Showing posts with label Lutje për rrethana të ndryshme. Show all posts
Showing posts with label Lutje për rrethana të ndryshme. Show all posts

Lutje mbi LUMЁRIMET

Lutje mbi  LUMЁRIMET

Lutja 1

Mё ndihmo, o Perёndi, tё kuptoj se jam krejt i pashpresё pёr tё gjetur lumturinё e brendshme tё vёrtetё;
dhe mё ndihmo ta vendos tёrё bindjen, besimin dhe shpresёn time tek Ty.
Mё ndihmo tё bёhem i varfёr nё shpirt dhe tё bёhem njё qytetar i denjё i Mbretёrisё sate qiellore.

Lutja 2
Zot, mё lejo tё pёrjetoj vuajtjen e njё zemre tё thyer, tё ndiej dhimbje dhe tё vajtoj pёr mёkatin tim, pёr vuajtjen dhe pёr mёkatin e botёs.
Mё ndihmo tё kuptoj se pas kёsaj dhimbjeje dhe vajtimi, unё do tё shoh dashurinё e madhe, kujdesin dhe shqetёsimin Tёnd pёr çdo njeri dhe kur tё jetё koha do tё gjej gёzimin e Perёndisё.


Lutja 3
Perёndi, tё lutem mё jep fuqi qё t’i kem tё gjitha pasionet e mia nёn kontrollin Tёnd.

Lutja e atё Arsenit drejtuar Nёnё sё Perёndisё


Mbretёresha ime e dashur, shpresa ime, o Nёnё e Perёndisё,
mbrojtёse e jetimёve dhe e atyre qё janё tё lёnduar,
shpёtimtare e atyre qё humbin dhe ngushёllimi i atyre qё janё tё dёshpёruar!
Ti e sheh gjendjen time tё mjeruar,
Ti e sheh dhembjen dhe vetminё time.
Mё ndihmo se jam i pafuqishёm.

Mё jep forcё.
Ti e di se ç’po heq unё.
Ti e njeh hidhёrimin tim, zgjate dorёn tёnde,
sepse kush tjetёr veç teje mund tё jetё shpresa ime, pёrkrahja ime pёrpara Perёndisё?
Unё kam mёkatuar pёrpara teje dhe para gjithё njerёzve tё tu.
Bёhu Nёna ime, ngushёllimtarja ime, ndihmёsja ime.
Mё ruaj dhe mё shpёto, largo prej meje ligёshtinё dhe dobёsinё e zemrёs sime dhe pikёllimin tim.

Lutje që e Tërëshenjta Mari të të mbrojë

Lutje që e Tërëshenjta Mari të të mbrojë

Virgjëreshë e Tërëshenjtë Perëndilindëse,
mbulomë dhe ruajmë mua shërbëtorin tënd nga çdo e keqe që përul dhe dobëson trupin,
dhe nga çdo armik i dukshëm dhe i padukshëm.

“Gëzohu, o Hirplote Mari, Zoti është me ty.
E bekuar je ti ndër gratë dhe e bekuar është pema e barkut tënd,
se linde shpëtimtarin e shpirtrave tanë”.
Gëzohu dhe të ngazëllohu Virgjëreshë Perëndilindëse,
dhe ndërmjeto për shërbëtorin tënd.
Zonjë e Engjëjve dhe Nënë e të krishterëve,
ndihmomë mua shërbëtorin tënd.


O Mari e tërëpastër, gëzohu nuse e panusëruar;
gëzohu, gëzim i atyre që pikëllohen dhe ngushëllim i atyre që hidhërohen.
Gëzohu, ushqimi i të uriturve dhe limani i atyre që lundrojnë.
Gëzohu ti, që je më e shenjtë se të gjithë shenjtorët
dhe më e çmuar se të gjitha krijesat e Perëndisë.
Gëzohu ti, që u shenjtërove nga Ati, u banove nga Biri dhe u mbulove nga Shpirti i Shenjtë.

