Lutje mbi LUMЁRIMET
Lutja 1
Mё ndihmo, o Perёndi, tё kuptoj se jam krejt i pashpresё pёr tё gjetur lumturinё e brendshme tё vёrtetё;
dhe mё ndihmo ta vendos tёrё bindjen, besimin dhe shpresёn time tek Ty.
Mё ndihmo tё bёhem i varfёr nё shpirt dhe tё bёhem njё qytetar i denjё i Mbretёrisё sate qiellore.
Lutja 2
Zot,
mё lejo tё pёrjetoj vuajtjen e njё zemre tё thyer, tё ndiej dhimbje dhe
tё vajtoj pёr mёkatin tim, pёr vuajtjen dhe pёr mёkatin e botёs.
Mё
ndihmo tё kuptoj se pas kёsaj dhimbjeje dhe vajtimi, unё do tё shoh
dashurinё e madhe, kujdesin dhe shqetёsimin Tёnd pёr çdo njeri dhe kur
tё jetё koha do tё gjej gёzimin e Perёndisё.
Lutja 3
Perёndi, tё lutem mё jep fuqi qё t’i kem tё gjitha pasionet e mia nёn kontrollin Tёnd.
Mё ndihmo tё jem mё i mirё, mё i pёrulur dhe t’i besoj vullnetin Tёnd pёr nevojat e mia tё pёrditshme
dhe pёr lavdinё e pёrjetshme.
Lutja 4
O
Atё Qiellor, mё vendos para pёrgjegjёsisё, qё tё dёshiroj drejtёsinё
ashtu si njё i uritur dёshiron ushqimin dhe si njё i etur ujin. Mё jep
fuqi qё tё ndihem i kёnaqur me gjithçka qё jeta do tё mё ofrojё.
Lutja 5
Zot
Jisu Krisht mёshiromё mua mёkatarin. Mё ndihmo, o Jisu tё hyj brenda
problemeve tё tё tjerёve dhe t’i shoh me sytё e tyre, tё mendoj siç
mendojnё ata dhe tё ndiej ashtu si ata, pikёrisht ashtu siç vepron Ti me
mua.
Lutja 6
O Atё Qiellor, krijo zemёr tё pastёr tek unё dhe pёrtёri njё shpirt tё drejtё nё thellёsi tё zemrёs sime.
Mё jep dhuratёn e shpёtimit qё tё bёhem i denjё tё shoh dritёn Tёnde.
Lutja 7
O Zot, mё bёj njё mjet tё paqes Sate.
Ku ka dhimbje, mё ndihmo tё mbjell dashuri.
Ku ka fyerje, falje.
Ku ka dyshim, besim.
Ku ka dёshpёrim, shpresё.
Ku ka errёsirё, dritё.
Ku ka mёrzitje, gёzim.
O Mjeshtёr Hyjnor, bёj qё tё mos pres tё mё ngushёllojnё mё shumё se unё mund tё ngushёlloj.
Tё mos pres tё mё kuptojnё, mё shumё sesa unё mund t’i kuptoj.
Tё mos pres tё mё duan mё shumё sesa unё mund t’i dua.
Sepse kur japim, marrim.
Kur falim, na falin; dhe kur vdesim, lindim nё jetё tё pёrjetshme.
Lutja 8
Zot Jisu Krisht, mё fuqizo dhe mё frymёzo qё tё jem besnik nё tё gjitha kohёt,
veçanёrisht nё kohё tё vёshtira.
Mё ndihmo ta mbaj kryqin tim me gёzim dhe me shpresё nё Mbretёrinё Tёnde tokёsore dhe nё Mbretёrinё Tёnde qiellore.
Mё bёj pasues tё denjё bashkё me martirёt, shenjtorёt dhe profetёt, qё ngjitёn me besnikёri shkallёt e lumёrimeve.
Amin.
No comments:
Post a Comment