Vish ngjyrat e atdheut tënd!



Vetëm Jisu Krishti mund të të bëjë një person qytetar të Mbretërisë Qiellore.
Nëse e vendos besimin tënd tek Ai, ti pranon qytetarinë tënde të re.
Nëse ti mund të futesh në procesin e të sjellurit të jetës nën juridiksionin e Tij,

atëherë ti je një qytetar i qiellit.
Prandaj, jeto si një i tillë!
Mos u ndje keq për besimit tënd.
Me krenari, vish  ngjyrat  e atdheut tënd.

Kudo që je, jeto sipas vlerave qiellore!  
Sepse qytetaria jonë është në qiejt,
prej nga ku edhe presim Shpëtimtarin, Zotin Jisu Krisht. Filipianëve 3:20
Ktheje shtëpinë tënde dhe kishën në koloni të vogël të atdheut tënd qiellor.
Nuk është nevoja të jesh armiq me ata, qytetëria e të cilëve është diku tjetër;
përkundrazi Mbreti yt kërkon që t’i duash të tjerët.
Por, nuk mund të jesh si ata. S’është nevoja të jesh ndryshe, thjesht për të qenë ndryshe,
por as që nuk duhet të përshtatesh aq mirë me të gjitha.
Mbi të gjitha, qytetaria jote është në një atdhe tjetër.  

Nuk mund të jetosh më sikur nuk e di ku është atdheu yt.
Shkrimi i Shenjtë të thotë kush je dhe kujt i përket.
Shpirti i Shenjtë që banon në ty këndon himnet e atdheut qiellor.
Kur të vijë Shpëtimtari yt; dhe kjo do të jetë koha që të shikosh banesën tënde,
uroj që ti nuk do të ndihesh i huaj.
Deri atëherë, mbaje në zemër ikonën e atdheut tënd qiellor.
Qoftë aq e njohur për ty, sa kopshti i shtëpisë sate.
Qofsh gati kur “heroi i vendlindjes” sate të vijë! Amin!

No comments:

Post a Comment