Më shfaq veten time të vërtetë

Më shfaq veten time të vërtetë

O Zot, shpesh kuptoj që nuk e njoh veten time.
Kam arritur në përfundimin se jam shumë i panjohur dhe i fshehur nga vetja ime.
Megjithatë, më zotëron dëshira për ta njohur veten time. Por pa Ty nuk mund të arrij shumë.
Pra, po i lutem dashurisë sate.

Më zbulo veten time të vërtetë dhe reale.
Bëj që shikimi im të depërtojë në çdo gjë, që unë ta shqyrtoj veten time deri në thellësitë e pakuptueshme.
Kam dëshirë ta hetoj shpirtin tim aq sa distanca e tij lejon, dhe dëshiroj të zbuloj rrudhat e tij të fshehura.


Ti, shqyrton zemrat dhe shpritrat, mos lejo që zhurma e jetës të më mund.
Mos lejo që shqetësimet e jetës së përditshme të më mbysin
dhe të lë pas dore punën e shenjtë të njohjes së vetes sime.
Më ndihmo të zbuloj dhe të përcaktoj gabimet e mia.
Të ndërgjegjësohem për të metat dhe dobësitë e mia.
Bëmë të shikoj qartë avantazhet që Ti më ke dhënë, të jem i ndërgjegjshëm për fuqitë e mia, të përdor talentet që Ti më ke besuar.
Të mësoj deri ku arrijnë aftësitë e mia dhe cilat janë pjesët e dobëta dhe të brishta të zemrës sime.


T’i kërkoj gjithë këto gjëra, Krisht, jo prej një kurioziteti të kotë, jo prej një dëshirë të thjeshtë për të njohur gjërat. Dëshiroj të arrij ta kuptoj veten time, që të mund ta ndreq dhe ta ripërtërij.
Kështu që edhe unë mund të ndihmoj në përpjekjen që Ti vetë ke bërë për të më pastruar dhe për të më përmirësuar.

O i Palodhur, Ti punon pa pushin brenda meje.
Ti lufton në pjesët e errëta të shpirtit tim dhe në labirinthet e frymës sime.
Ti mundohesh, prish dhe ndërton, formon dhe transformon botën time të brendshme.
Dhe unë, prej dobësive dhe prej padijes sime, shumë herë të pengoj.

Të lutem, më sill në kontakt me veten time të vërtetë.
Më jep kurajë ta shikoj veten time ballë për ballë; ta studioj pa ndonjë keqardhje.
Ta kuptoj veten time, sado të më kushtoj.
Zot, më jep ajër, më jep dritë në humnerën e madhe të errët në të cilën  orvatem në thellësitë e pafundme të ekzistencës sime. Amin

No comments:

Post a Comment