Qëndro me mua

Qëndro me mua
Jisui im qëndro pranë meje.
Kjo natë thekson nevojën për praninë Tënde.
Më mbështill me krahët e Tu. M’i ngroh duart me duart e Tua, që u shpuan nga gozhdët, dhe për këtë arsye janë edhe më të çmuara e më të dashura.
Mos më lër. Ku do të shkosh këtë orë të natës, Jisu? Errësira po shtohet.
A është dikush tjetër që ka nevojë për Ty më shumë sesa unë?


Njerëzit që më njohin mendojnë se jam person i qetë, i vendosur, i suksesshëm, dhe me pozitë të mirë.
Por Ti më njeh, Jisu, që thellë brenda vetes unë jam një fëmijë.
Një fëmijë i trembur që ndihet i shqetësur në botën e pafund.
Një fëmijë që ndihet i vetmuar dhe si i huaj, madje edhe kur dashuria e njerëzve të tjerë e rrethon atë.

Ti je miku, vëllai dhe Ati im. Vetëm kur dëgjoj rrahjen e zemrës Sate ndihem i qetë.
Pranë Teje jetoj në vëllazëri dhe kapërcej vetminë.
Qëndro edhe pak më shumë, Shpëtimtari im. Mos u largo me nxitim. Mëkatshmëria ime po të nxjerr jashtë, por dashuria Jote e pakufishme të mban këtu.

Nuk di si të lutem

Nuk di si të lutem

Perëndia im, unë nuk di si të lutem.
Por e ndiej thellë brenda vetes nevojën për lutje.
Unë kam dëshirë të lutem.
Kohë pas kohë më pushton dëshira e fortë për të biseduar me Ty.
Dëshira për të qenë në kontakt me Ty, të Pashprehshim dhe të Pazbulueshmin. Por më humbasin fjalët.
Nuk mund t’i bashkoj dot që të them atë që dua. Mendimet e mia ngatërrohen. Kështu, shpesh nuk di çfarë të them, ndërkohë që e kuptoj që kam shumë për të të thënë.
Diçka të papërcaktuar, të  ngatërruar, diçka pa formë ose pa trajtë ndiej brenda meje.
Një botë e tërë me idera, ndjenja, mendime dhe përvoja ndodhet në valë batice të vazhdueshme tek unë.

Nuk dua të fshihem prej Teje, o Perëndi. Vitet e fundit jam lutur, por shumë pak. Që kur isha fëmijë, që në vitet e shkollës fillore, deri më sot, lutja pothuajse ka munguar në jetën time.
Prandaj, edhe tani që etja për të folur me Ty më djeg si zjarr, nuk mundem – nuk di si të flas me Ty.
Përpiqem të lutem, dhe të njëjtat fjalë që kam përdorur kur isha fëmijë dalin nga buzët e mia.

Ti je bashkëbiseduesi që po kërkoj

Ti je bashkëbiseduesi që po kërkoj

Perëndia im, biseda me Ty është diçka e thjeshtë, por në të njëjtën kohë është  edhe e vështirë.
Mendoj që një dialog me Ty përbën artin më të lartë,
shkencën më të thellë dhe jetën më të vërtetë.
Oh, sa e ndiej presionin e të qenët i pamësuar, i paedukuar dhe që nuk jam përpjekur në këtë drejtim!
Perëndi, ndihem si invalid, sepse deri tani askush nuk ma ka mësuar artin dhe metodën e të biseduarit me ty.
Kam shpenzuar shume vite për arsimimin tim. Unë mund t’i kuptoj mirë njerëzit që kanë lindur në shumë vende të tjera, nga vende ku bora nuk shkrin deri te vendet ku dielli djeg tokën.
Flas lirshëm dhe lehtësisht me ta.
Ti më aftësove të kem biseda të gjata dhe interesante me ta dhe me të tjerë.


