O Zot, Perëndia im!
Të falënderoj për këtë ditë.
Të falënderoj që shoh dhe që dëgjoj.
Jam i bekuar, sepse Ti je një Perëndi që fal dhe që kupton.
Ti ke bërë kaq shumë për mua dhe më bekon vazhdimisht.
Më fal sot për gjithçka që kam bërë, thënë ose kam menduar që nuk ka qenë e pëlqyer para Teje.
Të lutem, më ruaj nga çdo rrezik dhe e keqe.
Më ndihmo ta filloj këtë ditë me një qëndrim të ri dhe me më shumë mirënjohje.
Më ndihmo, që të jap më të mirën që mundem çdo ditë
dhe pastroje mendjen time, që të mund të dëgjoj zërin Tënd.
Të lutem, hapi sytë e mendjes sime që të shoh në çdo gjë dorën Tënde.
Më lejo që të shoh mëkatin dhe ta pranoj se është i keq.
Kur të mëkatoj, le të pendohem dhe të rrëfej mëkatin tim.
Kur të mos e mbaj dot barrën, më ndihmo të kujtoj Krishtin dhe, si Ai, të gjej një vend të qetë për t’u lutur.
Kjo është përgjigja më e mirë kur nuk mund të duroj dot.
Vazhdo të më përdorësh për të kryer vullnetin Tënd.
Më ndihmo të qëndroj i fortë afër Teje, dhe të gjej fjalë inkurajimi për të tjerët.
Lutem për ata që janë të humbur dhe nuk e gjejnë dot rrugën.
Lutem për ata që nuk besojnë, por të falënderoj që besoj se Ti mund të ndryshosh gjërat dhe njerëzit.
Lutem për të gjithë motrat dhe njerëzit e mi, për të afërmit dhe të dashurit e tyre.
Lutem për paqe, dashuri, dhe gëzim në shtëpitë e tyre.
Lutem që të gjithë të besojnë se nuk ka asnjë problem, rrethanë ose ngjarje më të madhe se Ti.
Me ndërmjetimet e të gjithë shenjtorëve të Tu mëshirona dhe shpëtona. Amin!
No comments:
Post a Comment