Më ndihmo të ndiej praninë Tënde
O Zot, dua të të them që lutja është e vështirë për mua.
Si mund ta pëmbledh shpirtin i cili është ndarë dhe shkapërdedhur në mijëra copa?
Si të përqendrohem; si të shkëput çdo lidhje jashtë dhe brenda meje me botën jashtë, pamjet dhe ndjesitë.
Mendja ime gumëzhin si koshere?
Veshët e mi bombardohen nga mijëra zhurma.
Imazhe dhe pamje kalojnë fluturimthi njëra pas tjetrës para syve të mi.
Dhe kur mbyll sytë, imagjinata ime krijon dhe më nxjerr përpara pamje me shumë ngjyra.
Si të përmbahen nga gjithë këto gjëra, që të përqendroj në lutje qenien dhe ndjesitë e mia?
Kur flas me dikë tjetër, o Perëndi, nuk kam nevojë të bëjë ndonjë përpjekje të madhe për vetëkontroll.
E ndiej plotësisht praninë e personit tjetër. E shikoj, e dëgjoj dhe e takoj në dorë.
Por ty, o Perëndi, nuk të shikoj. Ti je i padukshëm, i pakapshëm për shqisën tonë të të parit.
As nuk mund të të kuptoj nëpërmjet dëgimit tim. Pesë shqisat e mia më tradhëtojnë.
Atëherë si ta rregulloj vëmendjen time në fytyrën Tënde?
Thonë që e vetmja rrugë është nëpërmjet besimit. Por besimi im është i dobët dhe i zbehtë.
A e kupton pra, o Perëndi, sa e vështirë është kjo përpjekje për mua?
Prandaj
guxoj të të kërkoj falje, edhe nëse shpesh, për kohën aq të shkurtër
të lutjes, edhe pse edhe në atë kohë mendja ime vrapon vazhdimisht
andej-këndej, ndërsa shpirti im është i rrethuar dhe i dorëzohet një
turme të tërë gjërash që janë tërësisht të huaja për lutjen.
Më forco besimin, o Perëndi i fuqishëm.
Më je dhuratën e madhe të ndiej praninë Tënde në kohën e lutjes.
Tregoja shërbëtorit tënd fytyrën Tënde.
Pastaj, e di, që çoroditja në mendimet e mia do të ndërpritet dhe do të ndalojë së vrapuari drejt gjërave sipërfaqësore.
Shpirti im do të gjejë faljen e përjetshme, sytë e tij do të shohin dritën e fytyrës Sate, dhe do të pushtohen prej saj.
Oh, sikur të ma jepje këtë dhuratë!
Sa shumë do të mund të të doja Ty pastaj.
Dhe sa më shumë e sa më mirë do të lutesha…
No comments:
Post a Comment