Por kur vjen momenti për të folur me Ty, që je Atim im, që më krijove, atëherë një dobësi e tmerrshme më pushton. Një pengesë e çuditshme m’i gllabëron fjalët.
Dialogu me Ty ndalon dhe mbaron para se të fillojë.
Perëndi i gjithditur, Ti e di që kam dëshirë të flas me Ty.
Dëshira për të folur me Ty po më torturon.
Dua shumë të flas me Ty dhe Ti të më përgjigjesh.

Më ndihmo të ndiej praninë Tënde

 Më ndihmo të ndiej praninë Tënde


O Zot, dua të të them që lutja është e vështirë për mua.
Si mund ta pëmbledh shpirtin i cili është ndarë dhe shkapërdedhur në mijëra copa?
Si të përqendrohem; si të shkëput çdo lidhje jashtë dhe brenda meje me botën jashtë, pamjet dhe ndjesitë.
Mendja ime gumëzhin si koshere?
Veshët e mi bombardohen nga mijëra zhurma.
Imazhe dhe pamje kalojnë fluturimthi njëra pas tjetrës para syve të mi.
Dhe kur mbyll sytë, imagjinata ime krijon dhe më nxjerr përpara pamje me shumë ngjyra.


Më shfaq veten time të vërtetë

Më shfaq veten time të vërtetë

O Zot, shpesh kuptoj që nuk e njoh veten time.
Kam arritur në përfundimin se jam shumë i panjohur dhe i fshehur nga vetja ime.
Megjithatë, më zotëron dëshira për ta njohur veten time. Por pa Ty nuk mund të arrij shumë.
Pra, po i lutem dashurisë sate.

Më zbulo veten time të vërtetë dhe reale.
Bëj që shikimi im të depërtojë në çdo gjë, që unë ta shqyrtoj veten time deri në thellësitë e pakuptueshme.
Kam dëshirë ta hetoj shpirtin tim aq sa distanca e tij lejon, dhe dëshiroj të zbuloj rrudhat e tij të fshehura.


Ti, shqyrton zemrat dhe shpritrat, mos lejo që zhurma e jetës të më mund.
Mos lejo që shqetësimet e jetës së përditshme të më mbysin
dhe të lë pas dore punën e shenjtë të njohjes së vetes sime.
Më ndihmo të zbuloj dhe të përcaktoj gabimet e mia.
Të ndërgjegjësohem për të metat dhe dobësitë e mia.
Bëmë të shikoj qartë avantazhet që Ti më ke dhënë, të jem i ndërgjegjshëm për fuqitë e mia, të përdor talentet që Ti më ke besuar.
Të mësoj deri ku arrijnë aftësitë e mia dhe cilat janë pjesët e dobëta dhe të brishta të zemrës sime.

Lutje për miqtë e mi

Lutje për miqtë e mi

Hapi duart e Tua, o Zot, dhe shpërnda bekime.
Merri në krahët e Tu miqtë e mi, mbështilli me dritë.
Ngazëlleji me dashuri,  pajisi me urtësi.
Bëje jetën e tyre të bukur, me paqe dhe me vlerë.

Ruaji ata, o Perëndi, të jenë besnikë në Ty, ashtu si kanë qenë deri tani.

 Bëji të qëndrojnë gjithmonë trima si heronjtë dhe të thjeshtë si fëmijët;
të sjellshëm dhe të vendosur;
të guximshëm dhe të dëlirë.


Zot, bëj që ngazëllimi Yt të banojë në zemrat e tyre.
Jepu atyre fuqi në durim,
rezistencë në dhimbje,
dhe zemërgjerësi në triumf.
Gjakftohtësi në argëtimet e tyre,
ekuilibër në sukses;
paqe dhe këmbëngulje në fatkeqësi.

