, por ai më mirë të largohej nga kjo rrugë, sesa të prishte rëhatin e tij, duke zbutur çdo lloj dhimbjeje të njeriut tjetër. Të ndiesh keqardhje nuk është e mjaftueshme, duhet të bëjmë më tepër. Ndihma jonë duhet të jetë praktike, jo vetëm fjalë. Ndoshta, ai ishte me nxitim për të vajtur në kishë, ose të kryente ndonjë ceremoni fetare. A jemi të tillë në jetë? A vendosim ceremoninë para të afërmit tonë? (që është Perëndia para syve tanë?)
- Samaritani supozohet të jetë person negativ. Judenjtë dhe samaritanët ishin armiq etnik dhe fetar, por këtu Jisui habit dëgjuesit dhe zbulon Samaritanin si hero.
- Tregimi thotë se Samaritani kishte dhembshuri, që është “eleos” në greqisht ose “hesed” në hebraisht. Ky term së pari nënkupton një veprim ndihmës që shfaq besnikëri, hir, mirësi, dashuri dhe jo thjesht një ndjenjë. Shën Isak Siriani e përcakton një zemër të mëshirshme si një zemër që digjet nga dashuriapër tërë krijesat, qeniet njerëzore, kafshët, zogjtë, qoftë dhe djajtë; një zemër që kur lëndon një krijesë, lëshon lot të nxehtë dashurie.
- Vini re që samaritani bëri më tepër sesa të uronte të mirën për personin e plagosur, ai bëri më tepër sesa lutje, ai veproi si një agjent i lutjeve të tij. Ai lejoi veprimet e tij të ngriheshin më lart se fjalët e tij
- Jo vetëm që samaritani e mjekoi dhe e çoi në bujtinë, por la edhe para që të shërohej plotësisht.
Cili nga këta ishte i afërmi?
- Njerëzit të cilët ishin”besimtarë” në teori ose në fjalë, por jo në veprime, apo “heretiku” që vinte nga njerëz me racë jo të pastër, që nuk ishte pjesë e njerëzve të zgjedhur, dhe përsëri praktikonte mëshirë dhe dashuri?
- I afërmi ynë është çdo njeri i çdo kombi i cili ndodhet në nevojë. Ndihma jonë duhet të jetë aq e madhe, sa edhe dashuria e Perëndisë.
Përmbledhje:
Dashuria jonë për Perëndinë dhe të afërmin janë të gërshetuara. Nuk mund të kthehemi te Krishti pa u kthyer më parë te njeriu ynë. Krishterimi nuk është autentik, nëse qëndrojmë indiferentë ndaj vuajtjeve të botës të cilat na rrethojnë.
Pika kyçe e Jisuit në këtë histori është se nuk mund të duam Perëndinë pa dashur të afërmin tonë. Nëse nuk shohim ndonjë lidhje midis dashurisë së Perëndisë dhe dashurisë për të afërmin, atëherë humbim tërë mesazhin e Krishterimit.
Shën Joan Gojarti tha: “Mbani mend vëllezër, ju duhet të jepni llogari, jo vetëm për jetën tuaj, por për jetën e çdo njeriu”.
Shën Dorotheu i Gazës tha: “Sa më shumë je i bashkuar me të afërmin e tënd, aq më shumë je i bashkuar me Perëndinë”.
Atë Luka Veronis
No comments:
Post a Comment