Lutje për prindërit e mi

Lutje për prindërit e mi

Ati im qiellor, të lutem për atin dhe nënën time.
Unë jam edhe biri Yt, edhe i tyre.
Dëshiroj që ata të bashkohem me Ty në lutje.
Kështu do të qëndrojmë përgjithmonë të bashkuar në jetë dhe në vdekje dhe në përjetësi
si prindërit dhe fëmijët.
Hap krahët e Tu dhe mbuloi me bekime.
Mbill gëzim në zemrat e tyre.


Perëndi, mos lejo që të jetojnë në errësirë ose hidhërim.
Shtoji vitet e jetës së tyre dhe bëji ato vite paqeje dhe gëzimi.
Kurorëzoi ata me lavdi dhe nder.

Mos lejo të ndodh, o Zot, që ne fëmijët e tyre, t’u shkaktojmë ndonjë hidhërim.
Përsose jetën tonë, që kjo të bëhet burim gëzimi dhe kënaqësie të brendshme për ta.

Lutje që Zoti të të bekojë çdo ditë



O Zot, Perëndia im!
Të falënderoj për këtë ditë.
Të falënderoj që shoh dhe që dëgjoj.
Jam i bekuar, sepse Ti je një Perëndi që fal dhe që kupton.
Ti ke bërë kaq shumë për mua dhe më bekon vazhdimisht.
Më fal sot për gjithçka që kam bërë, thënë ose kam menduar që nuk ka qenë e pëlqyer para Teje.

Të lutem, më ruaj nga çdo rrezik dhe e keqe.

Lutje që Zoti të bekojë Martesën tënde çdo ditë



 O Zot, Jisu Krisht, me praninë Tënde bekove dasmën në Kanë
dhe na tregove se Ti je prifti i vërtetë i Martesës së pastër dhe mistike.
Të falënderojmë për ditën në të cilën me bekimin tënd qiellor na bashkove në Misterin e Martesës.


O Zot, vazhdo të bekosh dhe të pasurosh martesën tonë me dashuri,
duke na ruajtur si bashkudhëtarë, me përkrahje të dyanshme,
me njëjtësi të zemrës dhe përparim në besim dhe në jetë.

Mbro lidhjen tonë të shenjtë martesore nga mëkati, ligësia dhe rreziqet.
Ushqe mes nesh shpirtin e mirëkuptimit,
shpirtin e faljes dhe shpirtin e paqes,
në mënyrë që zemërimi, grindjet dhe problemet e tjera të mos na shkaktojnë pengesa dhe rënie.

Lutje që Zoti të hyjë në shtëpinë e zemrës sate



 Hyr, Zot Jisu, në shtëpinë e zemrës sime.
Më ndihmo që me anë të pendimit të flak mëkatet që e kanë bërë rrëmujë jetën time
dhe nuk kanë lënë vend për Ty.
Kush tjetër veç Teje mund të largojë zbrazëtinë e jetës sime?
Kush tjetër veç Teje mund të largojë vetminë e tmerrshme, frikën e brendshme, fajin, pasigurinë;
të gjitha këto paga të mëkatit që ma bëjnë jetën të errët?

Eja, Zot, Jisu, unë e hap derën, vërsho tek unë me faljen dhe paqen Tënde,
me praninë dhe plotësinë tënde. Hyr tani dhe depërto si Zot.
Unë të hap çdo derë të shtëpisë së zemrës sime
që Ti të mund të mbushësh çdo dhomë me praninë Tënde të hirshme dhe të fuqishme,
sepse unë tani e kuptoj, Zoti im, se Betlehemi i vërtetë ku Ti erdhe të lindesh është zemra ime.
Ja, pse Ti qëndron aty duke trokitur.
Eja Zot, eja. Amin.

Lutje që Zoti të të dëgjojë



          
O Zot i përjetshëm dhe Krijues i të gjithave,
Ti që me mirësinë Tënde të pakuptueshme më ftove në këtë jetë,
që më dhe hirin e pagëzimit dhe vulën e Shpirtit të Shenjtë,
që më pasurove me dëshirën të të kërkoj Ty, të vetmin Perëndi të vërtetë,
dëgjoje lutjen time.